Mjekët që dhanë dorëheqjen, takim në Ministrinë e Shëndetësisë

December 5, 2017 15:41

Mjekët që dhanë dorëheqjen, takim në Ministrinë e Shëndetësisë

 

Pas publikimit të letrës në media u mësua se zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli po mban një takim me mjekët që kanë firmosur dorëheqjen.

Takimi po mbahet në zyrat e ministrisë.

Por më përpara kjo ministri mohoi të ekzistonte një letër e tillë për tërheqje nga puna.

Përmes një letre, 8 mjekë të urgjencës të sëmundjeve të brendshme në QSUT deklarojnë largim nga puna për shkak të kushteve në të cilën ndodhet ky shërbim.

Mjekët që kanë firmosur peticionin i kërkojnë zgjidhje të problemit duke vënë në dijeni Presidentin Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu.

Ata argumentojnë se arsyeja e largimit është se nuk respektohen kontratat mes mjekëve dhe punëdhënësve, në këtë rast QSUT

Sipas tyre, ka fluks pacientësh dhe pavioni nuk ka hapësirë dhe kapacitetet për të përballuar këtë numër.

Bluzat e bardha thonë se në bazë të respektimit të kodit të punës, zgjidhin kontratën duke lajmëruar 30 ditë para.

December 5, 2017 15:41
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi December 5, 16:01

    Ketu ,jekeve u jap te drejte, pasi e gjithe Shqiperia zbarkon te spitalet e Tiranes. A e kane vrare ndonjehere mendjen qeveritaret e pas viteve ’90, qe qytetaret te mjekohen dhe ne spitalet e tyre rajonale? Pse ndodh e gjithe kjo anomali? Ketu kerkohet nje pergjigje dhe reagim i shpejte dhe serioz, sepse ka te beje drejtpersedrejti me shendetin e njerezve..

    Reply to this comment
  2. info analitike December 5, 17:15

    Shendetesia e rilindur. E gezofshi shoke pensioniste. E keni peshqesh nga partia juaj e dashur qe eshte kujdesur gjithnje per ju. Shoket e partise si ne ate kohe vazhdjne te kurohen jashte ndersa per ju ka shendetesi te rilindur.

    Reply to this comment
    • Granit Boni December 5, 18:56

      @infoleshi,
      Ka edhe vrerr te rilindur qe buron nga gaveta e SHQUP-it dhe del nga goja(anusi pedes) Infoanalit duke helmuar blogun.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*