Mogherini: Do pendohemi nëse nuk sjellim Ballkanin në BE

September 2, 2019 14:55

Mogherini: Do pendohemi nëse nuk sjellim Ballkanin në BE

Në fjalën e saj të fundit, në konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE Federica Mogherini, u shpreh se ekziston interes i qartë për ta sjellë të gjithë Ballkanin në Bashkimin Evropian.

Kemi interes të qartë ta sjellim të gjithë Ballkanin brenda bashkimit Evropian dhe të gjithë e dimë që bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe të komplikuar. Do të na duhet të zgjidhim shumë probleme, duhet angazhimi politik nga të gjitha palët, kurajo dhe lidership. Nga zgjerimi nuk do të përfitojë vetëm Ballkani por të gjithë ne, pasi edhe ne kemi nevojë për të. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim por për unifikim të gjithë Evropës”. Mogherini theksoi se është koha të tregohemi të zgjuar dhe të ndërmarrim hapat e mëtejshëm drejt unifikimit të familjes sonë evropiane.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, jam e sigurt që do të pendohemi”-përfundoi ajo.

 

 

b.b/dita

September 2, 2019 14:55
Komento

5 Komente

  1. demo September 2, 15:18

    Boll i keni zezaket ne BE.

    Reply to this comment
  2. MH September 2, 15:58

    Merreni me mend sikur Putini i Rusise te vendosin armatime tue krijue nji baze te shendosh ushtarake ne Serbi me dalje ne Ulqin.Mandej Macaroni do kujtohet frengjisht per strategjine Europiane,po do jete vone.
    Mos ju duket pa gja keto pune,mbasi dhe Trumpi i ka mire punet si me rusin dhe serbin te cilin e ka vlersu dhe vlerson kombin rracist gjakatar Serb si populli i civilizuem e paqedashes.Kjo imponon politiken pa prespktive te Shqiptarve te lidhen me turkun.Nji shqiperi e sodit e ngelun me armatime huj gardhit kur kishte nji ushtri solide deri me rraketa.Mbetet kashat e kaperdishme nen turrin e gjuetarve te cdo shoqerie gjuetaresh.Apo nuk jane e zeza e vedit.Nuk dine ta caktojne strategjine e interresit kombetar nga grindjet ndermjet tradhetarve dhe patriotve qe i kane dal zot atdheut qe me luften e dyte boteror.

    Reply to this comment
  3. info analitike September 2, 16:54

    Mandati i shoqes Mogherini ishte nje deshtim total dhe i gjithanshem. Kete tashme ia thone hapur si zyrtaret e BE ashtu dhe ata italiane perfshire Renzn qe e propozoi. Megjithate para se te largohet ka ca detyrime me kriekaqolin per vilen e shtrenjte qe i ka paguar ne Bergamo.

    Reply to this comment
  4. Resho September 2, 18:55

    Ju jeni e mrekullueshme dhe e zgjuar moj Zonje e nderuar.Ne kinematografine shqiptare ka nje personah me emrin Zheleznov,ish ruset e viteve 6o ne Shaiperi,te cilit gjenerali i thot :Do ta kerkosh vloren e sdo ta gjesh, do bredhesh si cifuti ne shkretetire.Prandaj Zonje e Nderuar thuaja me mire troc evropjaneve::Shpejtoni zoterinje, se gati eshte zheleznovi i cili ka qe ne vitet 60 qe bredh ne shkretetirei varferi.

    Reply to this comment
  5. Arben September 2, 21:19

    Ju te penduar keni lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*