Mocioni ndaj Qeverisë, Kurti: Marrëveshje e fshehtë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

March 25, 2020 12:56

Mocioni ndaj Qeverisë, Kurti: Marrëveshje e fshehtë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mban fjalën e tij në Kuvend në seancën e mosbesimit ndaj qeverisë së tij.

Ai deklaroi se ky mocion kërkon ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë nga koronavirusi.

Sipas tij ka një marrëveshje të për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti deklaroi se ky është një pazar presidencial por nuk do të ketë pazar me qeverinë e tij.

”Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli. Ky mocion do të lerë vendin pa qeverinë që do të luftojë korrupsionin.

Po doni ta leni venbdin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë qeveri që e ka menaxhuar këtë situatë në mënyrë shembullore.

Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajonit. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit.

Papunësisë në Kosovë tashmë iu shtua dhe koronavirusi, e ju doni ta leni vendin pa qeveri.

Ky miocion s’ka të bëjë me shkarkimin e minstrit Veliu apo me heqjen e trupave anerikane në Kosovë.

Ky mocion la lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një pazar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka”, tha Kurti.

j.l./ dita

March 25, 2020 12:56
Komento

1 Koment

  1. alphade March 26, 00:45

    O Albin, qe diten e pare qe u shpalle
    K/minister i Kosoves duke u bazuar
    ne fjalimet e deklaratat tuaja kam
    shkrojtur se ditet tuaja jane te numu-
    ruara dhe si afat caktova 6 muaj maksi
    malisht por nuk besova se do te ishte

    kaq e shpejte dhe e papritur rrezimi yt
    nga “kali” por ja qe ndodhi dhe nga ky
    “leksion” duhet te nxjerresh nje mesim
    te madh qe esencialisht eshte ky: “Mos
    u mundo t’u japesh mend botes dhe
    “SHTRIJE KEMBET SA KE JORGANIN”
    Kete beri edhe paraardhesi juaj ku u
    ngrehos me “nacionalizmin” e Saliserbit
    dhe ju nuk nxorret mesim nga kjo …! E
    niset me bomba tymse ne parlament ,
    ashtu sic bene trinomi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim