Mjeshtrat e rinj të trashëgimisë, çfarë po ndodh në Ministrinë e Kulturës…

November 2, 2017 16:43

Mjeshtrat e rinj të trashëgimisë, çfarë po ndodh në Ministrinë e Kulturës…

 

Nevoja e madhe për restauratorë dhe mjeshtra në fushën e trashëgimisë, ka bërë që Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë krijimit të mundësive për aftësimin e brezit të ri. Kështu prej disa ditësh në mjediset e ministrisë vijon të zhvillohet

Kursi Kombëtar me temë: “Analiza Strukturore dhe Metoda Përforcuese si dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike”, kurs i cili drejtohet nga Prof. Dr. Pirro Thomo, personalitet i shquar në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri dhe Prof. Lorenzo Jurina, përfaqësues i nderuar nga “Universiteti Politeknik i Milanos”, Itali.

Nën drejtimin e profesor Jurinës, pjesëmarrësit janë duke zhvilluar tipet e sistemeve të monitorimit të gjendjes së konservimit të ndërtesave historike në strukturat historike si dhe metodologjitë e aplikuara për të gjithë elementët e këtyre strukturave.

Ndërsa Prof. Dr. Pirro Thomo, i cili njeh me detaje trashëgiminë tonë dhe problemet e saj, ka trajtuar me kursantët tema mbi trashëgiminë kulturore dhe tipologjitë e monumenteve në Shqipëri apo materialet dhe teknikat tradicionale të ndërtimit në Shqipëri etj.

Specialistët e trashëgimisë kulturore e kanë vlerësuar këtë si një eksperiencë mjaft të vlefshme për kualifikimin e mëtejshëm të tyre dhe aftësimin në këtë fushë.

Kursi Kombëtar është planifikuar të zgjasë 11 ditë, në Tiranë dhe Voskopojë, nga data 30 tetor deri më 10 nëntor 2017. Nëpërmjet këtij kursi, ideatorët e tij – Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Unesco-n, synojnë forcimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ku për 20 vite ka patur mungesa të theksuara në formimin profesional të mjeshtrave të rinj.

November 2, 2017 16:43
Komento

1 Koment

  1. Shqiptari November 2, 18:30

    I lumte Mirela Kumbaros, nje dashamirese e vlerave kulturore dhe nje zonje per tu respektuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim