Mjerë rishkrimi i historisë

December 2, 2019 19:54

Mjerë rishkrimi i historisë

Është e dhimbshme të konstatosh, se vazhdon njësoj kjo metodë falsifikimi edhe sot dhe madje nga ata që përbetohen, se do ta rishkruajnë historinë, domethënë është e dhimbshme të shohësh, se si dokumentet e historisë sërish rifalsifikohen

Prof. XHEVAT LLOSHI

I vetmi raportim i botuar në atë periudhë është ai i gazetës “Lirija” të datës 8 nëntor 1908, si pjesë e artikullit Kongres’ i Manastirit. Hapet me ftesën dërguar që në fillim të shtatorit gjithë klubeve dhe shoqërive shqiptare. Vijon një trajtim i shumësisë së alfabeteve, trajtim që sigurisht është nga dora e Mit-hat Frashërit, sepse e quan alfabetin e Stambollit më të përhapurin dhe shton se është ai “me të cilën po shtypim këtë fletë”; gjithashu i referohet një shkrimi, të botuar më 1/14 nëntor pa autor, por që i përket M. Frashërit. Gjergji nuk e kishte theksuar këtë anë. Ndërsa pjesa tjetër në këtë trajtim të shkurtër për shumësinë e alfabeteve do të jetë marrë nga Gjergji, ngaqë në raportin e tij thuhej: “Duke pasur kaq shumë alfabete librat, periodikët etj. nuk kishin një qarkullim të mirë, sepse nuk mund të lexoheshin nga gjithkush”. Gazeta e shkruan: “Pra, nga ky shkak libratë, fletoretë, gazetatë dhe të tjera shkrime shqip s’përhapeshinë dot në Shqipëri, se nukë këndoheshin dot prej çdo njeriu”. Nuk kam dyshim, se me tekstin origjinal shqip të Gjergjit këto fjalë sigurisht që kanë qenë shumë më të afërta, duke mbajtur parasysh, se unë kam bërë përkthimin e tekstit anglisht, i cili nga ana e vet ka qenë përkthimi i bërë prej Gjergjit e Parashqevisë. Më tej, Gjergji e ka (sipas përkthimit): “Kjo ka qenë një pengesë e madhe për përparimin e gjuhës dhe Kongresi e mbajti para sysh këtë, që t’i gjente shërimin kësaj plage vdekjeprurëse, e cila thithte gjithë forcat e tyre dhe nuk linte të bëhej asnjë hap përpara drejt përparimit.” Gazeta e ka: “Kjo e ligë ish një mëkat’e madhe për ne, ish një e vështir’ e fortë për kombësinë tënë dhe një ndalim në përparim të gjuhësë”. Edhe më tej vihen re përputhje jo të rastit.

Më pas vjen Programi i Kongresit. Nga krahasimi që tregova me pjesën kryesore, ku jepet zhvillimi i Kongresit ditë pas dite, u pa se nuk është zbatuar Programi. Do ta rivë në dukje, se ishin parashikuar dy ligjërata: “Nevojat që kemi për të qytetëruarë Shqipërinë me anën e diturisë” dhe “Nevoja për të përhapurë mjeshtëritë ndë Shqipëri”. Që të dyja këto fjalë aty nuk shënohet që të jenë lexuar, ndonëse për të dytën nënkuptohet, por është e sigurt, se ato ishin përgatitur nga Gjergj Qiriazi. Është e sigurt, sepse e para nga ato fjalë është lexuar dhe të dyja ato fjalë janë botuar më pas si artikuj nga Gjergji. Prej këndej dalin këto përfundime.

Programin në dorë të parë e kishte hartuar Gjergj Qiriazi dhe prandaj kishte vënë që në fillim si të dytën ligjëratën e vet. Ligjërata e parë ishte caktuar dhe u mbajt nga Abdyl Ypi ditën e shtatë. Ligjërata e tretë përsëri e Gjergjit ishte planifikuar për ditën e shtatë dhe nuk u lexua, ndërsa u lexua ligjërata e Nikoll Kaçorrit, që ishte planifikuar. Por ka edhe një variant të Programit, që i është dërguar Vjenës, në të cilin dalin me emër ligjëruesit. Rrjedhimisht, ka pasur një variant të dytë të programit, por nuk është i pranishëm në gazetën “Lirija”. Atëherë Mit-hat Frashëri nuk e ka pasur këtë variant të dytë dhe ka botuar variantin e parë, siç e kishte paraqitur Gjergji.

