Modric-Perez, nesër takimi vendimtar: Kroati do t’i tregojë arsyen e largimit

August 9, 2018 11:54

Modric-Perez, nesër takimi vendimtar: Kroati do t’i tregojë arsyen e largimit

 

Emri i Luka Modric pritet të jetë në kopertinën e kësaj merkatoje verore, deri në ditët e fundit.

Mesfushori kroat përsëriti vullnetin për të ndryshuar ajrin, por Real Madridi duket i gatshëm për të mos e lejuar të largohet.

Sipas raporteve të “Tuttosport”, nënkampioni i botës do ta takojë nesër presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez, në atë që ndoshta do të jetë samiti vendimtar për të ardhmen e tij.

Modriç e ka informuar Josè Angel Sanchez se ai dëshiron të provojë një aventurë të re dhe se kjo nuk ka të bëjë me paratë.

Ndërkohë, udhëheqja e “merengues” është e gatshme për ta mbuluar standardin e vet të artë, në përpjekje për ta bindur kroatin të qëndrojë.

Kjo nënkupton një rritje të pagës deri në 12 milionë në sezon, një ofertë që tejkalon atë të marrë nga Interi, 10 milionë euro në sezon.

Modric ndoshta është duke pritur dritën jeshile nga Perez, i cili ende ka fuqinë për të vendosur.

Interi, nga ana e vet, është një spektator i historisë, i vetëdijshëm se e ka bërë pjesën e vet deri në fund.

Pritja vazhdon deri nesër, kur zikaltrit do ta marrin vesh nëse mund t’i përgjigjen Juventusit me një goditje tjetër “galaktike”.

a.s/dita

August 9, 2018 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*