Mjeku që bën xhiron e botës me biçikletë për të kuruar të varfrit

March 4, 2016 22:01

Mjeku që bën xhiron e botës me biçikletë për të kuruar të varfrit

Stephen Fabes është një mjek londinez që në janar të 2010, braktisi punën dhe nisi të pedalonte me biçikletën e tij në të gjithë botën.

Prej 7 vjetësh, ai ka përshkuar 86 mijë kilometra, duke qenë në 75 vende të botës për një qëllim bamirës.

Me 10 dollarë në ditë, Fabes ka fjetur kudo; në tendë, në shkolla, në manastire, në stacionet e policisë, e të tjerë; duke ngrënë dhe pirë falë zemërgjerësisë të personave që ka takuar në rrugë.viaggio_in_bici1

Ai ka konstatuar se bota është miqësore dhe më shumë mikpritëse se sa mendohet. Gjatë ditës  bënte rreth 40-100 kilometra me biçikletën e tij.viaggio_in_bici2Në fillim, misioni ishte që të mblidhte fonde për “British Charity Merlin”, por më pas u përfshi në projekte jofitimprurëse; si në Kamboxhia, Tailandë e të tjerë, duke vizituar njerëz të sëmurë që nuk kishin para për tu kuruar. viaggio_in_bici3 Kam vizituar njerëz të sëmurë me HIV, të rinjtë narkotikë dhe fëmijë të sëmurë që janë të braktisur dhe jetojnë në rrugë. “Në Peru kam përjetuar një moment shumë të frikshëm.viaggio_in_bici4

Në mes të natës, një djalë hyri në tendën time dhe më drejtoi një pistoletë. Mendoi se isha hajdut. Ishin momente të frikshme, por pasi çështja u sqarua, shkuam për të ngrënë një supë së bashku. viaggio_in_bici5Kur isha në Londër, jeta ime ishte mjaft rutinë dhe nuk kisha kohë që të reflektoja. Gjatë udhëtimit me biçikletë dhe në vetmi, gjeta përgjigjet që kërkoja”, tregoi Fabes.viaggio_in_bici6

March 4, 2016 22:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*