Mogherini dhe Hahn flasin për zgjerimin e bllokut, tregojnë ‘planin’ e BE

September 21, 2017 11:06

Mogherini dhe Hahn flasin për zgjerimin e bllokut, tregojnë ‘planin’ e BE

Bashkimi Europian mbështet prespektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, janë takuar me gjashtë liderët e rajonit, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë.

Në deklaratën e përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehin angazhimin e tyre në rritje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt prespektivës europiane.

Deklarata:
“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjithë rajonin.

Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Europian për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit. 

Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
     
Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit;  Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev – konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”.

September 21, 2017 11:06
Komento

1 Koment

  1. Adih September 21, 16:52

    Ore te uruar EURO DEPUTETE , si nuk u lodhet o te mjere me ne shqiptaret . Na lini rehat ,,nuk e hame ate kokerr ulliri ,qe te vendosni ju me diktat ligjin e mprehte e pa kompromis te BE dhe transparencen e saj . Kemi bere shume zullume ,qe nuk i peshon jo kandari por as edhe vinci .. Me popullin dele qorre e kemi rregulluar me kohe , e kemi aforfe nga DULLA:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*