Mohimi i rrezikut rus nga Evropa

Andrew A. Michta “Politico” July 29, 2015 20:52

Mohimi i rrezikut rus nga Evropa

Edhe pse ende u duket kundërproduktive shumë vetëve, rreziku i luftës në Europë nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lartë, që prej fundit të Luftës së Ftohtë. As liderët e fuqive të mëdha të Evropës, nuk kanë qenë kurrë më herët kaq shumë mohues, në lidhje me objektivin politik të Vladimir Putinit – rivendosjes së sferës së influencës nga ana e Moskës – apo sesa shpejt lufta në Ukrainë mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë, përgjatë kufirit verilindor të kontinentit.
Pavarësisht retorikës së ashpër dhe paralajmërimeve të përsëritura për Putinin nga udhëheqja e NATO-s, shumica e kryeqyteteve të Evropës dhe Uashingtoni se çfarë do të ndodhë, nëse ai përpiqet të shkaktojë probleme përtej vijës së kuqe të Aleancës, niveli i përgjithshëm i gatishmërisë ushtarake në Evropë, për t’iu përgjigjur një krize të përshkallëzuar në mënyrë të beftë, mbetet i pamjaftueshëm.

Pas vitesh të tëra të shkurtimesh të shpenzimeve të mbrojtjes, aleatët evropianë janë tashmë në një situatë ku mezi ofrojnë një të katërtën e aftësive ushtarake të NATO-s, me një numër vendesh të paafta për të vepruar jashtë territoreve të tyre kombëtare – një kusht ky thelbësor i përgjigjes aleate, në një rrethanë të paparashikuar.
S’mund të mohohet fakti se dobësia e përgjithshme ushtarake e Evropës, ka luajtur një rol në llogaritjet e Rusisë, jo vetëm gjatë aneksimit të Krimesë dhe përshkallëzimit të konfliktit në rajonin lindor Ukrainas të Donbasit, por që në luftën e vitit 2008 kundër Gjeorgjisë, sfida e parë e drejtpërdrejtë Putinit ndaj rendit normativ të sigurisë, megjithëse jo ende të vetë Evropës.

E thënë thjesht:dobësia shkakton agresionin e mëtejshëm.

Putin ka qenë i suksesshëm në ecjen përpara me projektin e tij, për të rivendosur një sferë e interesi të privilegjuar të Rusisë në Evropën Lindore, kryesisht për shkak se përgjigja perëndimore ka qenë e dobët dhe kontradiktore. Me Shtetet e Bashkuara, të hutuara nga shpërbërja e Lindjes së Mesme dhe konkurrencës në rritje gjeostrategjike të Kinës, përballja me agresionin e Rusisë në Ukrainë u shndërrua në një projekt evropian, ose më saktë gjerman, me Uashingtonin që ofron mbështetje.
Vetëm kohët e fundit, SHBA-ja ka filluar të lëvizë përtej stërvitjeve ushtarake, duke ofruar pajisje për Poloninë dhe shtetet balltike.
Në pjesën më të madhe, retorika e lartë bombastike që e dënon agresionin e Rusisë, është shoqëruar me gjysmë-masa, përsa i përket sanksioneve ekonomike, dhe çerek-masa ose më pak, kur është fjala për një përgjigje ushtarake.

I ashtuquajturi “rigarantim ” i aleatëve të NATO-s përgjatë kufirit verilindor, deri më tani ka rezultuar në stërvitje të kufizuara ushtarake, me trupat amerikane që shëtisin në rajon dhe kthehen sërish në bazën e tyre në Gjermani, dhe me vendimin më të fundit për të vendosur tanke dhe pajisje në një pozicion të paracaktuar për 5 mijë trupa.

