Modeli ekonomik i Shqipërisë? Tregu i punës tregon shumë

August 19, 2018 14:45

Modeli ekonomik i Shqipërisë? Tregu i punës tregon shumë

Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për call center, punonjës për rrobaqepësite, fabrikat e këpucëve, kamarierë dhe banakierë, teknik minierash dhe ndërtimi, shoferë pastrues etj.

Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë.

Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznese në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme.

Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e është e orientuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë.

Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.

Kërkesa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi europian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona, shkruan Monitor.

Nga ana tjetër shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm. instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.

20 profesionet më të kërkuara në Shqipëri

1              Operator për call center

2              Operatorë për makinë qepëse

3              Kamarierë dhe baristë

4              Këpucar (fabrike)

5              Teknikë ndërtimi

6              Teknikë minierash

7              Shoferë

8              Pastrues dhe ndihmës shtëpie

9              Shitës

10           Punonjës sigurie

11           Hekurkthyes dhe punonjës metalesh

12           Inxhinier teknik

13           Ekspert iT

14           Operatorë për makina ushqimore

15           Agjentë shitjesh

16           Llogaritare dhe ekonomiste

17           Inxhinier

18           Mekanik

19           Kuzhinier

20           Punonjës te drurit për mobilieri

 

o.j/dita

August 19, 2018 14:45
Komento

5 Komente

  1. Arben August 19, 16:32

    Ekonomia e skllaverise.

    Reply to this comment
  2. MH August 19, 18:26

    Specialitetet e tjera qe nuk paraqiten ne kete liste tregues.Kane ikur emigranta jasht vendit.Shteti duhet te mendoj hapjen e shkollave te mesme teknike dhe teknologjike.Kjo si parapergaditje te parashikemve ne mardhenie dy e ma shume palshe shteterore me vendet e industrializume.Ne perspektive me mbeshtetje te biznesmeneve vendas e ne vecanti ati nderkombetar.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 20, 11:35

    Hidhni nje sy profesioneve qe kerkohen, dhe do te kuptoni fare qarte, qe investimet e mesme dhe te medha ne Shqiperi, mungojne totalisht! Fajin e kupton gjithkush se cili e ka!

    Reply to this comment
  4. l’agente Boris Karpiçkov August 20, 15:11

    Jemi me keq se vendet e botes se katert, se vendeve te botes se trete u hame mune……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*