Mocion kundër Shqipërisë, Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave”

April 15, 2019 15:37

Mocion kundër Shqipërisë, Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave”

Një grup prej 4 deputetësh të Parlamentit holandez kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it.

Më 11 prill, Parlamenti i Holandës kishte debatuar mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani, Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë holandeze t’i propozojë Komisionit Europian fillimin e një të ashtuquajture “procedurë e tërheqjes së frenave”, e cila lejon pezullimin e udhëtimit të lirë.

Mocioni u depozitua nga ligjvënësja kristian-demokrate, Madeleine van Toorenburg, ndërsa ka edhe 3 bashkautorë të tjerë, Jeroen van Wijngaarden, Jasper van Dijk, Nico Drost.

Justifikimi i tyre është se kjo lëvizje vjen si përpjekje në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar. Mocioni kalon në votim më 16 prill.

Van Toorenburg pretendon në argumentet e saj se, në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht.

Propozuesit e masës kanë vënë në dukje faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme, sipas tyre, të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë.

Këto organizata kriminale, nga sa shkruan faqja zyrtare e “Schengen”-it, po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Europë pa viza, duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës.

o.j/dita

April 15, 2019 15:37
Komento

3 Komente

  1. Dardan April 15, 18:04

    Pune e madhe! Lulezim Basha ka passaporte hollandeze.

    Reply to this comment
  2. Fredi April 16, 07:09

    Ne Hollande vepron diaspora serbe.Atje kane rekrutuar shume profesioniste si profesore universitetesh dhe politikane.Shume kriminele lufte serbe kane kaluar nepermjet Hollandes per te shkuar ne Australi Afrike te Jugut dhe Zelanden e Re.Dhe keta deputete hollandeze ka sh.mundesi te jene te shtyre nga agjentura serbe.Dhe Lulzim Basha eshte i rekrutuar nga kjo agjenture per te zevendesuar spiunin plak Salih Berisha.

    Reply to this comment
  3. Arben April 16, 08:48

    Nuk eshte antishqipetarizem, Jo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin