Fiton ai që di kur nuk duhet të luftojë. 20 këshilla nga Sun Tzu

December 31, 2017 22:14

Fiton ai që di kur nuk duhet të luftojë. 20 këshilla nga Sun Tzu

 

Sun Tzu është një nga strategët ushtarakë kinezë më të famshëm në histori, kryesisht i njohur për “Arti i Luftës”, një traktat mbi strategjinë ushtarake.

Kjo vepër vazhdon të ketë një impakt domethënës në historinë dhe kulturën globale.

Gjeneral kinez jetoi në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit.

Këshillat e “Arti i luftës” janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedung deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm.

Më poshtë keni 20 thënie të Sun Tzu:

1 – Mbaji miqtë afër, por armiqtë edhe më afër.

2 – E gjithë lufta bazohet në mashtrim. Pra, kur të sulmojmë, duhet të dukemi sikur s’jemi të aftë. Kur të përdorim forcat tona, duhet të dukemi joaktivë, kur të jemi afër, duhet të dukemi sikur jemi larg. Dhe kur jemi larg duhet t’i bëjmë të besojnë se jemi afër.

3 – Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i qindra betejave. Kur njeh veten por jo armikun, për çdo fitore duhet të vuani një humbje. Nëse s’njeh as veten as armikun, duhet të jepesh në çdo betejë.

4 – Jini jashtëzakonisht misteriozë, deri në pikën e fundit të qetësisë. Kështu mund të jesh drejtues i fatit të kundërshtarit.

5 – Angazhoji njerëzit me atë çka ata presin, për ato gjëra që ato janë në gjendje të përshtaten.

6 – Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes.

7 – Luftëtarët fitimtarë fitojnë në fillim e më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur shkojnë në fillim në luftë dhe më pas kërkojnë fitoren.

8 – Strategjitë pa taktika janë rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes.

9 –  Mundësitë shumohen ndërkohë që krijohen.

10 – Arti suprem i luftës është të mposhtësh armikun pa luftuar.

11 – Trajtoi trupat e tu sikur të jenë djemtë e tu të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë.

12 – Kur janë të fortë, shmangini. Nëse kanë moral të lartë, mposhti. Nëse janë të qetë, shqetësoji. Nëse janë të bashkuar, ndaji. Sulmo pikat e dobëta.

13 – Lërini planet tuaja të jenë të errët e të padepërtueshëm si nata dhe kur veproni ato të bien si vetëtima.

14 – Njih vetveten dhe do fitosh të gjitha betejat.

15 – Ka 5 gjëra thelbësore për fitoren. Fiton ai që di kur të luftojë dhe kur jo. Fiton ai që di si të merret si me forcat superiore ashtu dhe me ato inferiore. Fiton ai ushtria e të cilit ka të njëjtin shpirt në të gjitha radhët. Fiton ai që i përgatitur kërkon ta kapë armikun të papërgatitur. Fiton ai që ka kapacitet të madh ushtarak dhe që nuk ndërhyhet nga sovrani.

16 – Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё.

17 – 5 nota muzikore veç e veç nuk bëjnë asgjë, së bashku dhurojnë një melodi. 5 ngjyra veç janë thjesht ngjyra. Të kombinuara ata prodhojnë shkëlqim.

18 – Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh.

19 –Një lider i vërtetë udhëheq me shembull jo me forcë.

20 – Qëllimi i luftës është paqja.

 

 

December 31, 2017 22:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*