Privatësia e pacientëve në rrezik, mjekët “trafikojnë” të dhënat

October 12, 2018 20:30

Privatësia e pacientëve në rrezik, mjekët “trafikojnë” të dhënat

Mjekët shqiptarë nuk ruajnë privatësinë e pacientëve. Duke trafikuar pacientë nga klinikat publike drejt atyre private ata shpërndajnë të dhëna personale që lidhen me diagnozën si dhe numrin e telefonit.

Mund t’ju ketë ndodhur që pasi keni bërë një vizitë mjekësore në sistemin publik t’ju kenë telefonuar nga ndonjë klinikë private me të cilën ju nuk keni kontaktuar herë tjetër dhe çuditërisht ata kanë siguruar jo vetëm numrin tuaj të telefonit, por dhe për çfarë shkoni ju më shpesh tek mjeku.

Ne këtë mënyrë ju ofrojnë të shkoni në atë klinikë ku mund të përfitoni edhe ndonjë ekzaminim falas. E kjo, është shkelje e hapur e privatësisë apo mos ruajtjes së të dhënave personale, e cila është një e drejtë themelore e pacientit.

Komisioneri i Ruajtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, raporton për shumë raste nga institucionet publike dhe ato private.

“Kemi zhvilluar në dy vitet e fundit 300 hetime administrative, 40 prej të cilave janë të përqendruara në sektorin e shëndetësisë. Ka pasur shkelje të karakterit: Dosje shëndetësore të pacientit, të dhënat që gjendet në institucionin publik gjendjen papritur në një spital privat”, shprehet ai.

Por qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacion për ruajtjen e të dhënave të tyre personale pasi rastet janë të pakta.

“Na vijnë nga të gjitha llojet e ankesave, që nga mos ruajtja e të dhënave personale deri tek filmimet dhe keqpërdorimi i tyre”, thotë Besnik Dervishi.

Me institucionet shëndetësore private dhe jo vetëm në kompjuterin ku ruajnë dosjet e pacienteve kanë akses disa persona dhe kjo konsiderohet shkelje ku shumë klinika shëndetësore private dhe publike janë ndëshkuar me gjobë.

Pikërisht për këtë zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me OSBE organizuan një takim mbi rregullat e mbrojtjes së të dhënave në sistemin shëndetësor./tch

o.j/dita

October 12, 2018 20:30
Komento

5 Komente

  1. MH October 12, 21:00

    Sa larg jemi me normat e sjelljes ne shtetin me sistem kapitalist.
    Punojshim ne spital.Diten qe do fillonim punen kuptohet ne vendet ma me pak pergjegjesi per nga rendesia.Ku mungonte gjuha dhe profesion.Menagjeri na keshilloj: Te mos filsnim me askend mbi gjendjen e cdo pacientit.Ato qe ishin ma te vjeter te punesuem na thane.Nese ndonjeri tregon mbi cfare te keshilluane.Te pushojne automatikisht nga puna.Kuptohet qe keto jane ceshtje private dhe vetem mjeku merret me to.Dhe vete mjeku nuk pergojon nese nuk i kerkohet zyrtarisht.Cdo gja nepermjet shkresave dhe dokumentave ku e lype puna.

    Reply to this comment
  2. Arben October 12, 22:04

    mjeket shqipetar, kane vetem nje faj super te madh

    qe vazhdojne merren me mashtruesit e hajdutet ketu, e

    nuk ja mbathin me te katra ne gjermanic(kuptohet ata

    qe nuk kane ikur akoma)

    Reply to this comment
  3. santiago October 13, 08:35

    ne Greqi vajta per te mare ne nje spital pergjigjen e analizave dhe nuk ma dhane se nuk kisha pashaporten me vete ,u tregova patenten greke ,jo me thane duhet pashaporta ,kalova perseri por duke mos patur pashaporten me vete kisha librin e shendetit dhe prape nuk madhane ..mire i thashe mund te me tregoni rezultatet te pakten , JOOOO ME THA NUK NA E LEJON LIGJI

    Reply to this comment
  4. KORÇARI October 13, 12:45

    Në rradhë të parë , në Shqipëri SKA MJEKË por vetëm KASAPË , RRYSHFETAXHINJ dhe BIZNESMENË.
    Them KASAPË , sepse 80-90 % e mjekëve të vetmen zgjidhje që kanë është Operacioni , të cilin nuk dinë ta kryejnë me pasojë , jeta e pacientit të jetë në rrezik Real.
    Them RRYSHFETAXHINJ, sepse nqs nuk jep RRYSHFET asgjë nuk ndodh.
    Them BIZNESMENË ,sepse Profesionin që kryejnë nuk e kryejnë duke patur si parim HUMANIZMIN por duke patur si parim PASURINË ,pra Lekët .
    “Mjekët” në Shqipëri nuk e kanë idenë e BETIMIT TË HIPOKRATIT, por ata njohin shkëlqyeshëm BESËN E LEKUT.
    Profesionet e MJEKUT – MËSUESIT dhe KLERIKUT , JANË PROFESIONE QË SI PARIM KANË HUMANIZMIN (NJERËZIMIN)
    KËTU NË SHQIPËRI HUMANIZMI = 0
    TË HOLLAT (LEKU) = GJITHÇKA.

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr October 13, 15:58

    Keta mjeke , apo me mire spitalet ku sherbejne , se kete nuk e bejne vetem mjeket, jane trafikante te vertete si trafikantet e qenieve njerzore apo pse jo edhe si ata te drogave , perderisa trafikojne paciente nga spitalet shteterore ne ato private per qellime te mirefillta korruptive,pra ti grabisin sa me shume te semuret qe kane nevoje dhe nuk kursejne asgje per shendetin dhe pranojne te paguajne edhe kete”mafien e bluzave te bardha”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim