Mogherini: Mbështesim reformat e qeverisë shqiptare, fokusi tek qytetarët

July 22, 2017 09:28

Mogherini: Mbështesim reformat e qeverisë shqiptare, fokusi tek qytetarët

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, ka theksuar se reformat nuk janë kërkesë e Brukselit, por e qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka deklaruar se reformat që duhet të realizojë Shqipëria, janë më së pari kërkesa të vetë qytetarëve. Mogherini e bëri këtë deklaratë në Athinë, pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Puna që bëjmë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përqendrohen në prioritetet që para së gjithash u referohen qytetarët e këtyre vendeve.Kam parë se qeveria aktuale në Shqipëri është marrë veçanërisht me reformat e përgjithshme, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe gjithë ato reforma ekonomike dhe sociale që nevojiten. E njëjta vlen edhe për partnerët e tjerë në Ballkanin Perëndimor. Konstatoj mirëkuptim nga ana e lidershipit të këtyre vendeve, se reformat nuk janë një kërkesë e Brukselit, por diçka që kërkojnë qytetarët e këtyre vendeve të realizohen…Konsiderojmë se rajoni i ka nevojë reformat dhe se forcat reformuese, që mund të ecin në rrugën drejt Bashkimit Europian, janë në dobi të qytetarëve në këto vende”, tha Mogherini.

Nga ana e vet, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se Athina mbështet politikën e BE-së për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mbështesim politikën e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, gjithmonë me përmbushjen e kritereve”, tha Kotzias, duke veçuar mbështetjen ndaj Shqipërisë, por edhe të Maqedonisë.

Duke shtuar për këtë të fundit se shpreson që kushti për zgjidhjen e çështjes së emrit, të jetë më i lehtë sot nga sa dje. Mogherini mbërriti në Athinë për një vizitë zyrtare, të premten në mesditë. Ajo u prit dhe nga kryeministri grek, Aleksis Tsipras. Në këtë takim, Mogherini i shprehu Tsiprasit, solidaritetin e gjithë vendeve anëtare të BE-së, për banorët e ishullit Kos që u godit nga tërmeti mesnatën e të premtes.

July 22, 2017 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*