Mjekët në alarm: Po vjen gripi i rrezikshëm, më i keqi në 50 vite

September 26, 2017 09:53

Mjekët në alarm: Po vjen gripi i rrezikshëm, më i keqi në 50 vite

Afrimi i gripit australian, i cilesuar si me i keqi ne 50 vite po alarmon Britanine.

Mediat britanike shkruajne se Britania nuk mund t’i shpetoje dot perfshirjes nga virusi, i cili merr edhe jete njerezish.

Shpërthimi i tij parashikohet me i keq se pandemia e vitit 1968.

Nje profesor me emrin Robert Dingwall ka paralajmëruar një shtrirje te madhe te gripit, duke thene se kete dimer mund te kemi nje shperthim me serioz qe nga pandemia e vitit 1968 që vrau më shumë se një milion njerëz në mbarë botën.

Spitalet australiane raportojnë se një numër rekord qytetarësh kanë nevojë për trajtim.

Duke folur për gripin Prof. Dingwall i tha Daily Express: “Bazuar në përvojën australiane, zyrtarët e shëndetit publik duhet të takohen dhe të shqyrtojnë urgjentisht procedurat e planifikimit emergjent. Duhet të punohet me autoritetet lokale dhe shërbimet shëndetësore vendëse për të siguruar që shtretërit e spitaleve të rriten. Ne duhet të jemi të përgatitur, të vëmendshëm dhe fleksibil. Nuk ka asnjë pikë në përpjekjen për të mbyllur kufijtë. Është pothuajse e pashmangshme që kjo do të na vijë”.

Edhe mediat italiane shkruajne per kete alarm, duke theksuar se “Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017-2018”.

September 26, 2017 09:53
Komento

1 Koment

  1. tomorraku September 26, 17:54

    Alarmi per gripin per tu mbrojtur , apo per te shitur vaksinen e gripit , se grip ne dimer ka cdo vit dhe te semure nga gripi jane me qinra milione ne bote , por qe te vdesin nga gripi 1milion veta ne nji vit nuk eshte per tu alarmuar se 1milion njerez ne bote ne nji vit vdesin zakonisht edhe pa epidemi semundjesh te ndryshme;Pastaj 1milion vdekje ne 7miliard njerez qe ka bota nuk eshte per tu alarmuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*