Mjeku Sabit Brokaj: Si silleshin ilaçet e Enverit nga jashtë nën masa sigurie

January 3, 2018 11:41

Mjeku Sabit Brokaj: Si silleshin ilaçet e Enverit nga jashtë nën masa sigurie

Kardiologu Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon se ilaçet kontrolloheshin nga oficeri përkatës i ambasadës ku merreshin ato dhe transportoheshin nga oficeri i sigurimit. Ai zbulon detaje nga mënyra se si behej furnizimi dhe si siguroheshin medikamentet.

Ai thote se asnjehere nuk levizej vetem, apo mjeku të shkonte në farmaci dhe t’i blinte ilacet qe perdoreshin per mjekimin e ish-diktatorit. “Absolutisht jo. Kishte disa filtra ku asnjë individ nuk kishte pavarësi të plotë, por kontrollohej nga hallka tjetër. Ishte studiuar shumë mirë kjo çështje e sigurisë”- tregon ai.

Ai rrefen edhe nje rast kur nga Franca ka sjelle nje pako per Enverin. “Unë kam sjellë nga Franca jo ilaçet, por syzet dhe lentat e Enverit dhe material sanitar njëpërdorimësh, sepse ne ishim të varfër për këto, jo medikamente.

Nuk ishte një blerje e thjeshtë, por kishte protokoll. Unë u ndodha për specializim në Paris dhe kur u ktheva më ngarkuan detyrën që të sillja këtë pako. Por, kur niseshin nga Shqipëria për ilaçet, gjithmonë shoqërohej me punonjësin e sigurimit, me punonjësin që mbante fondin tej”- thote Brokaj.

January 3, 2018 11:41
Komento

5 Komente

  1. demo January 3, 12:06

    Ju po torturoheni te mbushni mendjen e Liljanes dhe Sokolit qe Enver Hoxhen e helmuan TE TIJET.Po pse nuk e dijne ata?Keta u perjashtuan nga perfitimet ne valute,nga transaksionet sekrete ne fund te 90 qe beri Dhimiter Gazhga dhe i biri Ramiz Alise me valuten e Bankes,+ floriri qe u depozitua ne Zvicer.Kjo eshte arsyeja kryesore e terbimit te Liljanes.Meqe nuk shprehen dot per kete teme tabu i bien daulles se semundjes te Enverit.Edhe aq sa rrojti ,rrojti shume.Te rrosh 40 vjet pas cfaqjes se diabetit agresiv,qe kishte enveri,eshte nje mrekulli e mjekeve qe i sherbyen.

    Reply to this comment
  2. Arber I January 3, 12:55

    Dy rruge ishin krejtesisht te mbyllura per te permbysur regjimin totalitar komunist te Enver Hoxhes: e para, rruga e rrezimit te regjimit me anen e sulmeve te armatosuara nga toka, deti dhe ajri; e dyta, helmimi me ushqim apo me medikamente mjekesore te tiranit stalinist Hoxha. Sistemi ekonomik, politik dhe shoqeror qe ngriti Enver Hoxha ne Shqiperi do te shembej nga brenda, nga trashegimtari i tij, Ramiz Alia, i cili e dorezoi Shqiperine dhe popullin e saj ne duart e agjenteve te armiqve te saj shekullore: UDB serbe dhe Asflalise greke.

    Reply to this comment
  3. lili January 3, 14:41

    po kjo eshte shume here ma shume interesante se sa medikamentet e Enverit.
    ama pyetja eshte a do kishte lejuar Enveri keto transferta per Arben Boren(djalin e Ramizit me emer te ri ne France) e jo per Sokolin e Liljanen?

    Reply to this comment
  4. Adih January 3, 17:01

    Ri o Sabit ,per koken tende ,kur flet dhe genjen ,per lentet dhe per sendet nje perdorimshe ,ne ate kohe dhe citon e genjen , skishim para . Prap nuk u gatite o komunist i pa ndreqshem .Degjo ketu ,dhe nuk kam interes te genjej. Vetem ne vitin 1989 Ramiz Alia, ne AUSTRI ,ka blere ilace ,vetem per vehten e tij ,me vleren e 200 mije dollare .(Jo per shtetin ) E cituar shume sakt ,vetem per diktatorin , nga lajmet .E kam degjuar me veshet e mij ne gjermanisht ne lajmet e asaj kohe ne Austri ., Jam habitur , kurse mos harrojme Francen e tj ,se edhe aty blinin ilacet diktatoret .,Keto nuk i di gjei vete o Zabit .E per ato qe nuk i di , nuk i mar persiper ??!!

    Reply to this comment
  5. Adih January 3, 20:47

    ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*