“Mohuat vdekjet e gripit, ku janë karantinat?”, debati mes gazetares dhe mjekes: Nuk i bëjmë publike vendet

February 14, 2020 09:49

“Mohuat vdekjet e gripit, ku janë karantinat?”, debati mes gazetares dhe mjekes: Nuk i bëjmë publike vendet

Gazetarja Alma Demiraj mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionion “Open” në Top Channel ka pasur një debat të fortë me dotoreshën Eugena Tominit, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Gjatë emisionit, kur gazetarja pyeti doktoreshën se ku ndodhen karantinat në Shqipëri, u tensionua më shumë debati mes tyre.

“Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi”, u shprej doktoresha Tomini.

Por mesa duket për gazetaren nuk ka mjaftuar kjo përgjigje, dhe ka nisur ta pyes sërish doktoreshën: Ku është? Çfarë masash ka?

“Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast”, shtoi Tomini.

Në këtë debat u përfshi edhe publicisti Redi Shehu, i cili e pyeti doktoreshën se çfarë cënimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës.

Pjesë nga biseda:

Alma Demiraj: Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion.

Doktoresha: Alma më vjen keq. Janë afishuar tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht.

Alma Demiraj: Jo më vjen keq mua. Jam dashur të bëj punën e Shikut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi.

j.l./ dita

February 14, 2020 09:49
Komento

3 Komente

  1. kujtimi February 14, 11:05

    Si shume pordhe kane disa gazetar, gje qe po duket shpesh ne media kohet e fundit. Punonjesit e shtetit nuk kane perse intimidohen nga brockullat e tyre, por te bejne punen ne zbatim te ligjeve dhe rregullave. Gazetaret te mbajne pozicionin e tyre, ate qe ju takon.

    Reply to this comment
    • Luzhi February 14, 13:19

      Gazetarët, të vetmit që po bëjnë punën e tyre me këta plehrat e politikës majtas djathtas.
      Bravo gazetarët

      Reply to this comment
      • pap February 14, 20:45

        Te befte mire corba e ketyre “me nder gazetareve” dhe “opininisteve” qe ka vendi yne!!! Ha qe te ngopesh………….

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*