Mjeti përplas për vdekje të moshuarin në rrugën Laç- Mamurras

May 7, 2016 22:12

Mjeti përplas për vdekje të moshuarin në rrugën Laç- Mamurras

Një 72-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme teksa u përplas nga një automjet.

Ngjarja u regjistrua  në superstradën Laç – Mamurras , tek kryqëzimi i Sanxhakut,  ku shtetasi A. K duke drejtuar mjetin e tij me targa AA 573 KD ka përplasur  shtetasin Hysen Mitku , 72 vjeç , banues në Sanxhak ,  i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta policore u bë i mundur kapja dhe  shoqërimi i tij në  Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

May 7, 2016 22:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*