Modric mbyll debatin për Ronaldon: Jemi miq, ja çfarë më shkroi pas çmimit

September 7, 2018 11:28

Modric mbyll debatin për Ronaldon: Jemi miq, ja çfarë më shkroi pas çmimit

 

Luka Modric ka thënë se ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, i ka thënë atij se e ka merituar ta fitonte çmimin e “Lojtarit të Vitit”, që jepet nga UEFA.

Mesfushori kroat mundi CR7 dhe Mohamed Salah për këtë çmim, i cili u prezantua javën e kaluar në shortin e Ligës së Kampionëve, të hedhur në Monako.

Si rezultat i mosfitimit, Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë përkatëse, me agjentin e tij, Jorge Mendes, duke thënë më vonë se klienti i tij nuk fitoi, çka “ishte qesharake dhe e turpshme”.

Por, në mënyrë private, ylli i Juventusit ka komplimentuar ish-shokun e tij të klubit, i cili e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës, këtë verë.

Duke folur për mediat, pasi Portugalia dhe Kroacia barazuan në miqësoren 1-1 të së enjtes, Modric tha se Ronaldo i kishte thënë atij se e meritonte ta fitonte çmimin.

“Cristiano më dërgoi një mesazh, më përgëzoi dhe më tha se ishte i lumtur për mua dhe se e meritova çmimin, – tha Modric pas ndeshjes. – Ai, gjithashtu, tha se mezi pret për të më takuar përsëri”.

Kroati shtoi: “Unë jam i lumtur që jam në një tjetër finale të madhe, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam një marrëdhënie të mirë me Cristiano Ronaldon dhe do të vijojmë të jemi miq edhe në të ardhmen. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por unë nuk jam i fiksuar me to”.

a.s/dita

September 7, 2018 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*