Mjerimi dhe pafytyrësia e një rektori “dixhital”

June 13, 2017 12:29

Mjerimi dhe pafytyrësia e një rektori “dixhital”

 

Nga Fatos Tarifa

Kurrë nuk e kisha menduar se do të shkruaja për një koleg, rektor i njërit prej universiteteve shtetërore në vendin tonë, edhe pse nuk e njoh se cili është ai. Po kështu, kurrë nuk e kisha menduar dhe, aq më pak, dëshiruar, që të shkruaj për një drejtues universiteti në mënyrën siç po nis të shkruaj këto radhë. Nga titulli që zgjodha, lexuesi e kupton se jam i shqetësuar dhe i revoltuar për sa dëshiroj të ndaj me të më poshtë, dhe jo pa arsye.

Prof. Fatos Tarifa

Shkas për të shkruar këto radhë u bë një status i ish-kryeministrit Sali Berisha ne Facebook, për të cilin më informoi një kolegu im, edhe ai rektor i njërit prej universiteteve tona. Statusi i z. Berisha niste me këto fjalë: “Kjo është autonomia e universiteteve në Narko-republikën e Noriegës”. Z. Berisha pohon se ka marrë një mesazh nga një “pedagog dixhital”, i cili i ka “dëshmuar” për një situatë skandaloze, që gjoja u krijua të enjten e javës së shkuar, më 8 qershor, në Konferencën e Rektorëve të shkollave të larta, që u mblodh atë ditë. Mbështetur në “informacionin” e paverifikuar të këtij personi “kibernetik”, jo të gjallë e jotokësor, dhe në asnjë dëshmi tjetër, z. Berisha i kërkon Ministres në detyrë të Arsimit shkarkimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, zotit Plarent Ndreca, duke e akuzuar atë për “presion kriminal mbi rektorët e universiteteve”.

Ndërgjegjja ime, si një qytetar i këtij vendi, si një intelektual dhe profesor që, në cilësinë e Rektorit të njërit prej universiteteve private në vend, isha i pranishëm në konferencën e sipërpërmendur të rektorëve, më detyron të mos hesht, por të flas, të shpjegoj e të denoncoj qëndrimin e kolegut tim “rektor dixhital”, kushdo që është ai.

Nuk dëshiroj të merrem me statusin e z. Berisha në Facebook. Atij aq i thanë, aq tha. Ajo që më habit është se, ky njeri, edhe sot, kur nuk është më as president, as kryeministër i këtij vendi, siç ka qenë për 13 vite me radhë, dhe as kryetar i partisë më të madhe opozitare sot, siç ka qenë për afro njëçerek shekulli, vazhdon të sillet sikur të ishte në pushtet, duke urdhëruar një ministre që të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm të dikasterit të saj, duke bërë presion mbi Prokurorinë e Përgjithshme dhe mbi institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por, ajo që më habit edhe më shumë në këtë rast është fakti që, një rektor, pra një njeri, i cili supozohet të jetë intelektual, të ketë integritet moral dhe një mendje të hapur, i “qahet” një ish-kryeministri, madje duke e mashtruar atë në mënyrën më të paskrupullt. Nuk kam se si ta di se cilin universitet përfaqëson ky rektor “dixhital” – ndoshta universitetin e Domosdovës, apo atë të Rrogozhinës (të cilëve, Noli ynë i madh u bëri vend në përkthimin mjeshtëror prej tij të vëllimit të parë të Don Kishotit), ose ndoshta universitetin e Roskovecit, atë të Mësiçkës apo të Maminasit.

Kjo, sidoqoftë, ka fare pak rëndësi. Mua e gjitha kjo më duket si një gjëndje orwelliane, një realitet i frikshëm dhe ogurzi për një shoqëri që pretendon të jetë e hapur e demokratike. Prandaj, këtu dua të merrem me “rektorin dixhital” dhe do të kisha dashur të debatoja me të hapur e ballë për ballë, madje publikisht. Do të kisha dashur, pra, të debatoja me individin, me profesorin, me rektorin që ai përfaqëson dhe jo me një hije që i ngjan hafijeve të dikurshme të Sigurimit të Shtetit, apo një agjenti të Stasit apo të KGB-së. Por, ngaqë ky individ nuk ma jep këtë mundësi, pasi ai ekziston vetëm në hije e fshehtësi, në cyberspace dhe jo në hapësirën publike në të cilën jetojmë e veprojmë, detyrohem t’i drejtohem atij në vetë të dytë, me “ju”, cilido qoftë ai.

Sidoqoftë, dëshiroj më parë të ndaj me publikun “dëshminë” që ky rektor i paemër dhe i pafytyrë i ka ofruar z. Berisha. Këtë informacion e ka postuar në Facebook, pra e ka bërë një fakt publik, vetë ky i fundit. Unë e riprodhoj këtu pa i korrigjuar gabimet e shumta ortografike të tekstit të “pedagogut dixhital”, për të cilat ai do të duhej të kishte mbetur në klasë në shkollë të mesme. Teksti i tij vijon i plotë më poshtë:

 

Doktor ju pershendes. Ndaj me ju shqetesimin qe nderkohe qe Ministrja e re e Arsimit po merret me mbikqyrjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e perfshirjes se mesuesve, Plarent Ndreca po ben fushate i pari ne ate ministri. Dje dhe sot, ky njeri, me urdher te Edi Rames ka mare dhe kontaktuar cdo rektor te universiteteve publike dhe private qe ne mbledhjen e sotme te Konferences se Rektoreve ata te zgjedhin njeriun e tyre, socialistin e thekur Rektor te Mjeksise Tirane Arben Gjata. Universitetet private jane nxehur me kete njeri i cili eshte nje kamikaz qe nuk kandidoi dot ne fushate sepse eshte ne ndjekje penale nga prokuroria. Mbledhja e konferences se rektoreve po kalon ne nje tension te madh per shkak te presioneve politike dhe banditeske te Plarent Ndreces ky Arben Gjata eshte ai doktori qe i rregullon vizitat e nates ne QSUT Edi Rames qe te ngjajne si te papritura per te reklamuar pseudoreformat ne shendetesi e shtyne mbledhjen sepse universitetet private nuk pranuan te shqyrtojne kandidaturen e tij dhe propozimin qe vota e universiteteve publike te kete mbivlere nga ato te privatit”.

 

Kjo është e tëra. Jo e tërë e vërteta, por gënjeshtra më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë në këto 62 vite të jetës sime për një ndodhi, të cilën e kam përjetuar vetë, nga fillimi në fund, madje duke qenë aktiv në disktutimet që u bënë në atë konferencë. Për këtë arsye edhe i shkruaj këto radhë. Dhe, për sa kohë që ky rektor mbetet një “qytetar dixhital”, pa emër e pa fytyrë, edhe pse tërë sy e veshë për të spiunuar, ndiej një përgjegjësi morale e profesionale që të ndaj me kolegët e mi rektorë, me pedagogët dhe studentët e universiteteve tona, si dhe me publikun e gjërë, atë çfarë unë mendoj për gënjeshtrën e tij dhe për atë vetë, si person, të zhveshur nga maska e turpshme me të cilën ka mbuluar fytyrën e tij. Këtij “rektori” i them sa më poshtë:

Ju, zoti “pedagog dixhital”, cilido qoftë emri juaj dhe kudoqoftë shkolla e lartë që ju ka zgjedhur në postin e rektorit, jeni një little man, një njeri i përvuajtur e frikacak, i paaftë për asgjë. Ju, me siguri, nuk keni as shokë, as miq, pasi ata i tremben malinjitetit tuaj. Ju nuk dini të qeshni e as të jetoni ndershmërisht, me punën tuaj. Unë e imagjinoj fare mirë se si ju keni mundur të bëheni rektor.

