Moderatorja e njohur rrëfen si e refuzoi ish-sulmuesin e Juventusit

October 27, 2017 20:19

Moderatorja e njohur rrëfen si e refuzoi ish-sulmuesin e Juventusit

Ajo u kthye shumë shpejt në një nga personazhet më të diskutuar teksa moderoi disa emisione në In tv.

Ajo cfarë ka bërë më shumë përshtypje është fakti se Einxhel u përfol për një lidhje me një biznesmen dhe gjithashtu dhe për refuzimin që i bëri një futbollisti të njohur.

Einxhel Shkira e ftuar në “Pop Culture”, ka folur më shumë rreth jetës së saj personale, karrierës dhe angazhimeve të momentit.

Einxhel shpjegoi atë që mediat online kanë shkruar për të së fundmi, për një lidhje të mundshme me një biznesmen. Sipas saj kjo është fund e krye një histori e trilluar , madje tregon edhe momentin kur është informuar se qarkullonte një lajm i tillë:

“Ndodhi për ditëlindjen time. Në festë ishin vetëm vajza, ndërsa ditën tjetër u nisëm për në Mal të Zi dhe në mëngjes më kishin ardhur pa fund link të lajmeve, ku lexoja se unë kisha festuar ditëlindjen me një biznesmen që ishte i dashuri im. Me të cilin kisha disa muaj lidhje dhe gjërat janë bërë serioze dhe përveç të tjerave unë kisha marrë shumë dhurata, por më të bukurat ishin të atij. Këtu u mërzita unë, pasi nuk kisha marrë asnjë dhuratë”, thotë Einxhel.

Einxhel Shkira foli mes të tjerash edhe për një foto ku ajo duket pranë ish-sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet.

Einxhel tregon se fotoja është bërë në një event të drejtuar nga ajo, ndërsa francezi ishte i ftuar. “Ishim në një event, të cilin e moderoja unë dhe Trezeguet ishte i ftuar special. Në atë moment, ai kërkoi të pinte diçka me mua, por unë i thash që nuk mundem”.

Më tej, Einxhel zbulon edhe arsyet e refuzimit.

“Realisht nuk është se më pëlqeu. Ne krijojmë këtë idenë që këta personazhet super të famshëm janë ndonjë qenie e çuditshme, por faktikisht ishte një mashkull si gjithë të tjerët. Në momentin e parë që zbriti, filloi të gjuante kë kishte rrotull. Nuk mu duk aspak interesant”, thotë Einxhel.

October 27, 2017 20:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*