Lëndën e gazetës “Lirija” e ka ribotuar  revista “Leka” (1937, f. 350-362). Ndërkaq, revista ka ribotuar edhe njoftimin te “Lirija” një numër më parë (nr.14), njoftim i cili është rimarrë në tekstin e gjerë (në  nr. 15), natyrisht, duke ndryshuar kohët e foljeve, sepse tashmë ngjarja kishte ndodhur, domethënë në vend të  “janë ftuarë shumë njerëz që kanë punuarë….” është bërë “ishinë ftuarë gjith’ ata…”. Sigurisht, është pjesa që do të ndërfutej nga M. Frashëri, siç e përmenda dhe pak më sipër, por aty më tërheq vëmendjen kjo fjali: “Tani Kongresi që po mblidhetë në Manastir do të kërkojë që të kuptohetë bota për të përdorurë një të vetëm abece dhe të lihenë mënjanë të tjeratë.” Një interpretim më i mundshëm i kësaj është, se M. Frashëri do të shkonte në Manastir vetëm për një alfabet, të tjerët duheshin lënë mënjanë, pra, të miratohej vetëm alfabeti i Stambollit dhe të mënjanoheshin të tjerët. Ky është thelbi i gjithë problematikës: M. Frashëri do të pranonte edhe ndonjë ndryshim, por të sanksionohej vetëm alfabeti i Stambollit dhe të tjerët të hiqeshin nga përdorimi. Kështu shpjegohen debatet e ashpra brenda Komisionit; ky ishte qëndrimi i tij, që për pak mund të çonte drejt dështimit të plotë.

Gjithashtu janë me shumë interes dallimet, të cilat i vura në dukje për çdo ditë ndërmjet zhvillimit të punimeve siç e ka paraqitur Gjergji në Raportin e tij, dhe si është paraqitur në reportazhin e gazetës “Lirija”, ndërsa që në pamjen e parë del ngjashmëria e ndërtimit tërësor, domethënë edhe teksti i botuar, edhe Raporti i Gjergjit kanë të njëjtin ndërtim sipas ditëve të punimeve dhe përmbajnë po ato lista dhe po ato vendime.

Ka një enigmë, e cila nuk është vënë re nga askush deri më sot. Gazeta “Lirija” e jep reportazhin për Kongresin e Manastirit në numrin e 8 nëntorit, domethënë me kalendarin e ri më 21 nëntor. Mirëpo në mbyllje aty është paraqitur edhe dita e fundit, “9 vjeshtë e tretë, e diel”, domethënë më datë tetë, e shtunë, është dhënë lajmi që i përket darkës së një dite më pas, ditës së diel!? E kam shqyrtuar numrin me kujdes dhe nuk kam gjetur ndonjë shenjë për ta zgjidhur enigmën. Besoj se gazeta në të vërtetë është shtypur dy ditë më pas, të hënën më 23 nëntor, pasi ishte përgatitur që të shtunën, kurse me t’u kthyer M. Frashëri nga Manastiri, ky e ka hequr gjithë lëndën e radhitur në faqet 1-3 dhe ka vendosur reportazhin. Sido që të ketë qenë, një gjë është jashtë çdo dyshimi: reportazhi për Kongresin e Manastirit nuk mund të dilte në gazetën e 8 nëntorit, prandaj ata që e kanë cituar atë datë verbërisht, janë gabuar dhe, do të ishte e mira, të mos përsëritej më ky gabim.

***

Tashti së fundi raporti për Kongresin e Manastirit i gazetës “Lirija”, 1908, është botuar në përmbledhjen e Veprave të zgjedhura të M. Frashërit (vëll. I, f. 240-251). Ky është një falsifikim i plotë për shumë arsye. Në botimin e vitit 1908 materiali nuk është nënshkruar nga M. Frashëri, sepse do të zbulohej hapur që nuk ishte prej dorës së tij, me përjashtim të disa redaktimeve dhe ndërfutjeve. E vura në dukje se ndërtimi është krejtësisht i njëjtë me Raportin e Gjergjit. E nxora në pah vërtetimin e thjeshtë për të dëshmuar, se cilat janë ato pak copa që janë ndërfutur nga M. Frashëri dhe cili është teksti i tërësor i Gjergj Qiriazit. Gjergji në shkrimet e tij parafjalën “në” e shkruan gjithnjë si “ndë”, kurse M. Frashëri e shkruan kurdoherë si sot “në”. Mjafton për këtë të krahasohet shkrimi i tij i parë me titullin “Istori e shkrimit shqip” në numrin 1 të revistës “Diturija”, janar 1909, domethënë pikërisht të po asaj kohe, sepse asnjëherë, qoftë edhe si gabim shtypi, nga ai nuk del “ndë”.

Ky raport i Kongresit është vetëm pjesërisht shkrim i M. Frashërit dhe nuk ka si të quhej një nga Veprat e tij. Por edhe më i papranueshëm është shtrembërimi i këtij riprodhimi të sotëm, të marrë nga “Lirija”. Nuk e kam fjalën për gabimet e zakonshme, që na shpëtojnë të gjithëve, por për ndërhyrjet e vrazhda. Janë ndryshuar fjalë e fjali. Për shembull, “qëllimet të lartëra” është bërë “t’arta”; “një mëkat’ e madhe për ne” është bërë “një vështirësi e fortë për kombësinë tonë”; ishte “ndë lidhje edhe bashkim me Itihat Xhemieti”, është bërë “në lidhje edhe bashkim për çdo punë” (tregues i qartë se këto janë fjalë të Gjergjit është parafjala ‘ndë’); ishte “për të mburuarë mbretërinë osmane” është bërë “për të mburrur mbretërinë Osmane”; ishte “Pasja e Shqipërisë” është bërë “Ilasja e Shqipërisë” etj., etj. Nga heqjet do të përmend vetëm një. Në krye ka qenë ftesa e Kongresit. Ajo mbyllej me fjalët: “Me vendim të shokëvet e me kujdesi të Pleqësisë Klubit “Bashkim” u bë e u shkrua t’u dërgohet zotërisë suaj”. Kjo është fshirë sot  pikërisht me vetëdije për të falsifikuar, sepse fjalia e zhdukur e vuloste qartë, që kjo ftesë nuk kishte se si, në asnjë mënyrë, të ishte nga dora e M. Frashërit. Është për të ardhur keq, që në ditët tona vijon ribotimi me shtrembërime e censurime, siç ndodhte gjatë diktaturës enveriste. Edhe shkrimi “”Ç’fituam nga Kongresi i Manastirit”, i cili është nga dora e M. Frashëri është ribotuar po në Vepra I gjithashtu me “redaktime”, por më e keqja, përsëri i falsifikuar. Janë lënë jashtë 15 rreshta, pikërisht ata, në të cilët M. Frashëri vë në plan të parë alfabetin pakëz të ndryshuar, për të cilin këmbëngulte dhe pështjelloi gjithë punimet e Komisionit të alfabetit.

Edhe Vendimet e Kongresit të Elbasanit, ribotuar në f. 265-267, përbëjnë një falsifikim të plotë. Ky nuk është në asnjë mënyrë tekst nga dora e M. Frashërit. Në kohën e Kongresit të Elbasanit po merrte gjallëri ideja, për të vënë të folmen e Elbasanit në bazë të gjuhës së shkruar, prandaj Vendimet ishin hartuar me një variant të elbasanishtes së shkruar, kurse tashti teksti na është “redaktuar” dhe na paraqitet në toskërishten e U. Butkës. Po citoj vetëm fjalinë e hapjes në origjinal, siç e kishte botuar vetë gazeta “Lirija”: “Delegatët të dërgumun nga an’ e klubeve ene shoqënivet qi gjinden brenda ene jasht Shqipënisë”, e cila nga ribotuesit sot na është bërë: “Delegatët e dërguar nga ana e klubeve dhe shoqërive, që gjenden brenda dhe jashtë Shqipërisë”. Te pika 9 janë fshirë katër radhë. Pika 11 e origjinalit është fshirë krejtësisht, pikërisht sepse kërkonte që autorët të përdorin “me sa t’u mundet dialektin e Elbasanit, sepse është dialekt që kuptohet më gjith anët e Shqipnisë”. Kështu na dalka që Vendimet e Elbasanit paskan qenë me 14 pika dhe jo me 15!

***

Tashti që të mos ketë dyshime, se kjo është metoda e kohës së diktaturës, po tregoj, se këto Vendime janë ribotuar më 1972 te përmbledhja “Alfabeti i gjuhës shqipe…”, po atëherë ishte qethur pika 12, meqë thoshte: “Kongresi zgjodhi nji komision prej zotnijvet: Midhat bej, Dervish bej, Teki bej, Ahmet Dakli, Kristo Dako, Selman Blloshmi, Jorgji Qiriazi, Haxhi bej dhe Irfan bej…” Dhe nuk mund të mos shtoj, se në vitin 1978 në librin tjetër të Akademisë së Shkencave “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 1878-1912”, janë ribotuar këto Vendime dhe përsëri pika 12 i ka hequr tërësisht emrat e komisionit, natyrisht, sepse vinte menjëherë emri i M. Frashërit. Edhe te ribotimi në librin “Mendimi politik e shoqëror…”, vëll. II, 1976, përsëri i Akademisë së Shkencave, po këto vendime janë ribotuar duke prishur pikërisht pikën 12 me emrat e komisionit. Në këtë rast është një variant toskërisht, por jo ai i sajuari i Veprave të zgjedhura I të M. Frashërit, në të cilat shënohet në fund gazeta “Lirija”, 1909, domethënë pa treguar datën. Data nuk është treguar në një përpjekje të dëshpëruar  për të fshehur gjurmët e falsifikimit: data e vërtetë është te “Lirija” më 12 shtator 1909. Vendimet e Elbasanit janë botuar edhe në gazetën “Korça”, më 27 shtator 1909.

Është e dhimbshme të konstatosh, se vazhdon njësoj kjo metodë falsifikimi edhe sot dhe madje nga ata që përbetohen, se do ta rishkruajnë historinë, domethënë është e dhimbshme të shohësh, se si dokumentet e historisë sërish rifalsifikohen. Për ta mbështetur konstatimin, po shtoj shkurt edhe diçka. Në parathënien “Vepra madhore e Mid’hat Frashërit”, te faqja 21, shkruhet se gazeta “Lirija” e nisi botimin “më 14 korrik, ditën e përvjetorit të sulmit mbi Bastijë etj., etj.” Kjo nuk është e vërtetë nga shumë anë. Gazeta e nisi botimin më 27 korrik me kalendarin e sotëm dhe data e Bastijës nuk ka hyrë në histori me kalendarin allaturka. Gjithashtu është një sajim i rremë, se “ky parashikues, liridashës dhe demokrat i përmasave të mëdha, u rrëfente shqiptarëve etj., etj.”, meqë M. Frashëri na paska botuar një shkrim dy ditë përpara sesa sulltani të shpallte Kushtetutën. Kushtetuta u shpall më 23 korrik dhe artikulli “Konstitucioni” është botuar në numrin e 21 korrikut por sipas stilit të vjetër, domethënë ka dalë realisht më 3 gusht dhe vetëpërgënjeshtrimi gjendet aty brenda, pak radhë më poshtë: “Qeveri despotike janë ato si Turqia një javë më parë”, domethënë se Kushtetuta ishte shpallur një javë më përpara sesa të shkruhej artikulli dhe ky është shkruar një javë më pas e ka dalë në gazetë disa ditë më vonë. Vetë M. Frashëri po aty e ka thënë: “Turqia ka një javë që u bë konstitucionare”. Asnjë lloj “parashikuesi, liridashësi dhe demokrati të përmasave të mëdha” nuk kemi pasur, meqë ky shkrim është botuar pas shpalljes së Kushtetutës osmane dhe në frymën e plotë të xhonturqve, të cilët i mburr autori, sepse gjithë kombet ia paskan borxh “Komitetit të Bashkimit dhe të Mbrothësisë”, domethënë njerëzve të asaj mbledhjeje, që quheshin xhonturq. Në të vërtetë në origjinal emërtimi është dhënë edhe turqisht: (Osmanlli Ittihad ve terekki xhemieti), por për “rishkruesit” e sotë mund të hiqet e të shtohet çfarë të të vijë për hosh. Edhe në këtë rast falsifikimi është bërë që në krye: janë hequr këto radhë: “Gazi që po ndjen tani gjithë Tyrqija është se u dha konstitucioni (kanun-i-esai).” Dhe falsifikimi është çuar deri në fund: është hequr data “18 korrik 1908”, të cilën e ka origjinali dhe është vënë shënimi sikur është botuar në gazetën “Lirija” më 18 korrik. Kjo është data e artikullit, me kalendarin e ri 31 korrik. Në të vërtetë numri i gazetës është i datës 21 korrik, domethënë me kalendarin e sotëm 3 gusht dhe qëllimisht është bërë ky pështjellim, që dikush të mos e gjejë origjinalin e botuar dhe të mos ia heqë petën lakrorit të gënjeshtrave duke bërë krahasimet. Po ja që e gjen dikush dhe i bën verifikimet. Nuk po i citoj retushimet e tjera brenda tekstit.

Mjerë “rishkrimi i historisë”!

***

Për ta parë në dritën e diellit ndryshimin ndërmjet xhonturkut M. Frashëri dhe atdhetarëve të vërtetë shqiptarë, po sjell dy citime nga gazetat pikërisht të po atyre ditëve.  Gazeta “Kombi” e 31 korrikut mes të tjerash, shënonte, se patriotët shqiptarë “u shtrënguan të marrin armët, po, ndë vënt t’i japin shuplakën e fundit, përfundjet e së cilës të keqe për Turqinë, ishin të rezikëshme dhe të pasigurta për atdhen’ e tyre, dhanë dorën ndë gjontuqit dhe fituan konstitucien.” Kurse gazeta “Shpnesa e Shqypënis” po më 31 korrik theksonte ndër të tjera: “Shqypënija as me konstitucion të Turkijes s’kishte me vojtë kurrë përpara as për nji grimcë, ashtu si lypet, sepse ky Shqypënis s’ia përnjeh kombin as gjuhën… Në parlamentë, ku vetëm do të flitet osmanlli, në gjuhë turçe e për Turqi, shqypëtarët s’kanë se ç’bajnë. E neni i VIII i këti “konstitucion” thotë: “Të gjithë shtetasit e Turkijës, çdo komit e feje kjoshin e pa kurrëfarë ndryshimit, do të quhen: osmanlli.” Nuk e vlen të zgjatem më tej.

Dy qëndrime ashpërsisht të kundërta ishin përvijuar pa u mbyllur shekulli XIX dhe, natyrshëm, do të ndesheshin edhe pas Kongresit.

Mit-hat Frashëri kishte ardhur për ta shndërruar alfabetin e Stambollit në alfabet mbarëkombëtar dhe, siç e thashë, kokëfortësia e tij për ta arritur këtë është arsyeja e zgjidhjes me kompromis. Fare pak ditë përpara hapjes së Kongresit, August Krali (9 nëntor 1908) ka shkruar: “Mit-hat Bej Frashëri, i cili kohët e fundit në gazetën shqiptare “Lirija”, të botuar prej tij në Selanik, është paraqitur si pasues i xhonturqve, nën ndikimin e Komitetit të Selanikut, i cili sigurisht do të rreket për dështimin e manifestimit të Manastirit me qëllim që të përçahen shqiptarët, do të qëndronte larg konsultimeve në Manastir ose do të mbante atje një qëndrim intransigjent”. Nuk e di se si mund të thuhen gjërat më shkoqur se kaq.

 

(Nga libri Gjergj Qiriazi në Kongresin e Manastirit, 2019)

 

 

December 2, 2019 19:54
Komento

17 Komente

  1. Tik Tak... December 2, 20:36

    Historine e shkruajne historianet dhe jo sharlatanet. Historine e tyre e shkruajne vete shqiptaret, pa lejuar qe ajo te deformohet e te keqinterpretohet nga kellirat e kombit. Shqiptaret jane pasardhes te Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes, dy prej figurave me te shquara te kombit, Shqiptaret krenohen vetem me bijte e bijat e tyre, te cilet kane luftuar e kane derdhur gjakun per mbrojtjen e vendit dhe lirine e popullit Me atdheshitesit, pasues te xhonturqve mund te krenohen vetem kellirat.

    Ju lumte zoti profesor per sjelljen e ketij artikull kaq domethenes.

    Reply to this comment
  2. Buda December 2, 23:18

    O Prof. Lloshi, po bojaxhinjve te perndjekur nuk ua ndryshon dot zantin, leri te bejne njolla , se jane letrare te deshruar dhe vine e dhj… ne shkencen e historise!

    Reply to this comment
  3. Reja December 3, 05:03

    Cili eshte qellimi i autorit me kete shkrim karshilleku (turq.)?

    Reply to this comment
  4. Po edhe genjeshtra eshte nje lloj krimi December 3, 10:25

    Duhet nje inisiative disipinore per keto ceshtje per te ndaluar abuzimin e lirise dhe shperdorimit te histories nga pseudo histrorian ! XHevat Lloshi eshte nje shkenctar dhe opinion I tij eshte shume I sakt ! Cte besh kur Shqiperia ecen ne det te hapur pa nje Busull, pa rregulla !
    Cduhet bere dhe kush do ta kontrolloje kete “Anije” apo do te ecet sic po ecen ?!!
    Cte bej nje lexues ?!! Ky eshte produkti I “histroianeve qe rishikojne historine shqiptare !
    Pra fajtori kryesor ne histrine shqiptare jane vet shqiptaret dhe jo greket serbet apo italianet !!!

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova December 3, 11:56

    Jo rishkkrim te historise, Kurre ndryshim rrenjesor,por vetem, plotesim me faktografi,deshmi historike,plotesim te hapesirave me kujtese pozitive kombetare te kohes dhe ngjarjeve. Gjithmone me kujdes te vecante,mos t’ju leshohen ne duar atyre, qe profesinalisht,shkenctarisht e kombetarisht nuk jane te nivelit.Jo (feridave)atyre qe, dje shanin e sot lavdrojne.Jo atyre qe, dje I sherbyen te djeshmes,sot I sherbejne te sotshmes(xhepave),kurre kujteses pozitive kombetare, Kurre ne sherbim te atdheut dhe popullit.Kjo histori.pa ndikime ideologjike,partiake e fetare, qe do shkruahet me permasa te nivelit shkencor,kombetare e njerezor, eshte e qendrushme ndaj koherave dhe njerezve,bindjeve dhe ideologjive, Mbetet gjithmone ne sherbim te njerezve dhe shkences hsitorike reale dhe e pandryshuar.

    Reply to this comment
  6. demo December 3, 16:27

    Prof.Lloshi.Me respekt te thelle per vepren dhe kulturen tuaj,me duhet t`ju them se me sa kam lexuar nga Uran Butka,shoh i tmerruar nje XHAHIL katundar.
    Eshte nje kafshe qe ka hyre ne biblioteke,ne arkive.
    Putrat,hungerima,gerrhitja prej kafshe shpellare i ndihet ne cdo rresht.
    Ky eshte inversi me shenje tjeter i xhahileve partizane qe zaptuan administraten pas 44.Nuk eshte i kuq,ESHTE I ZI,. Vete rreshti :-“ky parashikues,liridashes dhe demokrat i permasave te medha u tregonte shqiptareve,..”Sikur po mban fjalim ne keshillin kombetar te kafsheve te Berishe malokut.
    Ky me ato trute e tij preJ kafshe katundare,kujton se ka shtuar nje margaritar,kur ne fakt ka lene GJURMEN E PUTRES SE XHAHILIT.
    NUK KA KULTURE.NUK KA TRADITE.NUK KA TALENT.Kjo eshte e gjitha.Dokumentit,i thote Dekument,si ata llogaritaret e fshatrave te Ersekes,Eshte fshatar ne mentalitet,ne sjellje,ne derrnine per te nderhyre ne Histori.
    Prandaj shkencetaret e njimendte,kapacitetet shkencore si prof.Lloshi,duhet ta injorojne kete takem,Injorant,Diletant, si Uran Butka Alicka.
    Ky Down me intelekt deficitar,qe quhet Uran Butka,lere te pllaquritet me takemin e tij,ca Uran Kostreca,qe dolen si krimbat pas shiut ne 91.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 6, 13:42

      o dem a je ti apo dhe ty ta kanë kopjuar pseudonimin??
      pastaj çka me “ca Uran Kostreca”,nastrosumsapunin??
      ai është humori ynë!!ai është valvula e shkarkimit kur i themi “të qifsha robt me themel”!!
      nuk më duket si dema i vërtetë ky!!
      shumë i dyshimtë!!

      Reply to this comment
  7. Paci December 3, 19:15

    Historia e shqiperise u shkrua me gjakun e djersen lume te popullit shqiptar qe bene te mundur çlirimin dhe rikthimin e pamvarsise dhe ndertimin modern te shqiperise, ku gezoj e jetoj i lumtur nje popull i ri ne moshe i gezuar e i sigurt i mire mbojtur dhe i respektuar nga gjithe popujt e botes, pa droge e korrupsion, po me arsim e kulture e shendetsi te garantuar me uzina e fabrika e bujqesi te industrializuar, me hekurudha e HECE ku mbulonte me energji vendin dhe eksportohej, 30 vitet e fundit palo historiane e politikane qe genjejne popullin dhe deformojne historine e popullit shqitar duke i sherbyer me zell armiqve historik te trojeve shqipfolese. Keto palo historian e palo politikan te shkruajne historine e turpeve dhe rrenimit moral e ekonomik te ketij vendi te mrekullueshem me politikan te shitur e te babzitur .

    Reply to this comment
  8. Pellazgos December 3, 21:43

    Zoti Xhevat.
    Ne qofte se ju e konsideroni Xhonturk zotin M Frasheri,ju fashistet dhe servilat,spiunet,tradheteret e ketij Kombi jini fatkeqesia tone.
    Servil servis
    spiun spy
    tradhetare traitore
    fat+keqesi fate anglisht +kako greqisht
    Kush i shjaterroj rreth 80 Polis (keshtu quheshin nga Epirotet) te Epirit ne hakmarrje kunder Pirros se Epirit per clirimin e Magna Grecias?
    Si mund te ofendoni,fallsifikoni kur kini shkruar qe Kongresi zgjodhi nje komision dhe eshte Jorgji Qiriazi,kurse ju e deformoni ne fund Nga libri Gjergj Qiriazi?
    Ai ka shkruar emrin Jorgji ne document,ty zoti Xhevat kush ta jep te drejten ta ofendosh dhe ta shtremberosh ne Gjergj?
    Emri eshte i Shenjte.
    Por jini mesuar ju qe edhe Jeorgios Kastriotis pasardhesin e Pirros e quani Gjergj.
    Bile degjojme disa “historiane” shqipetare qe e bejne “karagjoz” gjoja u be katolike nga Orthodhoks,d.m.th do luftonte kunder Beses se Tij Orthodhokse,Kombit Epirote qe ju nuk doni as emrin Epir ta degjoni.
    Po leshtu me Leka!
    Ceshte ky emer i “Shqipetarizuar” nga ignorante si vetja juaj?
    Gjithe bota e njef Aleksander qe greqisht do te thote mbrojtes i burrave.
    Pse nuk merni pjese per emrin Maqedoni,por lini sllavet e Shkupit te pretendojne ?
    Ju jini vetem per gam.gam.gam dhe nuk kini as dhemb.
    Po emertimin e motres se Tij Thesalo Nike qe greqisht ka kuptimin e fitores (viktore) kunder Thesalise ju si “Ilyre dhe Pellazge” pse e quani Sekanik sic duan armiqte e Pirros dhe neve Epiroteve?
    Si mund te fallsifikoni dhe ndryshoni historine e te pareve tane?
    Nga te paret tane thuhej Monastir qe greqisht do te thote Stiriksi tis Monis dhe jo Manastir!
    Ne fund te fundit,katoliket si spiune te Papes dhe armiqte e Epiroteve ishin 5% dhe nuk mbajten Besen e dhene Orthodhokse ne Lezhe,pse duhej te tradhetonin Epirin?
    Kjo dihet pse krijuan nje shtet myslimane ne 1913 se kane te pushtuar jugun e tyre,moren 12 ishujt Greje nga Turqia por i humben se humben luften e dyte dhe ja “dhane” Greqise qe i takonte.
    Parashqevi nul eshte emer Grek?
    Pse nuk ja vendosi babai i saj,Premte shqip?
    Po te reshtoj disa fjale “shqipetare” deri ne gjysmen e shkrimit tend.
    Eshte e dhimbshme te konstatosh thua.
    Asnje fjale nuk eshte shqip.
    Eshte este
    dhimbshme dhemb,dhonti greqisht
    konstatosh constate
    fajsifikim false anglisht
    edhe and angl
    sot simera greqisht
    ri-shkruaj re scrive latinisht
    histori istori greq
    shohesh shikoj see angl
    dokument document angl
    verifikim veryfikation
    raportim raport angl
    periudhe periode
    gazete gazzeta
    lirija liberta
    dates date angl
    nentore november
    pjese-tare pièce angl
    artikull article angl
    kongres congrès
    hapet open angl
    klubeve club
    trajtim treat
    sigurisht sécurité
    alfabet Alfa-Beta greq.
    Stamboll i turqve Kostandinopolis i Kastriotit dhe Ilyrit Kostandin
    perhap open
    flete fillo greq.
    referohet référence
    shkrim scrive italisht
    autor autor
    tjeter ecetera
    shkurter short angl
    librat libre ferngjisht
    nuk kendoheshin non kantare italisht
    tekstin origjinal text original
    pse perke ital
    per-parimin e gjuhes per-para prima glosa.
    sherim plage semundje,sickness pligi greq
    vdekje-prurese deth,
    varr buria
    forca e tyre forza ital.
    linte leshonte lashate italisht
    drejt straight
    shpejt speed angl.
    vjen vij vini itali.
    program programme
    dite Day angl
    dark dark angl
    mengjes morning
    nate note italisht
    nevojat need angl
    qytet-eruar cita,city
    eshte e sigurte este e sequrity
    per-gatit get ready
    ishte planifikuar este plan
    ka edhe nje variant te programit
    has and one variant programmée
    Si mund te thuash zoti Xhevat qe: Qendrimi i Tij d.m.th i M Frasherit per pak (poco ital) mund te conte drejt deshtimit te plote!
    Clidhje kini ju servilat (Servis) serbetore te fashizmit ne nje vend qe i takon Greqise apo Turqise,ashtu sic ka pushtuar Amerikanet vendin qe nuk i takon.
    Ne fund te fundit zoti Xhevat,pa pushtim te Osmaneve do qe Epir ketu,do qe Kostandinopol ne nder te Ilyrit Kostandin dhe jo Stamboll,do qe Greqi,Ilyri,Epir jo Albanistane apo Albanese.

    Reply to this comment
  9. demo December 4, 02:24

    Pellasgos,e ke kap dashin nga bishti,ne vend qe ta kapesh nga briret.
    Rrenja e gjuheve indoevropiane te Evropes nuk eshte Anglishtja dhe greqishtja,por eshte SANSKRISHTJA.
    Anglishtja e sotme eshte vetem nje variant i Saksonishtes(gjuhe gjermane).
    Asta-(sanskrisht) Eshte-shqip, Este-Lat,Este-gjermanisht, Iiist-thone englezet
    Matera-Sanskr. Moter-Shqip Mater-lat. Mutter-gjerm,Mother-angl,Madre-ital,Matj-rusisht,Mitera-Greq
    Po tani,e kupton o idjot qe te gjitha gjuhet indoevropiane rrjedhin nga Indishtja e vjeter(sanskrishtja?
    Gjuha shqipe eshte nje nga degezimet baze te trungut meme dhe nuk ka lidhje varesie me greqishten,as me anglishten,qe ti si analfabet qe je nuk di as t`i shkruash.

    Reply to this comment
  10. demo December 4, 03:02

    Se cfare lidhje ka ilyri Kostandin nga Nishi i Dardanise me greket,vetem mendja e corroditur prej analfabeti e ketij grekafonit mund ta sajoje.
    Constant- lat-Qendroj-shqip.
    Emri i perandorit Konstandin nuk vjen nga greqishtja,
    Nuk eshte emer grek,Eshte latin,o gdhe!
    Iliret dhe Epirotet nuk ishin greke,o injorant.Iliret dhe epirotet flisnin me perkthyes me greket e lashte.
    Greket e lashte nuk i pranonin ne Lojnat Olimpike as iliret as epirotet,as maqedonasit,sepse i quanin barbare,jo greke.
    Shko lexo autoiret e lashte greke e mos u merr me glosa,se ti nuk ke as njohurite e nje nxenesi te fillores .

    Reply to this comment
  11. Arben December 5, 11:22

    HISTORIA SHQIPETARE NUK ESHTE SHKRUAR NDONJEHERE, QE TE JETE NEVOJA TE RISHKRUHET TANI.

    PARAMENDONI O MILET QORRR.

    MUND DIKUSH TE SHKRUAJE PER SHQIPETARET E SOTSHEM PAS LE TE THEMI 300 VITEVE, PA U KONSULTUAR ME ARKIVAT E SHTETIT TE SOTSHEM SHQIPETAR??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SA VLERE DO TE KETE AI SHKRIM, NQS DO TE JETE I BAZUAR NE PAVACURE TE ARSHIVAVE TE GREQISE, SERBISE ITALISE E NDONJE TJETER, PER ATO RASTE KUR SHFAQET SHQIPERIA SOT NE KETO ARSHIVA.

    HAPNI SYTE O MILET QORR,

    HISTORIA E SHQIPETAREVE SHKRUHET VETEM DUKE U KONSULTUAR ME ARSHIVAT OSMANE, PASTAJ SIGURISHT PER GARNITURE MUND TE KONSULTOHEMI EDHE ME ARSHIVAT, AUSTRIAKE, PAPALE, VENEDIKE ETJ ETJ ETJ.

    EDHE NJEHERE

    LITARI LITARI LITARI

    PER SLLAVO-KOMUNISTET SHQIPETAR, JO VETEM PER ATE QE KANE BERE, POR EDHE PER ATE QE VAZHDOJNE TE BEJNE SOT E KESAJ DITE.

    Reply to this comment
  12. Dhimbia e madhe POPULL- ne mergim. December 5, 21:12

    “demo’,sot bere- DEM -i verete, sa permed ata, dy URANET…B. e K.si “krimba” mbas shiut..pa 90tes.. brravo ooo!

    Reply to this comment
  13. anticensurë25642654 December 6, 13:37

    mithati e mbylli si e filloi!
    gjithnjë e kundërta e të jatit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*