Modric: Topi i Artë? Synimi im është Kupa e Botës

July 14, 2018 19:09

Modric: Topi i Artë? Synimi im është Kupa e Botës

Luka Modric ka deklaruar një ditë para finales së Botërorit 2018 se dëshira e tij e vetme është që të fitojë këtë kompeticion dhe jo Topin e Artë.

“E kam thënë shpesh, jam i përqendruar te kombëtarja ime. Topi i Artë nuk më shkon në mendje. Dua që Kroacia të fitojë Botërorin, të tjerat nuk i kam në dorë. Nuk i kam prioritet çmimet individuale”, ka deklaruar kapiteni kroat.

Mesfushori shtoi se në rast fitoreje, ai do ia kushtojë trofeun jo vetëm kroatëve, por edhe personave që e kanë mbështetur.

Kur u pyet nëse merr frymëzim nga lufta, Modric u përgjigj pa hezituar se nuk i pëlqente t’i rikthehej kësaj teme.

“Sigurisht që të shënjon, por nuk dua të flas për të kaluarën, vetëm për të ardhmen”, përfundoi së thënuri ai.

Modric shikohet si një kandidat shumë i mirë për të rrëzuar nga froni Kristiano Ronaldon, pasi krahas paraqitjes së tij në këtë Botëror, duhet përmendur edhe fitorja e Champions League me Realin e Madridit.

s.a/dita

 

July 14, 2018 19:09
Komento

3 Komente

  1. XXXL July 14, 19:20

    Modric do te marre si kujtim te trofeut dhe Topit te Arte, mbulesen e tavolines ku do te qendroj KUPA e BOTES.
    E rren menja, duket si vellaj i vogel i Ballist Morines., na tmerruam me ate hunde te dale si sqep papagalli.

    Reply to this comment
  2. Arben July 14, 20:08

    O I fiton te dyja.o asgje.

    Po e mori Franca e fiton mbape topin

    Reply to this comment
  3. demo July 14, 20:28

    Modric eshte mesfushori me i mire qe ka njohur bota.Eshte Ziko,Platini,Pirlo,te marre sebashku.
    Eshte i padukshem,por titujt e Realit duhen kerkuar tek ky punetor pa fjale dhe pa tituj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*