Mjekja që akuzohet për vrasjen e 300 pacientëve

March 28, 2013 09:35

Mjekja që akuzohet për vrasjen e 300 pacientëve

 

Një mjeke braziliane, që deri tani akuzohej për vrasjen e shtatë pacientëve, është vënë nën hetim për 300 vdekje të tjera të dyshimta në një spital të Kuritibas në Brazil. Në se vërtetohet autorësia e gruas në këto raste, ajo mund të kosiderohet si vrasësja seriale me numrin më të madh të viktimave në botë  

 

Virxhinaia Soares de Souza, drejtoreshë e spitalit “Hospital Evangélico” të Kuritibas që prej vitit 2006, dyshohet se ka vrarë pacientët e saj nëpërmjet heqjes së oksigjenit nga aparaturat e frymëmarrjes artificiale, si dhe përmes injektimit të farmaceutikëve në doza letale. Sipas “The Guardian” kjo grua mund të jetë “një nga vrasësit serialë më të këqinj në botë”.

Arrestimi

Soares u arrestua në muajin shkurt, bashkë me tre mjekë të tjerë dhe një infermiere dhe për të gjithë u vendos masa e arrestit. Tani gruaja po përballet me procesin e shtatë raste vrasjesh të pacientëve, edhe pse e mohon të jetë përgjegjëse e tyre. Ministria e shëndetësisë lokale ka lajmëruar se si numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pas analizës që iu bënë 1700 kartelave klinike të shtatë viteve të fundit.

Akuza

Mario Lobato, shefi i skuadrës së hetimit të ministrisë, ka shpjeguar se 20 raste të tjera vdekjesh i atribuohen Soaresit dhe jo vetëm, sepse hetimet vazhdojnë mbi 300 vdekje të tjera të dyshimta. Dyshohet se në këto raste pacientët kanë humbur jetën për shkak të rënies së nivelit të oksigjenit në maskat e oksigjenit dhe për shkak të injeksioneve me Pavulon, një drogë që dobëson muskujt e diafragmës. Ndërkohë mediat braziliane kanë raportuar deklaratën e një pacienteje: “Ishte ora 8 e mëngjesit kur dëgjova doktoreshën të thoshte se donte të maste rezistencën time. Kur doli nga dhoma ajo, erdhi një infermiere që mbylli aparatin e frymëmarrjes”.

Ngjashmëritë

Lobato thotë se të gjitha rastet e vdekjeve përfaqësojnë ‘të njëjtin reagim’ ndaj farmaceutikut, që është injektuar me doza të larta. Ai ka shpjeguar se si disa nga viktimat kanë qenë të ndërgjegjshme dhe flisnin pak para se të vdisnin. Autoritetet braziliane janë akuzuar se kanë vepruar shumë vonë, pavarësisht numrit të madh të rasteve të supozuara. Mbetet mister motivi i dyshuar që ka çuar Soaresin dhe bashkëpuntorët e saj në akte të tilla, ndërsa Elias Matar Asad, avokati mbrojtës ka nënvizuar pafajësinë e klientes së tij duke deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme kundër saj. “Shumë shpejt do të vërtetojmë se si terapitë ishin të justifikuara nga nevoja mjekësore”, shpjegoi Asad. Nëse të gjitha rastet do të konfirmoheshin, bilanci i viktimave do të kalonte rekordin e  Harold Shipmanit, mjekut britanik, i dënuar në 2004-ën për vrasjen e 15 pacientëve dhe gjithashtu lidhjen e tij me 260 raste të tjera vekjesh.

Përgatiti: Dorina Gjuzi 

March 28, 2013 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*