Mogherini: Kosova e Serbia të shmangin përpjekjet për shtete etnikisht homogjene

August 31, 2018 17:09

Mogherini: Kosova e Serbia të shmangin përpjekjet për shtete etnikisht homogjene

 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

“Cilido që të jetë rezultati i dakordësuar në mënyrë reciproke do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Mogherini.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis tyre, i cili pritet të vazhdojë javën e ardhshme.

a.s/dita

August 31, 2018 17:09
Komento

1 Koment

  1. Rrespekt Signora Mo. August 31, 17:43

    Shqiperia mundet te kerkonte ne Jug-
    pastaj Janinen e gjite Epirin ,
    me shume se 1/2 e shtetit FYROM-it deri ne kufij
    me Bullgarine ne Juglindje ,
    ne Veriperendim do shkonte kufiri Shiptare dri
    ne Podgorice ,
    dhe ne drejtim te serbise do ti futej nga posht
    deriu en afersi te Nishi-t

    pra te behej nji Korigjim i Masakres se 1913 – es

    qe Fuqite e Medha i ben Hartes se Shqiperise !!!

    Po pse kot e ngaterroj Ballkanin Europa me 1913 -en ?
    Si do ta mbajne ne konflikte te perhereshme Ballkanin
    Europianet dhe perdorin ate ,si ja do qejfi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*