Mogherini bën bashkë Thaçin dhe Vuçiç

March 23, 2018 22:49

Mogherini bën bashkë Thaçin dhe Vuçiç

 

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë bashkë sonte në Bruksel presidentin kosovar, Hashim Thaçin dhe atë serb, Aleksandar Vuçiçi.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se takimi i përbashkët që ndryshe është cilësuar si darkë pune është duke vazhduar.

Para takimit të përbashkët, Mogherini ka takuar veçmas, fillimisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe më pas edhe atë kosovar, Hashim Thaçi.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis të dyja vendeve  për relaksimin e raporteve reciproke,.

Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet.

Me Strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian vetëm sa u ka përsëritur si Kosovës ashtu edhe Serbisë, domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt integrimit evropian.

Një marrëveshje e tillë është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019.

l.h/ dita

March 23, 2018 22:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim