Mogherini: E ardhmja e vendeve të Ballkanit është brenda BE-së

February 6, 2018 14:59

Mogherini: E ardhmja e vendeve të Ballkanit është brenda BE-së

 

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dha mesazhin se e ardhmja e rajonit është e përbashkët me Bashkimin Europian.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës gjeografikisht, ato ndajnë të njëjtën histori me vendet anëtare të BE, trashëgimi kulturore, sfida dhe interesa.

Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE.

Shqipëria dhe Mali i Zi janë në 100% me politikën e jashtme te BE, dhe mund të vazhdojë që janë shembuj, dhe jo probleme që duhet të evitojmë por dhe shanse që mund të eksplorojmë në maksimum vetëm nëse jemi bashkë.

Kjo strategji sot jep një perspektivë të qartë për integrimin e të 6 partnerëve. Është e qartë se janë reforma të veçanta që qytetarët të gëzojnë të drejta të njëjta me qytetarët e BE.

Kemi parë dhe shohim shumë reforma që vijojnë në rajon, të karakterizuar nga një vendosmëri e fortë që liderët e Ballkanit kanë bërë zgjedhje të qartë të çojnë vendin në BE, gjithshkush në ritmin dhe kohën e vet, por drejtimi është i qartë. Sot i themi se dhe ne bëjmë të njëjtën zgjedhje”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen. Pres që dhe vendet e tjera në muajt e ardhshëm të nisin negociatat. Sot nuk kemi adoptuar vetëm një strategji por kemi hapur një rrugë që në muajt e ardhshëm të na sjellë vendime të tjera. Raportet vjetore do të publikohen në prill, do kemi samitin BE-Ballkan Perëndimor në maj dhe një vendim të mundshëm të këshillit në qershor. Strategjia mbështet këtë agjendë me iniciativa të qarta”.

a.s/dita

 

 

February 6, 2018 14:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*