Ju, zoti “rektor dixhital”, mund të keni vërtet aftësitë dhe talentin për t’i shërbyer çdo autoriteti represiv, që do të ishte në rolin e Big Brother-it, por ju nuk keni mendimin tuaj dhe as keni aftësinë që të kuptoni kohën në të cilën jetojmë. Ju nuk jeni një njeri i lirë dhe, për këtë arsye, ju tremb liria e tjetrit. Ju jeni një qënie mjerane, e padenjë për detyrën që kryeni.

Ju, zoti “çfarëdo dixhital”, jeni një mashtrues i rëndomtë, një servil i përbuzur për këdo që ka mundur t’ju njohë përpara se të transformoheshit në një “qënie dixhitale” dhe për këdo që, me siguri ka vuajtur pasojat e intrigave tuaja. Ju jetoni me gënjeshtra dhe jeni vetë një gënjeshtër e madhe.

Ju, zoti “anonim i dixhitalizuar”, nuk dini se ç’është turpi, as nderi, as puna, as merita. Njerëz si ju (sepse kam njohur edhe të tjerë që ju ngjajnë, por jo deri në këtë masë), më krijoni përshtypjen se çdo gjë që mund të keni përfituar në jetë, ose në karrierën tuaj e keni marrë në mënyrë të paturpshme, të pandershme, pa punë dhe pa meritë.

Më vjen turp që detyrohem të shkruaj për një njeri si ju, por edhe pse publiku nuk do të mundet dot ta mësojë nga ky shkrim se cili jeni ju në të vërtetë, ç’fytyrë dhe ç’emër keni, e gjykoj të rëndësishme që anonimëve si ju, t’u nxirret boja. Shumë njerëz të ndershëm, punëtorë e të aftë kanë vuajtur e vuajnë në kurrizin e tyre dhe në familjet e tyre maskarallëqet e njerëzve si ju.

Pse ju quaj të tillë, siç ju përshkrova më sipër? Si një indiv të rrezikshëm për të mirën publike. Sepse dua të zbardh të vërtetën e asaj që ndodhi javën e shkuar në Konferencën e Rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën mora pjesë edhe unë (së bashku me rreth 30 kolegë të nderuar, rektorë të shkollave tona të larta, shtetërore e private), edhe ju, rektori i vetëm “dixhital” dhe i pafytyrë mes nesh.

Dhe, ndërsa shumica prej nesh, kolegëve të tu njerëzorë e jo “dixhitalë”, diskutonim të preokupuar për të përmirësuar projektin e Statutit të këtij organi kolegjial, që ai t’ju përmbahet kërkesave të Ligjit për Arsimin e Lartë, por edhe nevojës për të zgjeruar autonominë e universiteteve, ju, “dixhitali” mes nesh, i shkruanit Sali Berishës duke i komunikuar gjëra krejt të pavërteta. Sepse të vërtetat e asaj mbledhjeje nuk janë ato që ju, me servilizmin tuaj të neveritshëm, i shkruanit z. Berisha (kuptohet pse atij dhe jo një tjetri), duke e dezinformuar atë. Të vërtetat e asaj mbledhjeje, ndryshe nga sa shpifni ju, janë këto:

(1) As Edi Rama dhe askush tjetër, në emër të tij, nuk kanë marrë mundimin të kontaktojnë rektorët e universiteteve publike ose private, për t’u kërkuar atyre që, në krye të Konferencës së Rektorëve të zgjidhej “socialisti i thekur” Arben Gjata, rektori aktual i Universitetit të Mjekësisë. Kjo nuk ka ndodhur as me mua, si një prej rektorëve të universiteteve të këtij vendi, as me ndonjë prej kolegëve të mi rektorë, që i pyeta pasi lexova raportin tuaj të fshehtë, zoti “rektor dixhital”, për Sali Berishën.

(2) Për shkak se kryetari i përkohshëm i kësaj konference, rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Mynyr Koni, e mbylli mbledhjen pas miratimit vetëm të pesë neneve të para të projekt-Statutit të këtij organi kolegjial, i cili përmban 17 nene, nuk u arrit që të vendosej se cilat do të jenë parimet dhe modalitetet e votimit. Për rrjedhojë, asnjë emër nuk u propozua si kandidat për funksionin e kryetarit të Konferencës së Rektorëve, madje kjo çështje as nuk u shtrua për diskutim, për shkak se:

(3) Rendi i ditës së asaj mbledhjeje, siç ishim njoftuar paraprakisht me email, më 6 qershor, nga sekretarja e Rektorit të Universitetit të Tiranës, F.B., përmbante vetëm dy çështje: (a) shqyrtimin dhe miratimin e Statutit të Konferencës së Rektorëve dhe, (b) propozime për anëtarë të Bordit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit në Shqiperi nga radhët e akademikëve, sipas kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë.

(4) Asnjë prej rektorëve të pranishëm në atë mbledhje, as nga universitetet shtetërorë, as nga ata privatë, nuk “u nxehën” me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, të cilin, ju, zoti “askush dixhital”, e quani një “kamikaz që nuk kandidoi dot në fushatë”. Së pari, askush nga ne nuk kishte asnjë motiv “të nxeheshim” me një kolegun tonë të nderuar. Së dyti, me pohimin tuaj të mësipërm, ju dëshmoni qartazi një zell të madh politik, si dhe pasionin tuaj të sëmurë për të shpifur, sipas parimit për të cilin na kujton Francis Bacon, “shpif, shpif se diçka do të mbetet” (audacter calumniare, semper aliquid haeret). Më lejoni t’ju them, zoti “rektor dixhital”, se duke përgojuar emrin e njërit prej kolegëve tuaj, ju harroni se me këtë mund të zbuloni identitetin tuaj, si një rival për funksionin e kryetarit të Konferencës së Rektorëve.

(5) Mbledhja në fjalë nuk njohu asnjë lloj “tensioni të madh” dhe, aq më pak, “për shkak të presioneve politike e banditeske të Plarent Ndrecës”, siç i raportoni ju “Doktorit”. Në të, thjesht u debatua mes kolegësh të barabartë për të gjetur formulimet më të sakta – dhe në përputhje me ligjin – për hartimin e të gjitha neneve të Statutit të Konferencës së Rektorëve. Natyrisht që pati edhe debat. Debati në të tilla raste është jo vetëm i natyrshëm, por edhe i domosdoshëm. Por ju, zoti “s’di-kush-jeni dixhital”, debati ju tremb, sepse përderisa merreni me skuthllëqe të tilla, do të thotë se jeni i paaftë të merrni pjesë në një debat konstruktiv me kolegët tuaj.

(6) Duke i raportuar z. Berisha se, “ky Arben Gjata është ai doktori që i rregullon vizitat e natës në QSUT Edi Ramës që të ngjajnë si të papritura për të reklamuar pseudoreformat në shëndetësi”, ju, zoti “rektor-spiun dixhital”, na njihni me një tipar esencial të karakterit tuaj. Mua më vjen turp që ju dhe unë bëjmë pjesë në të njëjtin grup njerëzish që drejtojnë universitetet e këtij vendi, sepse ju nuk i përkisni këtij forumi njerëzish të nderuar e të respektuar në shoqërinë tonë. Ju jeni një lajm ogurzi për arsimin e lartë dhe shkencën shqiptare, përderisa merreni me gjëra të tilla. Por mua më vjen edhe më keq për ata kolegë që punojnë me ju, ose nën autoritetin tuaj dhe, sidomos, për ata mijëra studentë që ju kanë juve rektorin e universitetit të tyre.

(7) Ju mashtroni në mënyrën më të shëmtuar kur në sms-në tuaj i “rrëfeheni” zotit Berisha se mbledhja e rektorëve u shty “sepse universitetet private nuk pranuan te shqyrtojne kandidaturen e [z. Gjata] dhe propozimin qe vota e universiteteve publike te kete mbivlere nga ato te privatit”. Kjo, si çdo gjë tjetër që ka prodhuar truri juaj i sëmurë dhe sms-ja juaj, është një shpifje kolosale. Askush nga rektorët pjesëmarrës në atë mbledhje nuk kërkoi ndërprerjen apo shtyrjen e saj. Këtë e bëri drejtuesi i asaj mbledhjeje, Prof. Koni, në cilësinë e kryetarit të përkohshëm të Konferencës sonë. Dhe ky i fundit e ndërpreu mbledhjen në mënyrë krejt të papritur dhe arbitrare, pa marrë pëlqimin e askujt.

Këto, zoti “rektor dixhital”, janë të vërtetat e asaj mbledhjeje. Unë jam i sigurt se, në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve, ju, nëse do të keni sy e faqe të merrni pjesë në të, të përshëndesni e t’u shtrëngoni duart kolegëve tuaj, do të gaboni patjetër në ndonjë farë mënyrë duke e dekonspiruar identitetin tuaj. Njerëzit si ju e kanë të shkruar në ballë se cilët janë. Sado që të përpiqeni ta fshihni malinjitetin dhe identitetin tuaj, ju jeni lehtësisht të identifikueshëm në grup, njëlloj siç ishin informatorët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit.

June 13, 2017 12:29
Komento

12 Komente

  1. heretiku June 13, 17:41

    Akome me Saliun merresh ti, ai prej shume kohesh ka bere “fiu”. Rektorin e siperpermendur nuk do ta gjesh kurre, sepse mbi te gjitha eshte inekzistent, imagjinar. I vetmi qe mund ti kete shkruar ne emrin e ketij “rektori” eshte i biri ose ndonje zagar tjeter, i besuar i familjes.

    Reply to this comment
  2. Novruz Taip Vishanji June 13, 18:00

    SA DERDELLIME O PALO PROFESOR

    me apo pa “Tarife” ! Me qe e paske kuptuar kush qenkerka ky palo Rektori, veri pikat mbi “i” apo ja ke vene, duke permendur “konkurentin” Koni.

    Nuk desha te bej koment ne kete francisbacon-izem te sterzgjatur, me lavde a autolavderime me te fshehta edhe se “askushi dixhital” apo ata qe aq te paskan lene mbrese nga e kaluara, punonjesit e Sigurimit te Shtetit, por, duke lexuar ate qe pat thene nje fare Corbyn, nga Greit Britain, se kesaj epoke i duhet nje Enver Hoxhe..mu kujtua se çfare shkruante diur, pikerisht ky njeriu i se kaluares shqiptare, per…:

    SEVO TARIFA-n, nga Gjirokastra !

    Nuk e quante “llafazan” e as qe permendete Francis Bacon-in, por i terhiqte vemendjen Sevo Tarifes, te mos teorizonte gjate ne gazeten lokale, me argumente e deduktime qe as ai vete (S:T:) me siguri nuk ja kishte haberin per çfare behej fjale.

    Hap pak edhe veprat e Enver Hoxhes, pinjolli i Sevos nga Gjirokastra, dhe perpiqu te ndryshosh vetevehten ne te mire, sepse me sa duken bathet, asgje me shume e asgje me pak krijon diference me ate “askushin dixhital” te vetes se dyte, perveç emrit tend, qe si dikur Sevua nga Gjirokastra, harronte te kryente detyren e Sekretarit te Komitetit te Partise, per tu donkishotizuar ne pllaja, kodra, gerxhe e shtigje te teorive rreke te nje te lodhuri nga realiteti konkret i kohes, i prekshem, real, jo dixhital.

    Reply to this comment
    • KORÇARI June 19, 13:12

      O Novruz Dërdëllima, Ti dhe idhulli yt SALI MUTI ,jeni një Mut
      Nuk na thua mo NOVRUZ DËRDËLLIMA mirë ky Z.Tarifa na paska qënë komunist, po ai Saliu yt ishte Komunist???? Nqs po atëherë ja keni futur kot dhe kot që shani komunistët, këtu më vjen ndërmend një fjalë e urtë popullore që thotë ” TALL LOPA GJELIN DHE I THOTË KOKËMADH” Ja kështu je ti dhe ai Saliu yt, shani ditë natë komunistët, por “harroni” që dikur për 30-40 vite me rradhë ISHIT KOMUNISTË TË FLAKTË,

      Reply to this comment
  3. Bureto June 13, 19:36

    Nje korigjim: Sevo Tarfia eshte nga Mashkullora. Pervec sekretar i komitetit te Partise ne Gjirokaster, ka qene shume kohe edhe sekretar i Enver Hoxhes. Eshte nje komunist 24 karat. Me kete nuk dua te them se gjithmone duhet te gjykojme pinjollet me eterit, sepse jo gjithmone vlen shprehja “beme baba te te ngjaj”. Me duket se eshte anakronike te merremi, si nje here e nje kohe, me te shpifuren fjale “biografi”, qe u ka nxirre jeten kushedi se sa te pafajshmeve ne Shqiperi. Sigurisht qe Fatosi nuk e pati ate fat.

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji June 14, 02:52

      BURETO !

      Bere mire qe me kujtove Rrapin ne Mashkullore, ku Sevua, siç thote ajo kenga, i binte xhurase me dore…
      Ketu nuk behet fjale per “boigrafi” si ne kohen e enveroxhizmit, ku njeri nga pseudonimet e ish agjenteve te brendeshem te sigurimit mbante pikerisht nofken “BURETO”, ashtu siç e paten fotografuar qe diten e pare, gazetaret e Shqiptarja.com, ne Arkiven e hapur enkas per ta, nga gangsteri Tahiri.

      Ketu behet fjale per karakterin e llafollogut te pafund, te kakofonit te pandalshem, te kerkuesit te gjilperave ne mullaret e kashtes, te pjekesit te qiqrrave ne hell, duke u konkretizuar pikerisht me ate shprehjen qe te pelqekerka kaq shume “beme baba…” apo siç u pelqen korçareve te Per-leshit (Niko) “shikon molla mollen dhe piqet” !

      Hap horizontin tend te te shikuarit te gjerave te pa mjegulluara, ashtu siç edhe serviren, sepse nese asokohe te lejonin te tymnajosje kaltersine e qiejve qe te rrinin mbi koke, sot lakrave duhet tu thuash lakra, byzylykeve byzylyke, ish agjenteve te Sigurimit, ish agjente !

      Apo jo ?

      Reply to this comment
      • bureto June 14, 13:12

        Replike e detyruar me ‘Noken’, edhe pse ne komentin tim as qe e zija me goje.
        Pseudonimi i nje ish bashkepunetori te sigurimit nuk eshte nje distinktiv apo medalje qe te kete qejf njeriu ta mbaje varur ne qafe apo ne gjoks per t’u dukur e per t’u mbajtur me te madh. Kushdo qe mund ta kete patur nje te tille, te jesh i sigurte qe do ta mbante ate te zhytur thelle ne subkoshiencen e tij, jo se ndjehej fajtor, por sepse te tille pexhorativiteti iu dha epitetit te ketyre mjeraneve te periudhes postkomuniste. Per me teper qe nuk do ta perdorte ate aq shpesh saç e perdor une ne komentet e mija, nese i ke lexuar ato prej vitesh. Ato jane gjithe pathos e realizem per demokracine, drejtesine, historine e vendit, sidomos kur kemengulet ne disa shtremberime qe i jane bere periudhes se luftes dhe ate pas saj, te aktualitetit politik etj etj… e mbi te gjitha ato rezatojne qytetari.
        Bureto eshte nje mal ne treven ku une jam rritur dhe per nostalgjine qe kam per vendin tim dhe per ate mal, e perdor me shume kenaqesi kudo dhe kurdo më lipset.
        Ti qe di kaq shume dhe zhbirilon ne skutat e sigurimit, me siguri qe do te kesh qene vete i atyre puneve, dhe une as per kete pune nuk te paragjykoj, vetem se me vjen keq qe ne emer te lirise se fjales, ke te drejte te thuash budallalleqe pa dogane.
        Edhe nje kujtese per zotrote. Bashkepunetoret e sigurimit pergjithesisht ishin nga shtresat e te perndjekurve apo e te burgosurve politike (mjerane e fatzinj), te cileve hetuesit dhe prokuroret sadiste u kishin nxirre jeten, si nga torturat ashtu dhe nga njemije e nje presione te paimagjinueshme. Sepse komunistet dhe ata qe quheshin me biografi te mire, nuk ishte e nevojshme te benin ‘spiunin”, e benin falas dhe me kenaqesi kunder armikut te klases dhe reaksionarit. Ata e kishin detyre partie kete dhe e benin me qejf si ne organiztat e partise ashtu dhe ne ato te frontit. Mendoj se nuk e ke njohur diktaturen dhe e ke kollaj te stigmatizosh nje nga shtresat me te vuajtura te atij regjimi. Ke shume mllef zoteri, ndaj kushdoqofsh mos u nxito! Merr mundimin te lexosh rreth asaj periudhe, sepse per fat ka shume memuare. Gjithashtu, per te kuptuar se cdo te thote represion fizik dhe psikologjik, nga diktatura naziste, ne ate rast, lexo librin “Natë” te nobelistit bashkekohor Eli Vizel. Konkluzionet nxirri vete edhe per kohen ku kemi jetuar ne. Per te kuptuar se deri ne çfare shkalle degradon njeriu nen torture. Sepse historia na ka mesuar qe vertet ka patur Xhordano Bruno, por ka patur edhe Galileo Galilei.
        Sa per ‘kulturen’ qe pretendon se e ke, me fal po nga sa te kam lexuar keto ditet e fundit, je shume konfuz e gernjar dhe kjo nuk eshte shenje e mire per njerez normale.

        Reply to this comment
        • Novruz Taip Vishanji June 14, 17:53

          PASKA NJE MAL QE QUHET BURETO?

          Qenke edhe nga nje “treve” qe nuk di ku bie, ahere paskam te drejte te te quaj jo shqiptar, apo jabanxhi i strehuar ne tokat tona kushdikur e me çfare mjeti keni ardhur ne vendin tim, me gomar (siç je vete me ate kulturen tende te “pexhiorativitetit”), me qerre apo ne kembe….

          Pak veshtire te me mesosh te kaluaren e vendit tim, or zaptuaes per lemoshe i nenshtetesise shqiptare, as edhe kulture nuk mund te me shesesh sepse ndryshe nga ti dhe “honoris causa-t” similet tuaj, une numurin e amzes se dipllomes ne Universitetin e Tirones e kam vetem me tre shifra, nga pese a gjashte qe kane arritur sot ! Kam edhe disa specializime si matane oqeanit ashtu edhe matane detit, pa bursa falas, me parate e djerses time.

          Kur ti flet per sih sigurimsat, nuk ta ka fajin njeri qe ne fotot e Shqiptarja.com, pseudonimi qe ti perdor ishte ne maje te listes se Arkivit te Ministrise se Brendeshme.

          Je ti apo nje sorollop si ti, pak gjasa ka te me ndryshoje humorin e dites, sepse edhe pse te paska lene kaq mbresa nje liber i Eli Vizel-it, te sygjeroj te lexosh me mire ca romane verekalues, qe te zbutesh pak ne ashpersine e psiqikes tende tashme te shkuar badihava.

          Me thuaj, nese je kaq njohes i historise sone, jo tendes, ku kam gabuar me Tarifen e perrallave membret, qe te preku kaq shume, se paska qene nga Mashkullora Sevua, pak rendesi ka, ai te shumten e kohes e kaloi ne Gjrokaster e ne Tirone.

          Nuk shpèifa une se dikur e quajten llafazan, ishte Enver Hoxha qe ja vuri nje nofke te tille. Lexo veprat e tij dhe trushlahu nga faret e fshesave rrembeçe qe te kane bllokuar jo vetem arsyetimin e shendoshe, por edhe shikimin e degjimin, duke te kthyer ne ate qe Darvini e klasifikoi si para ardhes te rraces humane.

          Reply to this comment
          • Marku uk nga Kiri June 18, 13:40

            UNE e di se ç’fare kam zgjedhur
            te punoje tek kallamishtet .
            Tashme je nje Shkodrane me te drejta te plota .
            e Lodhur nga Hapja e kembeve .
            Emigrante e pa lodhur ne dhe te huaj ,
            e Drejte kjo Demokratike e mohuar nga Gjirokastriti Enver .

            Keto me lart — qesh – kam deshire te perdor fjalorin tend Kapitalist LIBERAL semaforist –
            haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

            O malo te hengert Tenja e ke te keqen nga BRENDA .

            Shoket tane Vuajne ,
            por nuk e kuptojne se kush i bene te vuajne .

            Hajde tek kallamishte ,
            se malli me ka marre ,
            tangat e tua mendjen ma kane marre ,
            Me çmim tregu une te paguaj ,
            Turizmin dhe Tregun Edvinist
            mos ta leme te vuaj .

            me malle te perqafoje ashtu si perqafoje
            nenen tende , qe tashme eshte plakur
            dhe rrudhur nga Demokracia e lirise .

            A ke kene no nji here m’zall te kirit ?

  4. gjermani i fundit June 13, 21:29

    Prof. Tarifa pardje shkruante per kozmogonine e genjeshtres si ligj universal i Universit. Sot eshte zgjatur ne infnit duke marre per te vertete qyfyret digjitale te shpifesit profesionist Salih Berishaj. Gallate ne uren e Gallates – i thone kesaj. Nje i burgosur ” digjital” nga burgu i Peqinit njofton Doktorrin se ne Kine kane vendosur te mos prodhojne me corape te kuqe nr 48 qe Edi te mbetet zbathur. Ne fund Doktorri(qe s’i punon Qendrori) nxjerr konkluzion; Bota s’e do me Ed Rahmanin dhe dy milion koqe kandari i bejne “Like”.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. June 18, 13:30

      Gjermanit te para Fundit .
      si gjithmone je perfekt –
      si gjithmone je i vetmi qe kam deshire te lexoje ne kete gazete .

      kam deshire te shtoje sikur ti çonim nje Telegram te shenjte
      shenjtores Merkel , rreth Vdekjes se Herr
      ””’ Une isha nje Diktator ”’ Helmut Kohl .

      ”””””””’Ky shenjtor KANCELAR
      Si nje njeri i madh i shtetit dhe me bindje europiane
      ”” Mendohet ”’ se ka punuar me Largpamesi dhe perkushtim per te miren e njerzeve ne Gjermani dhe vendet fqinje te europes .
      Zoti i meshirshem do ta shperbleje ATE per punen e tij te pa lodhur ne Favor te Unitetit te gjermanise ,dhe bashkimit te europes , si dhe angazhimit te tij ndaj paqes dhe Pajtimit ””

      Me kupton o gjermano ?^ pra

      Eshte zoti i PLOTFUQISHEM qe DO nje europe te bashkuar .

      Reply to this comment
  5. anila June 14, 09:59

    Ende me kete hajdutin Tarifa merreni. E mbani videon e tij duke kerkuar rryshfet kur ishte ambasador ne SHBA, la kokren e namit hajduti.
    I lumte Fatos Nanos qe nuk e zgjati me shume por direkt te nesermen e hoqi nga pozicioni i ambasadorit.

    Reply to this comment
    • KORÇARI June 19, 13:05

      Anila, po ju ende me Salën i cili ditën me diell bëri hasha kunatin për Gërdecin ?? Përse nuk e shkarkon njeri këtë të çmendur??
      Ju ende me LIKE FLORIRIN që vodhi FLORIRIN e Shqipërisë??? Me Likën që e nxorri TV duke vjedhur 700 mijë euro??? Përse nuk e shkarkon dikush këtë???
      Apo të flasim për Lulushin që “ndërtoi”rrugën më të shtrenjtë në botë ?????
      Apo për Nanon që hante dhe pinte lekët e Shtetit nëpër Buzuqet dhe Kazinot e Selanikut të Greqisë ????
      Po hë me anilkë me kë të merremi në, në të dëgjojmë

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*