MM: Kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare, në përputhje me ligjet

November 10, 2015 21:44

MM: Kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare, në përputhje me ligjet

Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp ka theksuar sot se, kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare është në përputhje me të gjithë ligjet e vendit dhe në përputhje të plotë me detyrimet që na rrjedhin nga NATO.

“Në mars të vitit 2008, Njësia e zbatimit të Projektit për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapsirës Detare, përfundoi instalimin e të gjitha paisjeve elektro-mekanike. Kompania zbatuese e projektit “Lockheed Martin”, ka mirëmbajtur sistemin pas periudhës 1-vjeçare të garancisë deri më 12.12.2010.

Duke nisur nga 01.01.2011-31.07.2011 nuk është siguruar mirëmbajtja e sistemit me të tretë, megjithëse sistemi ka kushtuar 45 milionë dollarë. Për përiudhën 01.08.2011-31.12.2011 sistemi është mirëmbajtur nga firma kontraktuese shqiptare, “IDEA TEL” sh.p.k, Tiranë me një kosto financiare 48 750 000 (pa tvsh). Prej datës 1 janar 2012 deri në shtator të vitit 2015 nuk është siguruar mirëmbajtja e sistemit më të kontraktuar. Kjo është situata në të cilën u la vëzhgimi i hapsirës detare nga qeverisja e mëparshme”, shprehet Ministria e Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes në dhjetor të vitit 2013 mbylli kontratën për vënie në gatishmëri të sistemit (pasi kishte thuajse dy vjet që nuk punonte) dhe mirëmbajtjen në vlerën totale 62 436 292 milionë lekë me kohëzgjatje 12 muaj, ndryshe nga kontrata e qeverisë mëparshme që vetëm për mirëmbajtje dhe vetëm për 5 muaj kishte paguar 48 750 000 milionë lekë”, thuhet në deklaratë.

Sipas MM, “kompania, e cila është përzgjedhur me tender për të kryer vëzhgimin dhe mirëmbajtjen e hapsirës detare ka zbatuar kontratat e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes që në vitin 2004 dhe është përfaqesuesi zyrtar i kompanisë GEM, prodhues i radarëve që Shqipëria disponon”.

November 10, 2015 21:44
Komento

1 Koment

  1. Arjani November 11, 00:24

    Projekti thoni ka kushtuar 45 milion dollare, kur per pjesen e hartuar, dizenjuar dhe realizuar nga firma amerikane ka kushtuar 17.9 milion dollar, pra per blejren e komplet paisjeve elektronike, radaret, sistemet komunikimit, e nensistemet e tjera perfshire edhe softin 450 000 dollare. Pjesen tjeter pra rreth 27 milion dollare ishte ndertimi i infrastruktures mbeshtetese: linjat elektrike, kabina, rruge, godina (qe ne te shumeten e rasteve egzistonin prej sistemit te diktatures Hoxha), por ketu eshte bere baderdia fare, vjedhur , vjedhur me eksavator, nga kjo elite qe sot drejton FA. Sa per procedurat e tenderi, qe i krahasoni me ato te NATO mos se eshte nje turp i madh. Procedura u zgjodh e “kufizuar” per te mos bere asnje konkurence tenderi, per ta mbyllur tenderin direkt me firmen qe kishte zgjedhur Ministria, kundrejt tarifes 20 %,. Moj zonje mos se do ta shofesh ate partnerin tend ne ndonje video spektakulare duke marre canten me leke nga makina. Boll se pislleku qe ke gatuar nuk ka jorgan ta mbuloje, nga era e keqe qe solle me rilindjen mblodhe te gjithe qene e lagjes, te cilet mend te cane ate dite. Megjithese e zgjodhe vete, edhe dolumentat nuk i solli dot ne rregull, por i mbylli komisioni ashtu si “ato” neper kembe. Morre bakshishin ne kontraten baze, ushtrove presion maksimal qe detyrove Gjeneralin te ndryshonte cmimet e paisjeve ne nivelet nga 50 000 leke ne 600 000 leke. Mos moj bastarde se do ta shohesh veten me dokument se si direkt ke urdheruar Gjeneral Shkurtin te miratoje ndryshimin e cmimeve. Sa per fondet e perdorura, fal zotit qe ishte nje Komandant kokekrisur atje tek QVD qe nuk te lejoj te gllaberoje miliona te tjere. E realizove me Drejtorin e Mediut Kolonel Fredi Dimo, qe miratoj fondin absurd te vjedhjes nga ty prej 3.7 miliard dollar per ta “shkateruar perfundimisht sistemin” per tre vjetet e ardhshem. Me 3.7 miliard leke e ben sistemin nga e para komplet. Moj Mirike, Imami e zgjati realizimin e prokurimit se nuk kishte asnje njeri qe ti pergatiste nje studim legal, ligjor jo si ai i 2011, qe partneri te vidhte komplet leket, ashtu si i shantazhove me presion ta benin nga e para studimin ne 2015, me te njejtin variant si 2011, por jo me shumen 480 000 000 leke por me koston vjetore mesatare 1 230 000 000 leke, e kupton moj bishe e ndyre se sa e pangopur je ti. Tre fishin e fondit te vitit 2011 per nje vit kalendarik ke vendosur ne kontraten e re, kane filluar te te zene mallkimet e ushtarakeve qe ti dhe ai partneri tend, qe se ndan as kur shkon ne banjen e re, u keni hequr parat e ushqimeve, dietave, kompensimin e qirave te shtepise. Ne historine e MM je Ministria me e korruptuara, per 2 vjet. Ke vendosur rekord. Mos u gezofsh dhe harxhofsh parate e vjedhura por gjak dhe lote te te dalin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*