Ndërkohë Perëndimi ç’armatoset

Qëkur Berlini pati deklaruar që në fillim se “nuk ka zgjidhje ushtarake” në Ukrainë, Kievi është bërë në një vend strategjik i askujt, dhe është çështje kohe para se faktorët e kombinuar ekonomikë dhe ushtarakë, të sjellin dështimin e shtetit dhe më tej ndarjen e tij.
Por pa ndihmën e konsiderueshme ushtarake ndaj Ukrainës për ta armatosur ushtrinë e saj, Rusia mund të mendojë lirshëm hapat e mëtejshëm, qoftë ky një tjetër aksion në Ukrainë apo nxitjen e tensioneve etnike në Balltik, ose ruajtja e kushteve aktuale gjysmë të ngrira në vend ose zgjedhja për të përshkallëzuar situatën.
Nëse kjo e fundit ndodh, ky inkursion në territorin e NATO-s, do të testojë besueshmërinë e Aleancës, në një kohë kur konsensusi mbi solidaritetin e aleatëve është në dyshim. Rreziku i luftës në Evropë, është rritur paralelisht me demilitarizimin progresiv të kontinentit, si në aspektin e trupave dhe pajisjeve, ashtu edhe në imazhin e përgjithshëm publik. Shpenzimet e mbrojtjes në thuajse të gjitha vendet evropiane të aleancës janë zvogëluar në 1.5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe vazhdojnë të bien më tej.
Kontributi i Evropës tek aftësitë ushtarake të NATO-s, që një dekadë më parë përbënte rreth gjysmën e forcës së saj, sot është në më pak se 25 përqind, dhe kjo shifër është gjithashtu në rënie. Disa vende në Evropë, duke përfshirë edhe ato të mëdha, e kanë dhjetuar armatimin e tyre, duke vënë kësisoj në pikëpyetje gatishmërinë e tyre për të dislokuar në fushëbetejë më shumë se disa mijëra trupa.
Situata është edhe më e tmerrshme, kur bëhet fjalë për logjistikën dhe transportin. Sot, Shtetet e Bashkuara sigurojnë 70 përqind të të të gjitha shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s. Procesi i demilitarizimit të Evropës gjatë dekadës së fundit, ka përkuar me modernizimin ambicioz ushtarak të Rusisë, me një shumë prej 700 miliardë dollarësh, dhe programet që synonin të prezantonin gjeneratën e ardhshme të forcave të blinduara, avionë dhe raketa dhe modernizimin e forcave bërthamore.
Edhe pse shpenzimet e Rusisë, s’mund të krahasohen me buxhetin e mbrojtjes së SHBA-së, të dhënat tregojnë një ndryshim të rëndësishëm të paradigmës, kur merret në kontekstin e ekuilibrave të pushtetit rajonal në rajonin e Evropës Qëndrorë Nordike dhe Balltike.
Rusia ndërkaq, gëzon avantazhin e qartë të pasjes tashmë të programeve konkrete, ndërsa skandinavët, balltikët dhe polakët po përpiqen të mbushin boshllëqet në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, si dhe forcave kundër mjeteve të blinduara, dërsa të gjithë kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara t’u ofrojë siguri dhe një sasi e vogël parandalimi kundër Rusisë.
Pavarësisht nga përpjekjet e lavdërueshme të polakëve dhe balltikëve- Polonia dhe Estonia janë tashmë ndër 5 vendet e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që në fakt plotësojnë 2 përqind të PBB-së, sipas zotimit të dhënë në samitin e fundit të NATO-s – angazhimet e tyre për modernizime të reja, s’mund të kompensojnë prirjen e përgjithshme të rënies së vazhdueshme të shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe NATO, që sipas vlerësimit të vetë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të tkurret përsëri nga 942 miliardë dollarë në vitin 2014 në 892 miliardë këtë vit.
Rreziku më i madh i përshkallëzimit të kërcënimit mbetet tek shtetet balltike, të cilat janë ende në një masë të madhe të pambrojtshme në rastin e një konflikti total me Rusinë, dhe madje do ta kishin të vështirë për t’u përshtatur me një skenar hibrid, në të cilin Putini e ngriti enklavën rusisht-folëse, për të testuar kohezionin dhe aftësinë e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur.

Mbështetja e Moskës për konfliktin që zien në Ukrainën Lindore – në të cilin ajo mund të nisë një offensive tjetër – dhe retorika luftarake kundër aleancës së NATO-s, ndërhyrja në hapësirën ajrore, dhe stërvitjet në formën e bombardimeve kundër caqeve skandinave dhe të Evropës Qëndrore, që u rritën në mënyrë eksponenciale vitin e kaluar, u kombinua me shantazhin e Rusisë kundër NATO-s se do të përdorë armët bërthamore, me kërcënime për dislokimin e mbushjeve shtesë në Kaliningrad dhe Qarkun Ushtarak Perëndimor.

Duke pritur të papriturën

Duhet gjithashtu të jetë e qartë se Vladimir Putin, është i vendosur të rrisë presionin, pavarësisht sanksioneve ekonomike dhe kundërlëvizjeve të NATO-s, për shkak se ai i ndjen mosmarrëveshjet mes aleatëve, sidomos kur është fjala që evropiano-perëndimorët t’u vijnë në ndihmë aleatëve të tyre të rinj në Balltik dhe rajone të Evropës Qëndrore.
Rreziku i një lufte në Evropë, është më i madh sot se një vit më parë, për shkak se aleatët nuk e shfrytëzuan kohën kur samiti i Uellsit dërgoi një mesazh të qartë përforcimesh dhe parandalimi përgjatë kufirit rus të NATO-s. Putin është ende i bindur se loja e përshkallëzimit dhe de-përshkallëzimit të tensioneve ka ende vend për t’u luajtur.
Në fund të fundit, është diccka akademike të përpiqesh të marrësh me mend qëllimet përfundimtare të Putinit, dhe debatuar nëse ai do të jetë i kënaqur me fitimet aktuale territoriale në Ukrainë, apo të shkojë më tej.
Ajo që ne dimë, është se ç’kuilibri i pushtetit në rajonet e Evropës Qëndrore, Veriore dhe Balltike përbën kërcënimin e vërtetë të luftës, dhe se pa baza të përhershme të SHBA-së dhe aleateve, në vendet përgjatë kufirit të NATO-s. s’mund të ketë përmbajtje të mjaftueshme kundër një veprimi të supozuar rus, qoftë kjo luftë hibride apo konvencionale.
Për ata në gjirin e udhëheqjes politike të Evropës dhe komunitetin e analistëve, që vazhdojnë të mos e besojnë një skenar të tillë ekstrem, kini parasysh sa pak besonin se ishte e mundur një vit më parë që Krimea të pushtohej dhe aneksohej nga Rusia, dhe Ukraina të zhytej në luftë. Kur është fjala për Rusinë e sotme të Putinit, prisni të papriturën – ose më mirë të njëtën sjellje.

Shënim:Andrew A. Michta është profesor në Naval War College në SHBA dhe një anëtar i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS)./ Bota.al

Andrew A. Michta “Politico” July 29, 2015 20:52
Komento

4 Komente

  1. Arben July 29, 21:32

    BENI GATI BUNKERET KU DO TE FUSNI KOKAT.

    Reply to this comment
  2. toni July 30, 01:09

    Borxhi I brendshem I USA qe kap Shumen 100 trillion dollare ,mund te koregjohet vetem duke shitur stoqet kolosale te armeve per te cilat harxhohen rreth 62% te buxhetit te shtetit. amerikan.Ky eshte edhe qellimi i trumbetimit te rrezikut te luftes ne Europe dhe i artikullshkruesit.Mesazhi eshte i qarte:”Europiane,blini sa me shume armatime nga Amerika” keshtu shpetoni nga falimentimi ekonomine amerikane por me parate tuaja.Do te lexojme per nje kohe te gjate artikuj te tille!

    Reply to this comment
  3. LABI July 30, 04:29

    Therisni Enverin ti tregoje si behen bunkert. Oh se harova! Keni bunkeret ART!!!!!te RMES

    Reply to this comment
  4. demokrati July 30, 15:08

    Pirdh te shfryhesh z. Andrew,kerkon treg per shitjen e armeve te US-as,kerkon lufte per shitje armesh,kerkon vazhdimin e strategjise “perça e sundo”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*