Mjeku epidemiolog: S’ka rritje eksponenciale, masat po rezultojnë të efektshme

March 25, 2020 14:45

Mjeku epidemiolog: S’ka rritje eksponenciale, masat po rezultojnë të efektshme

Në Shqipëri nuk ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus edhe pse ato sa vijnë dhe janë në rritje’. Keshtu ka deklaruar mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për News24.

Ai shprehet se masat e qeverisë po japin e efekt dhe po ndalin dallgën që po vjen dita- ditës. Alimehmeti bën një apel që të respektohet urgjentisht distance sociale pasi arma kryesore e koronavairusit është se pacienti në mënyrë të pavetëdijshme e ka 2-3 ditë para koronavirusi por nuk ka asnjë shenjë dhe kështu ja ngjit edhe tjetrit por edhe vetë përkeqësohet pas ditëve të para.

”Mesa pame nga raportimi I fundit kemi një rritje të rasteve, rritje e lehtë. Nga 19 në 23 ditën e sotme. Nuk është rritje eksponenciale. Rrije eksponenciale do të thotë të 2-3-4 fishohen shifrat. Masat janë të efektshme. Janë aty për të ngadalësuar këtë dallgë për infeksionet që do të vijnë në ditët në vijim. Ritmet nuk mund të thuhet që do të vijojnë njësoj. Kemi të paqarta. Ato që marrim dhe fusim modele janë nga Kina dhe Italia. Ne jemi duke ecur më ngadalë në këtë rast. Ne po ecim me kurbën më ngadalë. Kemi parë çfarë ka funksionuar në Kinë dhe Itali dhe janë marrë në Shqipëri. Ky virus nuk mund të ndalet, pra një person mund të infektojë 10 persona, dhe një tjetër asnjë.

Në Kinë është bërë një llogari që një person deri kur e merrte vesh që kishte koronavirus kishte pasur të paktën 30- 35 kontake. Arma kryesore e koronavirusit është që në fillim nuk jep raste ose jep shumë pak. 2-3 ditët e para personi vetë nuk e di dhe nuk është I ndërgjegjshëm. Nuk e kupton jo se e bën me qëllim. Prandaj distancimi social është i rëndësishëm.”- tha Ilir Alimehmeti.

l.h/ dita

March 25, 2020 14:45
Komento

1 Koment

  1. Lili March 25, 16:31

    Nuk kemi rritje exponentiele se nuk testohen njerezet! Karantinimi vetem sa heq rezikun e mbingarkeses se reanimacioneve ne te njeten kohe, aspak kontaminimin!
    Po te semut behemi te gjithe, edhe ne qofte se kurba behet ma e ngadalshme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim