Mjerimi i Thethit turistik, pas 30 Qershorit ka vetëm mbeturina

July 30, 2019 09:19

Mjerimi i Thethit turistik, pas 30 Qershorit ka vetëm mbeturina

Thethi është një atraksion turistik i vizituar nga shumë turistë të huaj që nga çdo vend i botës, por në Shqipëri duket se nuk ia dinë vlerat.

Pas 30 Qershorit  duket se mrekullia turistike është  në harresë. Në fakt denoncimi është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas Hoxhës,  ka gati një muaj që Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bëra pirg edhe pse kjo zonë turistike i paguan bashkisë së Shkodrës taksën e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet paguajnë deri dhe mbi 25 mijë lekë  në vit edhe pse 6-7 muaj në vit Thethi bllokohet prej dëborës dhe atëherë kur kanë nevojë për pastrimin, në muajt e verës nuk e marrin këtë shërbim.

Hoxha e mbyll postimin duke kërkuar marrjen e masave për të shpëtuar produktin turistik që i ka dalë era, përpara se ambasadori Soreca të shkoj në aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht në Theth për Za Fest-in.

“Kam degjuar kete muaj nga Kryeministri deri poshte, madje sot edhe ambasadorin e BE-se te flasin per vlerat turistike te Shqiperise. Ambasadori Soreca doli sot ne mbeshtetje te nje aktiviteti artistik qe zhvillohet ne zemren e Alpeve, ne fshatin turistik te Thethit…

Po, shume mire, zoti e ka bere Shqiperine nje mrekulli turistike. Por vetem kaq, se po te shikosh cfare bejne administratoret dhe qeveritaret e ketij vendi eshte te vesh duart ne koke…

Çdo biznes, bujtine, lokal modest apo familje ne Theth, i kane paguar bashkise se Shkodres, njesise administrative qe mbulon zonen, taksen e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet kane paguar deri dhe mbi 250 mije leke te vjetra ne vit, por sherbim nuk marrin. Ata kane nevoje per pastrim gjate 3 muajeve te veres, pasi Thethi bllokohet prej bores nga fundi i nentorit deri ne maj dhe nuk ka nevoje per pastrim mbeturinash per 6-7 muaj me radhe.

Ne foto jane kosha mbeturinash te tejmbushur nga mbeturinat ne fshatin turistik Theth.

Kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkoder nuk ka shkuar te pastroje koshat e mbeturinave qe pas zgjedhjeve te 30 qershorit…

Gati nje muaj plot qe Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bera pirg. Prandaj zoti Kryminister, minister i Turizmit apo kryetar i Bashkise Shkoder, merrni masa per te shpetuar produktin tuaj turistik qe i ka dale era, përpara se ambasadori Soreca te shkoj ne aktivitetin e financuar me taksat e BE-se ne datat 2-3-4 gusht ne Theth…”, shkruan Hoxha.

e.t./dita

July 30, 2019 09:19
Komento

1 Koment

  1. Raul July 30, 17:49

    E po Laraska e Shkodrës se ka mëndjen tek pastrimi i Thethit por tek djegia e shkollës në shkodër nga Nazistja Voltana Serbja, veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, kjo monstra po jeton ditet e fundit të pushtetit dhe është bërë pishmam që ka lindur , tani do shkojë në koshin e plehrave të shqipërisë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim