Mohamed Salah zgjidhet futbollisti afrikan i vitit

January 5, 2018 11:05

Mohamed Salah zgjidhet futbollisti afrikan i vitit

 

Mohamed Salah u shpall futbollisti afrikan i vitit, në një ceremoni në qytetin e Akrës në Ganë, ku morën pjesë personalitetet më të njohura sportive të kontinentit e që vlerësuan sulmuesin e Liverpulit për të gjithë arritjet e 2017.

Salah arriti të marrë më shumë vota, duke lënë pas krahëve shokun e tij te skuadra angleze, Sadio Mane si dhe sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Pier-Emerik Obamejang.

25-vjeçari Salah mbylli një vit fantastik, në fillim duke i dhënë Egjiptit kualifikimin në një Botëror për herë të parë pas 1990 me një penallti dramatike, e më pas me një mori golash te Liverpuli. Me formacionin e “Anfield Road”, sulmuesi ka shënuar 23 gola në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke justifikuar shifrën e blerjes prej 50 milionë eurosh.

“Është e vështirë të shpjegoj atë moment kur u kualifikuam në Botëror pas 28 vjetësh. Ky është një çmim i madh për mua, pikërisht për momente speciale si ai”, tha Mohamed Salah.

Çmimi për futbollistin më të mirë afrikan zgjidhet nga votat e trajnerëve dhe drejtorëve teknik të kombëtareve kontinentale. 2017 ishte viti i parë kur u lejuan të votojnë edhe kapitenët e përfaqësueseve.

January 5, 2018 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*