Mjerë ne të mjerët mbetëm pa Teknikë!

August 19, 2017 10:22

Mjerë ne të mjerët mbetëm pa Teknikë!

Afër Njëzet Gushtit,
si s’na ra një pikë,
mjerë ne të mjerët,
mbetëm pa Teknikë!

Mbetëm pa Teknikë,
të veçantë si specie,
ndaj i gjithë zhvillimi,
do të ketë një ngecje!

Jam në një merak,
tash për qeverinë,
sepse do na mbetet,
pa një Karabinë!

Pa një Karabinë,
që Botën çuditi,
injorancë e kohës,
në maja e ngjiti!

Po të qe Fan Noli,
akoma këtu,
do thoshte-na duhet,
dhe pse nuk ka tru!

Kjo specie verore,
ishte një çudi,
erdhën me aq bujë,
ikën pa lavdi!

U fry Lul i shkretë,
si krater stuhie,
kur i dhanë peshqesh,
gjysëm qeverie!

Ku ta dinte Luli,
atë natë në Maj,
se i dhanë dhuratë,
fishekun në pajë!

Luli desh të korrte,
ku nuk kishte mbjellë,
ndaj e hëngri hurin,
thellë edhe më thellë!

Dhe pastaj më pas,
i humbi gjithë pikët,
me shijen e keqe,
që na lanë Teknikët!

A.Duka

August 19, 2017 10:22
Komento

6 Komente

  1. Topi August 19, 14:48

    Palle nga trute, ky ish oficer idiot i diktatures.
    Ky bejtexhi duhet denuar per te vjellat e tij qe helmojne ndergjegjen e kombit.
    Ose me se paku dergojeni ne ndonje klinike Psikiatrike

    Reply to this comment
    • Lemoni August 20, 09:10

      Topi
      Ky ish oficeri njihet sot si poeti me i madh ne shqiperi.
      Te kuptoj… qe kur degjoni fjalet ligj,pasterti,drejtesi se ca pesoni, por ske faj ti…ne jungel je mesuar te rritesh e me jashteqitjen e kafeshve je mesuar te ushqehesh.

      Reply to this comment
  2. TONI August 19, 14:52

    Jugu ka qene i shquar per bejtexhij

    Reply to this comment
  3. Burima August 19, 23:06

    Po si s’u merzite,
    Qe je prap’ ne loje,
    Qe ja fut kot pordhes,
    Puna kur te ta doje.

    Po si s’tu lodh dora,
    Boja si s’tu tha,
    Me te tilla bejte,
    Bere badjava.

    Si Hasan Kamberi,
    Dikur ne Berat,
    Na mbushe me dengla,
    Si s’na le rehat !?

    O sahanlepires,
    I çdo qeverie,
    Qe na ben veç bejte,
    Ik, se s’te ka hije.

    Se ai qe shkruan,
    Poezi t’vertete,
    Nuk vargezon lajmet,
    Q’lexon ne gazete.

    Reply to this comment
  4. Uku August 20, 06:33

    ” Topi ” cilen ministry drejtove zotrote si teknik qe qqenke !Poetit I hengesh ate “sendin” aq e ke kapacitetin ti.
    Te fala teknikeve me karapinen ne krye.

    Reply to this comment
  5. Atdhetari August 20, 07:00

    Mos u merzit, Beni, per disa idiote,
    Jane disa balashë, s’të afrohen dot.
    Disa injorantë shajnë pa pushim,
    Vjellin dhe hanë te njejtin ushqim.
    Kjo eshte pasuria e analfabetit:
    (Pasardhes te denje te ish palo mbretit)
    Bloza, llumi, helmi dhe idiotësia,
    Te gjithe frymezohen veç nga marresia…
    Injorantët mbeten vetem injorantë,
    Pena jote ndrin dhe ti ngrihesh lart.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*