Mogherini shmang pyetjen për Tahirin: Ka progres në luftën ndaj drogës

November 15, 2017 12:05

Mogherini shmang pyetjen për Tahirin: Ka progres në luftën ndaj drogës

 

Në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Mogherini ka konfirmuar angazhimin për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e reformave që Shqipëria po kryen, sidomos ajo në drejtësi.

“Kjo reformë është një çelës shumë i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë. Është një proces transformues dhe që shërben për shumë sektorë si biznesi, etj. Këtu ka shumë vend për përmirësim për të arritur potencialin e plotë, prandaj i kemi dhënë rëndësi kësaj reforme”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka përgëzuar institucionet shqiptare që kanë nisur këtë reformë dhe ka garantuar për vijimin e mbështetjes nga KE për implementimin e saj.

Teksa ka vlerësuar rolin e luajtur nga Shqipëria në Ballkan, shefja e diplomacisë amerikane ka nënvizuar se, viti i ardhshëm mund të jetë një shans për vendet e rajonit.

“Jemi dakord që viti 2018 do të jetë një mundësi unike për rajonin në tërësi dhe Shqipërinë, që të përparojë në rrugën e integrimit. Jam e sigurt se presidenca bullgare e BE-së do të punojë ngushtë me rajonin. Jam e bindur se Shqipëria mundet dhe do t’i përdorë 6 muajt e ardhshëm për të bërë hapa kyçe”, ka shtuar Mogherini.

Ndërkohë gazetarja Erisa Zyka kërkoi që të mësojë nga kryediplomatja e BE se si e komenton vendimin e mazhorancës për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

E pyetur nëse kjo tregon vullnet në luftën ndaj drogës, Mogherini tha se nuk komenton veprimet hetimore.

“Siç e thashë, këtu në Bruksel dhe në Tiranë, kultivimi i drogës duhet trajtuar në mënyrë serioze, me gjithë mbështetjen politike, që të ndodhë në mënyrë serioze. Siç e nxori në pah ministri, dhe siç jeni në dijeni, agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë me vendet anëtare, dhe me Guardia di Financian. Është rregulli im i artë që të mos komentoj për hetime që vazhdojnë. Nuk është korrekt, jo vetëm në vendin tim, por edhe në vendet e BE. E respektoj dhe vlerësoj punën e gjyqësorit. Kultivimi dhe trafiku i drogës është një prioritet jetik. Shikoj vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin që kemi, shoh hapa përpara dhe vullnet politik. Sigurisht që duhet të shohim rezultate të qarta. E them këtë jo se është një kusht i BE-së, por është e nevojshme për vendin tuaj. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur progres, por duhet konsoliduar dhe duhet të vazhdojë,” tha ajo.

Kurse kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati tha se pyetja e Zykës kishte më shumë koment se pyetje brenda.

 

November 15, 2017 12:05
Komento

5 Komente

  1. Nipi i A.Rustemit November 15, 12:47

    O DITA,
    Po ktheheni ne Kazan te shtangistit Meta!
    Mogerini nuk eshte shefja e diplomacise amerikane qe shkruan nje gazetar analfabet!
    Duhet te beni thirrje te ngrihet me kembe tere opinioni publik qe te kerkojne IKJEN e tere trupit diplomatik amerikan e BE-se qe kerkojne ARRESTIMIN e tahirit per te shpetuar SALINE ,EDVININ,NANON E LIKE FLORINE!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. KALI I SADIJES November 15, 13:13

    KUSH ESHTE KJO MOGERINI,MAMAJA E TAHIRIT!?
    PO ZAGARI QE E PYET NE EMER TE KUJT P.DH SEME PYET!?

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 15, 14:02

    Komunistja e poshter Mogherini ka vjedhur me sekseren kokekuqe Vllahutini BE-ne ne aferen mafioze te Viles ne Farke,

    prandaj:

    SI MUND TE HAPI GOJEN PER SAJME QORRIN E HABILAJVE TE DROGES QE ISHTE EDHE BENIAMINI I EDVIN KARAGJOZIT?

    Reply to this comment
  4. MH November 15, 17:28

    Popo mire.Po kujt ia thue.Ka hapur barkun politikani ma idiot i politikes shqiptare shoqeruar edhe nga nji emanpickim femne pe Dibre qe i meshon sa ti zaje vugjuti per kundergoditje qeverise.Ky politikani mbasi kaloj jarovizimin 3 mujor ne cader nuk pushon shpifje qe dhe ai vete e dhe pse i reciton nuk i beson.Ky lloj politikani asht ne ate gjendje moshe trunore per te luajtur rasabuq,kukamshefti,shkopecingla qe i duhet edhe 4-5 vjet rritje ushtrim trunit per te luajtur kaladibrancen e dibranes piskavice.

    Reply to this comment
  5. alfons November 15, 19:47

    Or ti nipi i A.Rustemit!Kush te beje thirje qe opinioni te ngrihet ne keme dhe a ka kembe opinioni?Si intelektual qe ja kaloke gazetarit “analfabet” per nje gabim njerzor na shpjego kujt i drejtohesh?Ky opinioni juaj vertet e ke qe duhet te perzere amerikanet dhe evropjanet!!!Ke duhet te mbaje opinioni kinezet ruset apo iranin?Mos e tejkalo masen e alkolit ne se do japish mendimin tuaj te vetem he nip i dashur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*