Mjekët në Nju Jork luftojnë Covid-19 me ilaç për urthin: Po u japim pacientëve doza 9 herë më të larta

April 27, 2020 11:35

Mjekët në Nju Jork luftojnë Covid-19 me ilaç për urthin: Po u japim pacientëve doza 9 herë më të larta

Spitalet në Nju Jork po japin një ilaç që është për kurimin e urthit, pacientëve që janë infektuar me Covid-19, për të parë nëse ndihmon në luftimin e virusit.

CNN shkruan se rezultatet paraprake të provës klinike të famotidinës, përbërësi aktiv në Pepcid, mund të dalin në javët e ardhshme, tha Dr. Kevin Tracey, president i Institutit Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northwell Health, i cili drejton 23 spitale në Nju Jork.

“Deri më tani, 187 pacientë janë regjistruar në provën klinike dhe Northwell përfundimisht shpreson të regjistrojnë 1200 prova”, tha ai.

“Ka shumë shembuj në historinë e mjekësisë, kur një ilaç që ishte krijuar për një qëllim, rezulton të ketë efekt në një sëmundje tjetër”, tha Tracey.

Ai tha nëse famotidina funksionon do të ishte e lehtë për ta përdorur atë në një shkallë më të gjerë, ndërsa theksoi se edhe mund të mos funksionojë.

“Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë përfitim, por ne duhet ta bëjmë këtë provë klinike”, tha Tracey.

Ai gjithashtu theksoi se pacientët në studim janë në spital duke marrë doza nëntë herë më shumë nga sa mund të merrte dikush, normalisht për urth.

j.l./ dita

April 27, 2020 11:35
Komento

1 Koment

  1. kokepalari April 27, 19:47

    Juve andej nen udheheqjen e atij koqes president keni filluar te pini dhe produktet sanitare !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim