Për aksionin surrealist të opozitës dhe qeverisjen alibike të Rilindjes

May 20, 2019 13:22

Për aksionin surrealist të opozitës dhe qeverisjen alibike të Rilindjes

Nga Moikom Zeqo

Kriza e vitit 2019, në të vërtetë nuk është ekskluzivisht e vitit 2019. Kjo është një krizë në të gjitha kuptimet e trashëguar në një kohë politike të demonizuar plot absurditet. Është një krizë që mund të klasifikohet kronologjikisht në cakun ftillëzues të vitit 2013, arriti një apogje në 2017, kur u fitua një mandat i dytë i Ramës si Kryeministër, duke bërë të qartë për të gjithë se pas dy vjetësh politika që jo vetëm nuk i ka zbutur tonet, jo vetëm nuk i ka qartësuar konceptet, jo vetëm nuk i ka moderuar veprimet, por i ka shndërruar të gjitha “arsyet e mos arsyeve” në marrëzira të mëdha dhe kontradikta, të projektuara për një ndeshje pa asnjë kompromis, duke u metaforizuar si një konflikt civil, duke bërë dhe diçka të padëgjuar më parë, si të thuash një ritual harakiri, domethënë “të një vetëvrasjeje të bardhë politike”, kur partitë opozitare, në mënyrë të beftë dhe spektakolare dogjën mandatet e tyre juridike.

Ky precedent e ndërlikoi situatën, por në të vërtetë nuk qe aspak një atu pozitiviteti, shprese dhe vullneti të paepur politik nga ana e opozitës.

Të heqësh dorë nga mandatet juridike, të fituara zyrtarisht nga procesi kushtetues i zgjedhjeve të përgjithshme politike, do të thotë të mos kuptosh asgjë nga statusi juridik, apo edhe nga titujt juridikë të përfaqësimit të personazheve të politikës në organin kryesor ligjvënës, që është Kuvendi i Shqipërisë.

Nëse elektoratet e kanë dhënë votën për të arritur deri në statusin e deputetit, këto elektorate nuk i pyeti askush se pse, për ç’arsye, pa u konsultuar dhe për më tepër pa respektuar vullnetin të një “PO-je” apo një “JO-je” të elektoratit për të mandatuarit të cilët kinse e përfillën në fillim votimin e elektorateve, për të mos përfillur asgjë dhe për të skualifikuar pikërisht procesin zgjedhor të vitit 2017.

Refuzimi dhe heqja dorë nga mandatet e deputetit shkatërron dhe pluhurizon nga pikëpamja juridike vetë statusin kushtetues të opozitës.

Opozita e cila në fillim u tregua e mbërthyer nga një dilemë kur propozimit të Sali Berishës “për djegien e mandateve” nuk iu përgjigj menjëherë e vendosur por e shtyu për shumë kohë këtë vendim “vetëvrasës”, befas ra në kurthin e “mohimit publik të vetvetes”.

Nëse në vitin 2017 kryetari i PD-së Lulzim Basha ngriti të ashtuquajturën “çadër të Lirisë” për të mundur, për të sfiduar publikisht dhe demokratikisht Edi Ramën Kryeministër, dihet se qe më i sigurtë dhe më i mbrojtur në pikëpamje të statusit, sepse nuk e kishte menduar dhe nuk e kishte sendërtuar marrëzinë e tij erazmike për të hequr dorë përfundimisht nga të tërë “mandatet e deputetëve të opozitës”.

Është e pamundur në analiza formale, apo të studimit të silogjizmave të ligjërimeve politike të arrijnë studiuesit politologë për të arritur në një tezë mbushamendëse për të treguar qartë “pse u arrit të bëhej një gjë e tillë, jashtë logjikës formale të këtyre 30 viteve të politikës në Shqipëri”.

Pra teza ogurzezë “e vetësakrifikimit të skajshëm qe diçka që lindi si një konkluzion logjik i debatit të brendshëm në PD dhe në LSI”  apo qe një shtytje nga jashtë, domethënë një “subjekt trillant të ndikimeve konspirative nga jashtë?”.

Për mua nuk ka rëndësi fare sqarimi në mënyrë absolute i kësaj pike.

Natyrisht të gjithë duhet të dinë pse ka ndodhur një gjë e tillë, por ajo që na intereson është sepse ndodhi dhe se sa kohë do të ndodhë në zgjatje kohore.

Që me “çadrën e Lirisë” kryetari i PD-së Lulzim Basha duket sikur shpiku një retorikë befasuese dhe tejet alarmante.

Ai foli për “kryengritje konceptuale ndaj shtetit” , ai ngriti tezën utopiste dhe krejtësisht revolucionare për “një Republikë të Re”.

Ai u ngrit kështu kundër establishmentit politik tradicional të tranzicionit, ku ishte dhe vetë ai dhe partia e tij pjesë e substancës kontradiktore dhe absurde.

Pra “kryengritja ndaj të tjerëve” ngjante nga pikëpamja retorike edhe si “kryengritje ndaj vetvetes”.

Kryetari i PD-së në 2017 nuk e kishte fare pranë vetes në atë kohë LSI-në. Pra retorika e tij e sulmonte dhe e zhvlerësonte edhe LSI-në krahas PS-së.

Në disa nga shkrimet e mija në gazetën “Dita” të vitit 2017 e kam sqaruar tezën konfuze, sipas optikës së Bashës, të “Republikës së Re”.

Nuk kaluan as dy vjet kur kryetari i PD-së në vend që të konceptonte diçka vërtetë ndryshe në politikë, duke nxjerrë mësime, duke reflektuar dhe duke u ngritur në një kuotë më të epërme mendore pas zhgënjimeve nga marrëveshja me Ramën më 17 maj 2017, jo vetëm që nuk u tregua i pjekur dhe i matur, çka do të thotë jo vetëm një politikan empirik, por dhe një politikan i mendimit, krijoi të ashtuquajturin “inkubacion të urrejtjes dhe të ballafaqimit luftarak, pa asnjë kompromis”.

Gjithçka tingëllon, gati sipas Testamentit të Vjetër, domethënë një luftë “sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë”.

Basha kishte rast të bëhej vërtetë vetvetja të largohej nga tradita e kobshme e Berishës dhe të tregonte një personalitet origjinal dhe të pavarur në politikë.

Basha i vitit 2019 u kthye plotësisht dhe u identifikua me Berishën e vitit 1996, 1997, 1998.

Pse ndodhi një gjë e tillë?

A duhet të ndodhte një gjë e tillë?

Nuk ka askush kohë dhe durim për të bërë analizuesin gjakftohtë të një përgjigjeje brilante dhe shteruese, sepse në të vërtetë procesi nuk ka mbaruar, përkundrazi si në sindromat e sëmundjeve paraqitet në një fazë infeksioni më të lartë të në ardhmen.

Në shkrimet dhe në analizat e mija unë e kam mbrojtur përherë opozitën, e cila është subjekt i mirëfilltë kushtetues.

Kjo opozitë është absolutisht e domosdoshme.

Kjo opozitë në të vërtetë ka një rëndësi jetike, por si shumica qeverisëse ashtu dhe opozita në vend që të kishin së bashku statusin kushtetues të “raporteve komplementare” kaluan në një grindje sipas hakmarrjes kanunore mesjetare, duke mos pyetur shumë për interesat kombëtare, duke krijuar një kosto të llahtarshme për popullin shqiptar, duke bërë atë që na mëson dialektika heraklitiane kur një pjesë e një dukurie degradon edhe pjesa tjetër e kësaj dukurie nuk mund t’i shpëtojë dot degradimit.

Kështu, po të shprehemi me një silogjizëm filozofik të Soren Kirkegardit se “një vetëvrasje e dikujt është dhe vetëvrasje e të tjerëve”, sepse në fund të fundit dhe në thelbin e thelbeve që të gjithë janë shqiptarë, janë pjesëtarë të një kombi, janë qenie njerëzore, ku për shkak të raporteve të deformuara të iracionalitetit me racionalitetin janë shpallur dhe klasifikuar nga “vëllezër” në “armiq të përjetshëm”, si për të konfirmuar mitin biblik të Abelit dhe të Kainit.

Në një shkrim të mëparshëm tek “Dita” mendoj se e analizova tezën e “mosbindjes civile” që është krejtësisht logjike dhe demokratike në avancimin acarues të “konfliktit civil”.

Kjo do të thotë në të vërtetë një “luftë civile”.

Po të shikohet me kujdes historia shekullore e popullit shqiptar mund të konstatojmë se nuk ka patur “luftëra civile” madje nuk ka patur si në vende të tjera evropiane “as luftëra ndërfetare”.

Shpikësi ogurzi i tezës së “luftës civile” në 1997 është Berisha i cili planifikoi edhe një “luftë civile” midis veriut dhe jugut, por ky mekanizëm i kobshëm nuk funksionoi. Mos të harrojmë dhe grushtin e shtetit të 1998.

Grushti i shtetit në politikologji është shprehje konkrete in extremis të “luftës civile”. Askush nuk e harron dot se si paramilitarët e Berishës dhe të Bukoshit arritën dhe shtinë në dorë edhe televizionin shtetëror të Shqipërisë dhe nga pulti kryesor u deklarua “rënia e Qeverisë Nano” etj., etj.

Por SHBA dhe ndërkombëtarët nuk e pranuan këtë grusht shteti që u pompua si një “triumf populist” i “luftës civile”.

Por ajo që nuk u bë në 1998, që si një spektakël u organizua në mënyrë të plotë dhe të dukshme, nuk mendoj se do të arrihet as në vitin 2019.

Pra pavarësisht se gjatë këtyre 30 vjetëve të tranzicionit e ashtuquajtura klasë politike shqiptare, që unë për hir të shkencëzimit të termit e kam cilësuar përherë si “klasë parapolitike”, populli shqiptar ka treguar një vetëdije politike më të lartë dhe më të epërme dhe nuk u instrumentalizua sipas “instinkteve frojdiane të luftërave të tifozëve për skuadrat e tyre në stadium”.

Le të mendojmë më qetësisht për situatën e tanishme.

Opozita, PD dhe LSI (partizat e vogla që përfaqësohen nga Mediu, Shehu, Duka etj., nuk kanë asnjë rëndësi as politike, as juridike) ndodhen përballë një procesi zgjedhor që lidhet me zgjedhjet administrative, që në thelb nuk kanë të bëjnë me përcaktimin e raporteve politike në Kuvend.

Zgjedhjet administrative janë një modus vivendi  për pushtetet vendore, për kryetarët e bashkive dhe komunave.

Ato ndryshojnë kushtetutshmërisht nga zgjedhjet e përgjithshme politike. Dhe kuptohet qartë, me një logjikë të hekurt se partitë që marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme politike me anë të deputetëve të tyre përcaktojnë në strukturën 140 vendëshe të Kuvendit se kush është shumica qeverisëse pra dhe Kryeministri dhe kush gjatë mandatit 4 vjeçar do të luajë rolin e opozitës.

Po jap një shembull konkret nga historia e këtyre 30 viteve.

Kur PD dhe Berisha fituan zgjedhjet e përgjithshme politike në 22 mars 1992, raportet numerike të deputetëve e bënë PS një parti të pakicës, pra i dhanë statusin e opozitës.

Jo shumë kohë më pas në zgjedhjet administrative PS e fitoi shumicën e numrit të kryetarëve të bashkive dhe komunave të Shqipërisë në raport me PD, por kjo nuk ndikoi në të vërtetë realisht në vendimmarrjet që bënte shumica qeverisëse, Kryeministri i kohës apo dhe Presidenti Berisha.

Sepse krejt i ndryshëm është roli kushtetues i zgjedhjeve të përgjithshme politike.

Kriza e sotme paraqitet veç të tjerave edhe si një luftë absurde mes juridikes dhe politikes. PD dhe LSI kanë deklaruar urbi et orbi, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet administrative në 30 qershor 2019, pavarësisht se kjo datë është dekretuar kushtetutshmërisht edhe nga Presidenti Meta.

Por meqenëse presioni i SHBA-së dhe ndërkombëtarëve ka qenë shumë i madh dhe zhvlerësues, mos aprovues, madje shumë kritikues për gjestin “vetëflijues”, të partive të opozitës, befas PD dhe LSI, megjithëse “i kanë hedhur tutje titujt e tyre juridikë”, pra nuk mund të konsiderohen më si “dy parti të opozitës të dalë nga votimet e vitit 2017 me tituj juridikë të përfaqësimit politik” papritur kanë bërë një veprim të beftë dhe të çuditshëm. Brenda afateve kohore PD dhe LSI kanë plotësuar vendet vakante (që i takonin?) në KZAZ ku ka dhe raporte të tilla 50 me 50 të anëtarëve të partive të kundërta politike.

Pyes: Nëse PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në zgjedhje administrative, siç e kanë deklaruar botërisht, atëherë me ç’truk alkimik befas i dërguan dhe i plotësuan vendet e tyre me anëtarë të KZAZ?

A ka këtu një dinakëri?

A ka këtu shfrytëzim të sofistikuar të ligjit?

Apo kemi të bëjmë në të vërtetë me një reflektim dhe kthesë të opozitës?

Nuk e besoj.

Por po i referohem  vitit 1996 të zgjedhjeve të përgjithshme politike në Shqipëri.

Në atë kohë unë isha deputet i PS dhe  nuk më gënjen as kujtesa as përvoja dhe ndjesia e dëshmitarit. PD dhe Sali Berisha bënë një katrahurë të paparë dhe një deformim kolosal të procesit normal dhe kushtetues të votimit popullor dhe kur u konstatua kjo gjë kryesia e PS-së mori vendimin e papritur dhe që përbënte një precedent të largimit të anëtarëve të PS-së nga komisionet e votimit.

Në të vërtetë Berisha nuk e çau kokën fare për këtë.

Por ky precedent i kushtoi jashtëzakonisht shumë.

Ndërkombëtarët që i monitoruan zgjedhjet hodhën dhe shpalosën dyshimet e tyre për manipulim. Situata politike në vend të qetësohej pësoi një shqetësim të shtërngatshëm. Ndodhi 1997.

Pastaj edhe një antipod tjetër, që përbënte gjithashtu precedent: Grushti i shtetit në 1998.

Pa dashur të bëj profetin, prapë se prapë mund të bëj një pyetje shqetësuese: Nëse opozita nuk pranon zyrtarisht të hyjë në zgjedhjet administrative, pse i plotësoi vendet vakant në KZAZ? A mund të përsëritet ajo që ndodhi në 1996?

Se mos i gënjejë mendja që mund të ngjasë si pasojë apo shprehje e kazualitetit edhe një 1997 apo 1998 në vijim?

Duke qenë  kriticist ndaj periudhës 6 vjeçare të shumicës qeverisëse dhe të Kryeministrit Rama, duke besuar se kriticizmi e iluminon politikën dhe është një katharsis i domosdoshëm, i pashpërbëshëm dot, prapë se prapë mund të konstatoj dhe të vërtetoj se me gjithë aksionin gati surrealist të opozitës, as instrumentalizimi i protestave nuk arrin të krijojë ekuacionin e besueshëm të identifikimit të rremë, apo virtual të opozitës me krejt popullin, as kërkesa për një “qeveri tranzitore, apo teknike” nuk mund të miratohen në pikëpamje të logjikës juridike por dhe politike.

Të gjithë mund të reflektojnë për raportin paradoksal të opozitës me ndërkombëtarët. Por edhe ideja delirante “e triumfalizmit qeverisës” që përdorin të ashtuquajturit Rilindas, nuk i mbush mendjen askujt.

Përkundrazi gjatë 6 viteve të qeverisjes së Rilindjes, qeverisja ka qenë aq shumë problematike, më tepër një qeverisje alibike dhe e alambikuar me propagandë, saqë i ashtuquajturi spektakël politik e identifikon me të ashtuquajturën qeverisje, duke harruar që propaganda është deformim i realitetit dhe jo realiteti vetë, sepse propaganda nuk është asnjëherë e vërtetë.

Kjo vlen për të gjitha palët dhe për tërë koleksionin partiak të establishmentit të vjetër politik të Shqipërisë

Implikimi i politikanëve me aferat korruptive, dosjet e përgjuara, krijimi i përfaqësuesve politikë sipas parimit të klonimit dhe jo të krijimit të personaliteteve të vërteta e bëjnë procesin qeverisës të 6 viteve të diskutueshëm dhe pavarësisht tezës skajore “të negativizmit absolut”, që përdor opozita, nuk jemi në rrethana të reja, shpresëdhënëse dhe në një situatë optimale të kthjelltësisë politike si dhe të shpresës për ndryshime progresive për të gjithë shqiptarët.

Mendoj se këto të vërteta i kam artikuluar publikisht pa patur asnjë konflikt vetiak me askënd, as me partitë as me kryetarët e partive, as me politikanët deputetë, as me kryetarët e bashkive etj..

Në përfundim mund të them se absurdi midis juridikes dhe politikës është bërë gati një normë retrograde e politikës në Shqipëri.

Për fat të keq moduli, monada apo matrica e vonesës historike të politikës në këto 30 vitet e fundit është politikani Berisha dhe berishianët e tij.

E habitshme është se si ata e urrejnë popullin por e trajtojnë në propagandë si një “epifenomen”, duke shpikur lloj-lloj teologjie revolucionare, dhe ndonëse tallen dhe anatemojnë Rilindasit e Ramës, sërish Basha evokon dhe përuron Ringjallësit e republikës, politikës, çka nuk është gjë tjetër veçse një tautologji e përdorur me pak ndryshime semantike nga të dy kundërshtarët.

Basha është në një udhëkryq të ngatërrueshëm labirinthik, dhe kurrsesi nuk ka përpara Rubikonin e shpëtimit të gjërave, apo të një Kohe të Re Politike

Ai e konsideron tashmë veprimin e tij si një “models through”, domethënë “të mbijetuarit me çdo mënyrë”.

A do të ketë përplasje?

Tjetër është përplasja dhe tjetër është lufta civile.

Luftë civile nuk do të ketë.

Por pështjellim dhe acarim të ngjarjeve do të ketë.

Atëherë për partitë politike qoftë të majta, qoftë të djathta apo partitë hibride gjysmë të majta gjysmë të djathtë do të vijë e ashtuquajtura “Dies Irae”, domëthënë  “Dita e Hidhërimit”, ose “e Ndëshkimit”.

Jam i bindur që kriza politike do të çojë pashmangshmërisht në një zgjim dhe emancipim politik, në mënyrë që zëvendësimi i substancës historike të mos identifikohet me surrogato të historisë.

Në datën 18 maj 2019 mora pjesë në një Akademi përkujtimore të organizuar në Institutin Albanalogjik të Prishtinës, të organizuar nga “Organizata e të burgosurve politikë”, “Organizata e dëshmorëve të Kombit” me rastin e 20 vjetorit të zhdukjes nga pushteti serb i mendimtarit politik dhe tribunit popullor të lirisë dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ukshin Hotit.

Ishte botuar për këtë jubilar dhe libri i tij kryesor “Filozofia politike e çështjes shqiptare” për të cilën unë kam shkruajtur një Parathënie, kur u botua për herë të parë në 1995.

Duke i rilexuar dhe një herë shkrimet dhe librat e këtij politikologu të madh shqiptar, mbase më të shquarit mendimtar politik të shekullit XX të Kombit tonë, u binda dhe ndjeva thellë se raca e politikanit misionar, të ndershëm dhe të ditur, kurajoz dhe të pafrikshëm, është diçka më triumfuese në histori, se sa raca mediokre, e zombizuar e politikanëve shqiptarë jo vetëm në Tiranë por dhe në Prishtinë apo dhe në ndonjë vend tjetër.

Është e pamundur të qëndrojmë indiferentë për bëmat politike që po ndodhin.

A do të ketë vetëm zgjedhje apo duhet të ketë zgjidhje?

Shpreh besimin se dy anët e politikës konfliktuale në Shqipëri, duke mbartur padyshim sipas të vërtetës historike dhe identifikimet e tyre përkatëse duhet më në fund të gjejnë një “koine politike” të përbashkët të mirëkuptimit, të kriticizmit dialogues, për hir të interesave të mëdha kombëtare, humane, për hir të së ardhmes së projektuar në integrimin evropian të Shqipërisë.

Për secilin duhet të thuhet pyetja “Quid est veritas?”, domethënë “Çfarë është e vërteta?”.

Të mbytur dhe të zhytur, të demonizuar nga propagandat politike shqiptarët duket sikur i kanë humbur shqisat për të kuptuar dhe lexuar të vërtetën.

Jeta shqiptare ngjan me një “Modus vivendi”, domethënë “një Mënyrë të jetuari”, për t’u bërë “Modus operandi”, pra “një Mënyrë veprimi” për të mos përfunduar në një “Modus moriendi”, domethënë “një Mënyrë për të vdekur”.

Do të ketë, jam i bindur “vdekje të bardhë të partive të estabilishmentit të vjetër”.

Po nuk ka pse të ketë një “harakiri” të Shqipërisë?

*****

Botuar në Dita. Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

May 20, 2019 13:22
Komento

18 Komente

  1. Psss... May 20, 12:36

    Rrotullohu nga te duash,asnje vlere nuk ka,
    Berish Met Ram Bash,Hidh zarin, njeri nga keta do te bjeri
    Demoshkerdhacia Shqipetare,Pergjegjes eshte populli,nuk u ngop per 30 vjet ?! Leri te rrine edhe 30 te tjera
    Simbas kokes ke dhe festen.

    Reply to this comment
  2. Feniks May 20, 14:01

    Mire o Moikom qe ngre keto probleme ne teori,por si nuk doli nje njeri i URTE ne Shqiperi qe ta vere gishtin ne plage?
    Ja disa plage kanceroze per te cilat Edi Rama eshte fajtor personalisht:
    1-Rama ka shkaterruar shtetin ligjor duke e zevendesuar ate me te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”!
    Kjo ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten qendrore dhe vendore duke i dhene mundesi shkeljeve te pa numerta te ligjeve,dhe te lulezimit te korrupsionit!
    Si nuk doli nje nga ju,te URTET e PS-se,qe ta gjykoje kete KANCER te shtetit shqiptar dhe ta vere Ramen me shpatulla per muri?
    A nuk ju ka bere pershtypje juve se sot ne Shqiperi nuk gjen dot asnje zyre apo zyrtar qe te ankohesh dhe te te zgjidhin ankesen sipas ligjit e jo “maliqit”?
    Po kur e ka pranuar kete menxyre te tij vete xhelati i shtetit ligjor,Rama,prap juve nuk ju ka bere pershtypje?
    Ne se nuk ju ka bere pershtypje atehere,po ua citoj prap,qe te kuptoni krimin e Rames te shkaterrimit te shtetit ligjor prej tij dhe bashkefajesine tuaj me heshtjen ndaj tij:
    Rrenimin total te shtetit ligjor Rama e ka pranuar vete ne 21.11.2018 ne mbledhjen me koordinatoret e te ashtuquajtures kufome te tij “bashkeqeverisje me qytetaret” se:
    -“”Ne fakt,Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te maredhenieve me publikun neper institucione,duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit.Deri dje,ne se do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi,zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun,do shkruante letra qe nuk do I lexonte askush.Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri,do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”,qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
    A ka pranim me te sakte te krimit te bere nga vete autori i tij Rama se kjo thenie e tij?
    Pra sot nuk te zgjidh askush asnje problem,vetem ne kryeministri!
    Po per shtetin ligjor qytetaret kane nevoje ashtu si per AJRIN ne cdo ambient,ne cdo qelize,atje ku lindin konfliktet.
    A mund te jetoje njeriu ne se AJER do kete vetem ne Tirane e jo ne te gjithe hapesiren ku jetojme?
    Po ashtu edhe shteti ligjor!
    Po ne se ne te gjithe vendin nuk do kishte ambulanca,mjeket e familjes,spitalet e qyteteve etj,por do kishte vetem QSUT “Nene Tereza” ne Tirane,a do kishte shendetesi dhe mjekime normale dhe a do kishte mundesi t’u jepej te gjithe pacienteve ne sherbim mjekesor?
    Kurre nuk do mund te mendohej kjo gje,ndersa me ankesat e popullit Rama e ka bere tashme krimin e tij!
    2-Rama ne bashkepunim me Berishen me 21 prill 2008 ben “grusht shteti” duke ndryshuar Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor duke u dhene kryetareve te partive te drejten e hartimit te listave te kandidateve per deputete e kryebashkiake.
    Pas ketyre vjen emerimi i ministrave dhe varrtesve te tyre,ambasadoreve,doganiereve etj!
    A kishte me shume kompetenca Gedafi se sa Rama ka sot?
    A nuk e vute re se kur Rama nderroi gjysmen e qeverise,jo vetem nuk kritikoi asnje,perkundrazi i lavderoi te gjithe,se ndryshe do nxirrte edhe veten pergjegjes,por nxorri simiten mashtruese se paskan mbushur 5 vjet ne detyre!
    Ku e gjeti Rama kete norme?
    Si nuk doli nje njeri nga te kryesise apo ansamblese se PS-se qe te kerkonte gjykimin e tyre,te qeverisjes dhe pergjegjesite e secilit,por ulen koken ne ruajtje te kasrriges se tyre?
    Kjo ndodh se te gjithe ata jane te perzgjedhurit e Rames e jo te antaresise socialiste!
    Se Rama eshte bere vete ALI e vete KADI!
    Kur Rama ka nenshtruar PS-ne,si nuk ka nenshtruar edhe deputetet apo ministrat?
    Bile Rama eshte bere kaq arrogant e mos perfilles sa edhe kur i shkruan atij se “Bashkia e Tiranes nepermjet UKT vjedh qytetaret”,Rama jo vetem e perfill denoncimin,por edhe hakerrehet se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Dhe kete e thote ky,qe propagandon me te madhe kufomen e “bashkeqeverisjes”!
    3-Para ca ditesh Banka boterore deklaroi se ne Shqiperi 37% e te punesuarve p[unojne ne te zeze,pra per ata nuk derdhen kontribute per Sigurimmet shoqerore dhe Shendetesore dhe per kete shkak qeveria per pagesat e poensiuoneve shton 29 miliard leke!
    Ne cdo vend te botes kjo menxyre jo vetem do rrezonte qeverine,por do conte para drejtesise ministrat pergjegjes bashke me kryeministrin!
    Por ky kryeeminister,qe eshte hazerxhevap per cdo kritike qe i behet atij ne facebook,ka heshtur sikur behej fjale per nje akullore e jo nje rrenim total te administrates shteterore!
    Si mund te rrije ne detyre ministri i Punes,i Finances, drejtori i Tatimeve ,ministri i Shendetesise etj,kur denoncohen shifra te tilla skandaloze qe nxjerrin ne shesh pa aftesine apo korrupsionin e qeverise?
    Si nuk paska leke qeveria te rrite pensionet,kur ka lejuar qe 37% e te punesuarve te mos u derdhen kontributet?
    Si mund te lihen “jetime” 37% e te punesuarve duke i privuar ata nga vitet e punes per efekt te pensionit dhe te sherbimeve mjekesore falas sepse ata nuk jane te siguruar?
    4-Jane pushuar mijra pun onjes nga puna,kane fituar gjyqet dhe demshperblimin e tyre e paguan shteti dhe jo zyrtari fajtor qe i pushoi?
    Dhe behet fjale per miliarda leke jo shaka!
    Pse mbahet ne fuqi nje ligj i tille qe mbron padrejtesite dhe i shkakton shtetit miliarda leke dem?
    Doemos edhe opozita hesht,se i duhet ky ligj qe kur te vije ne pushtet edhe ajo te beje te njejten gje!
    5-U dha tenderi i unazes se re,nje firme me dosje te fallcifikuar dhe kryeministri jo vetem nuk e coi ne gjyq ministrin pergjegjes,por ju hakerrye gazetareve :Ku eshte ketu korrupsioni?
    Pse cfare kerkon me shume ky kryeminister se kaq?
    Po milionat e eurove qe shteti po i paguan si demshperblim per humbjet e gjyqeve te shumta,si ky me italianin Beketi,prej 140 milion euro kush ia ka borxh Rames,qe per pa aftesine e tij funebre do t’i paguaje populli shqiptar duke i pakesuar buken e gojes?
    Ka edhe shume si keto,por ju te URTET duhet te vini gishtin direkt ne plage e jo ta mikloni anash!

    Reply to this comment
    • lesh shpellari kryeshkerdhat nari May 20, 16:28

      feniks ,

      qeka ne gjendje mjaft te rende ,

      shko e boj me vrap vaksinen se hike per lesh shpellari

      Reply to this comment
      • 444 May 20, 16:38

        Kur mbeti te komentosh edhe ti nje cope idioti,qe nuk di te lash as dhembet qe kur ke lindur,mos ngelte njeri pa mbrojtur Ramen!
        Po pse ty te ka nxjerre Rama si me te mencur,o shpellar?

        Reply to this comment
        • hahahah psikopatet e bashkuar kunder Rames ,me shkum e gilete ne duar . May 20, 19:30

          444

          hahahah ,

          qish keshtu mo .
          uau .ti dike shume mbi mu-e .

          po ne pallim ta mbush menjen un ?
          pyt njher tramofocken
          shpellari hahahha

          o i cmendur . shko e bo vaksinen se mbullet klinika
          o te dhifsha m’kaptin

          Reply to this comment
          • Hamshori May 20, 22:13

            Na re ti qe zgerdhihesh ha ha ha ha ha si gomari im!
            A nuk e ke marre vesh se ketu nuk eshte vend per budallenjte,pijanecet,shpellaret dhe gomaret?
            Vetem tek ty i paska lene shpresat Rama qe ta mbrosh ate nga gomarlliqet e tij?
            E po paska rene poshte pazari i Rames!
            Zgerdhihet Rama,zgerdhihesh edhe ti!
            Boll hengre mut se do pelcasesh!

          • hahahahahahhah ha ha ha te psgurrsha m'goje o hajvan milet May 21, 09:45

            Hamshori ,

            ha mut e ngopu katnar i flliq.

            muti eshte gjella tradicionale e plehrave te shqiperise .

            kur u bo edhe bytha juaj ,cop idiotesh te boni gjasme lorja fjalesh
            e batuat haaaaaaaaaaaaaaahahahahaha

            fundi i botes zvarraniket e injorances guxojn edhe te hyjne ne debate

            ha mut e ngopu kjo eshte gjithcka per ty etj si ty rraca e gamorve te nastardinit

  3. betixho May 20, 15:32

    Zoti Zeqo ka analizuar zhvillimet politike të partive politike të pluralizmit post komunist duke fokusuar përmes një analize kritike politike,filozofike dhe historike ngjarjet evidente më të ndjeshme dhe më kontraverse të periudhës gati 30 vjeçare ku del qartë se problematika anti shtet dhe anti kombëtare identifikohet me veprimet e mbrapshta të Berishës dhe Bashës si figurat kryesore të drejtimit të partise Demokratike.
    Pamvarësisht analizës së thellë teorike që i bën veprimtarisë politike të kësaj partie dhe evidentimit të rolit përcaktues të Berishës kryesisht por edhe Bashës nuk evidentohet pikënisja startuese e këtyre dy politikanëve kontraversë që ka rëndësi të posaçme për të gjitha dukuritë negative të jetës politike shqiptare dhe zhvillimeve ballafaquese të shoqërisë Shqiptare për tre dekada me radhë.:dhe ajo që i bashkon prejardhjen politike të të dyve, pra trampolina e katapultimit në politikë-nuk duhet harruar-është emërimi i tyre zyrtar ose piketimi paraprak në “zyra” ekspartiake.
    Kështu që analiza teorike e ligjshmërisë se zhvilliemeve politike nuk mund të ketë sukses shterues pa shtjelluar rrugëtimin historik nëpërmjet faktorëve ndërhyrës nga jashtë sfondit historik të veprimtarisë së një partie kushdoqoftë ajo.
    A mund pershëmbull të analizohet sfondi historik pas momentit të pavaresimit të vëndit pa marrë në konsiderat veprimin e Esat Pashë Toptanit në lidhje të fshehtë me Italianët apo Serbët,a mund të bëjmë të njëjtën gjë për Princ Vidin pa evidentuar se në shtabin e Haxhi Qamilit ndodheshin oficerë Serbë?,a mund të jemi realë në analizë nëse në kthimin e Zogut në Shqipëri nuk paraqesim pasqyrën e qartë të mbështetjes së tij nga qeveria Serbe dhe mbështetjen e Tij ushtarakisht nga këta të fundit?,a jemi të saktë nëse nuk analizojmë se një pjesë e konsiderueshme e politikanëve kolaboracionist gjatë periudhë së luftës qenë rezidentë për një periudhë të gjatë shumë vjeçare në Jugosllavi?,a do ishim realë nëse do të mënjanonim faktin se në gjirin e Partisë Komuniste Shqiptare qysh nga themelimi e për një periudhë të gjatë ndodheshin politikanë dhe ekspertë jugosllavë?.
    E njëjta gjë menjëherë pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri dolën në krye politikanët e emëruar e të diktuar?
    Dikush mund të thotë por ç’farë rëndësi ka këjo!
    Këjo ka rëndësi parësore për të kthjelluar se veprimtaria minuese,rrënuese,ballafaquese,përjashtuese e kompromiseve nuk vjen nga i ashtuquajturi mentalitet shqiptar por i ndikimit dhe diktimit nga jashtë te disa përfaqësues politikë brënda shqiptar.Nuk janë shqiptarët që nuk merren vesh me njëri tjetrin por transferimi tek ne dhe për ne i politikave për të goditur mentalitetin tonë të sajuar në interes të politikave dhe politikanëve të shteteve ballkanike që duan me ç’do mënyrë një gjëndje të tillë për t’ja ekspozuar Europës dhe Amerikës se ndodhemi në vështirësi të ndërtojmë një politikë të fqinjësisë së mirë me shqiptarët sepse Ju po i shifni vetë se ata nuk mirren vesh me njëri tjetrin, jo të keni Ju shpresë te Ata,se mund të arrini diçka serioze dhe afat gjatë për europianizimin dhe qetësimin e Ballkanit.
    Besoj se është e qartë.
    Por edhe sikur të mos jeni dakort a mund të më thoni diçka?
    Zoti Zeqo i bën një radiografi të qartë qëndrimit dhe metamorfozave të ligjërimit politik të Bashës,a mund të më thoni pra,pse z.Basha në ç’faqjen e tij në ÇADËR-hidhini një sy vidiove -thërriste “AI DO TË VIJË PA TJETËR”?????……
    Përse-sipas jush-politikani serbo-boshnjak që mirte pjesë në Këshillin e Sigurisë me Berishën,mbas përmbylljes me turp i Republikëes së RE të Çadrës dhe katastrofës në zgjedhjet elektorale të 2017-tes,deklaroi se Basha është politkikani më budalla i Ballkanit?, ç’ne ky me Bashën? cili ishte mesazhi i Tij: A nuk është domethënia se “Përse u tërhoqe,përse bëre kompromis,përse u fute në kurthin e Ramës”??.Këjo duhet dëshifruar apo jo?Apo të flemë gjumë që të na i katranosin të tjerët punët tona si na i kanë katranosur?.Përse Basha nga ai mesazh, tani është kthyer me vendosmëri në situatën që braktisi me çadrën?,përse Basha po i imponohet Europës dhe Amerikës me pozicionin kundra Shqipërisë pikërisht në momentin më të rëndësishëm për shpalljen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga ana e Bashkimit Evropian?Vërtet mendoni JU se Basha nuk e kupton se e ka më të lehtë eliminimin e Ramës nga pushteti pas hapjes së negociatave mbasi më këtë akt Rama efektivisht e kryen misionin e Tij politik dhe “ngopjen poliike” për ti lënë radhën opozitës së Bashës?Domosdo se Ai e kupton këtë por nuk është ky misioni i Tij.
    Misioni i Tij është shmangia e çeljes së negociatave dhe bërjen përgjegjës për këtë e Ramës të cilin pas kësaj është më e lehtë ngarkimi i një sërë përgjegjësish të tjera,,ku ndër të parat do të ishtë reforma në Drejtësi të cilën do ta riformatonte menjëherë në interes të Tij dhe Berishës.Dhe nëse nuk arrihet këjo Basha do ta kompesonte këtë me sigurimin e imunitetit të Berisha -Basha dhe të tjerëve nga veprimi i SPAK dhe BH-së.
    O KËTË O ATË,duke e zhytur politikën Shqiptare edhe për 30 vjet të tjera në lëngatën e tranzicionit kur këtu të mos ketë mbetur asnjë shqiptar dhe dielli do të lindte vetëm për serbët dhe armiqtë tanë Ballkanikë.

    Reply to this comment
    • Zagora May 20, 15:58

      Ti betixho do beje mire ta nisje rrefimin tend nga koha e Skenderbeut,se do dilte me i plote arsyetimi yt!
      Por ti ke gabuar,ose kerkon te hiqesh si koke e madhe se ne vend qe te denoncosh faktet reale,te sotme,ti na merresh me perrallat e shkuara!
      Ne se per te tjeret dhe fakte te sakta,per Enver Hoxhen ia fute si kau peles,se gjate luftes se dyte boterore edhe SHBA e Britania e Madhe u bashkuan me STALININ,por nuk i quan njeri tradhetare se paskan punuar per vendosjen e socializmit ne bote!
      Se Enver Hoxha vertet kishte disa perfaqesues jugosllave,por ata asnjehere nuk ndikuan ne vendimet e PKSH per luften,se ne kete drejtim ishin pertfaqesuesit e fuqive te medha ne rang gjenerali qe jo vetem ndihmuan Shtabin e Pergjithshem te UNCL me informacione,por edhe me armatime,municione,ilace,florinj,veshmbathje,aparatura nmderlidhje dhe m,beshtetje politike e logjistike!
      Pra ndikimi jugosllav apo edhe ai sovjetik ndaj Enver Hoxhes ishte pa ndikim,se ndryshe Enver Hoxha nuk do prishte maredheniet me Jugosllavine qe ne vitin 1948!
      Te tjerat jane pallavra!

      Reply to this comment
      • Komunisti May 20, 18:47

        Po sa mire qe e njef historine ?! gjithe pallavrat e enverit !
        Mesimet e “cmuara” te partise kane lene shume njerez budallej per jete,te pa kurueshem deri sa te ngordhin.Je i pa fajshem, te zuri e keqja,epidemia e trushperlarjes enveriste

        Reply to this comment
        • Zagora May 20, 20:43

          Po ty more komunisti ballist,kush te ka zene qe na flet si e ema e zeqos ne maje te thanes?
          Qew je kelysh ballisti i zgjewbosur dukesh,por qe te mungoka vetem samari kete po e shohim nga llapjet e tua!
          Doemos se tru ne koke nuk ke por vetem tallash,se ne burgje e internime kaq i kishe takatin,ndersa tani ha mut kot!

          Reply to this comment
  4. Adih May 20, 17:11

    I nderuar z Meikon .
    Perpara se te shkruani kete shkrimin tuaj ,une personalisht e shikoj me sy ndryshe dhe rrugen si do jete e ardhjma ,cfare duhet bere dhe si duhet te ndryshoje kjo gjendje katastrofale qe po perjetojme ne shqiptaret ,si ne ekonomi e mbi te gjitha fatkeqesisht ne nuk e njohim dinjitetin ,na i kane rrembyer me dhune ,pasoje e korrupsionit ,mos funksionimit te ligjit e tj ..

    Nje pyetje kam per ju , a jane keto parti ,pra PS ,LSI e PD kundrshtare te betuar politik me njera tjetren .Ketu fillon problemi . Se me keqeardhje keto kane pasur te njejtin program .Korrrupsioni ne rritje , vjedhjet ne rritje ,shkelja e kushtetutes nenin 181 posacerisht per pronat e tj e tj . Pra besoj se me jepni te drejte ,por me fal se harrove zoti Meikon ,keto jane kundershtare politike ndermjet tyre ,vetem atehere ,kur i cenojne njeri tjetrit monopolet ,qe ky kanser rendon mbi popullin ,rrembyer me dhune nga keta Katovicare ,si ne cmim te larte ,pa haruar edhe cilesine me te dobet te mallit ..Ne nuk kemi treg te lire .Per kete teme z i nderuar Meikon keto parti kane lozur volejboll me ne shqiptaret sot e 30 vite . Ma hidh ,ta hedh dhe te kaloj topin ne fushen tjeter .Merni e shkruani per kete teme z i nderuar Meikon .Apo do presim reformimin dhe fillimin e punes se SPAK ,dhe me kete metode qe besoj perendimi e ka vendosur perfundimisht , do vijne politikane te rinj me principe perendimore te marin fatet e shqiperise ,ku zoti faleminderit , kemi shume te rinj shqiptare qe kane studiuar ne perendim ,dhe besoj se do kemi stabilitet ,qetesi te perhershme ne Ballkanin perendimor ,ku per kete,stabilitet te perhershem , eshte i interesuar perendimi si Gjermania dhe Amerika .
    Faleminderit per shkrimin tuaj zoteri i nderuar Meikon.

    Reply to this comment
  5. Efusrti May 20, 17:27

    Moikom..mos shkruaj më shkrime të tilla,mjaft e ke diskretituar veten si një socialist i thekur Në se e mban veten për shkrimtar shkruaj poezi nga ato që s’ia kupton asnjeri.Me shkrime të tilla ku s’kupton njeri ku do të dalësh tregon që vuan nga marrezia e madhështisë.

    Reply to this comment
    • Dhimosteni May 21, 05:54

      Je i vetmi nder keta kara ketu qe i ke rene pikes. Moikomi vuan shume. Vuan nga marrezia e madheshtise. Ai, Tarifirifira dhe Skifter Xuxullufi na cajne trapin nje dite po e nje dite jo me budallalleqet e tyre. Se kuptojne se ka ik koha e gazetes qe perdorej si leter higjenike?

      Reply to this comment
  6. betixho May 20, 18:32

    Zagor! nuk kam folë fare per Enver Hoxhen dhe rolin e Tij të padiskutushëm në realizimin me aleancën e madhe dhe vepren e pavdekshme të Çlirimit te Shqiperise por per rolin serbo-jugosllav në përplasjet brenda shqiptare edhe në kete rast,me që më dhe rastin faleminderit.

    Reply to this comment
  7. B.L. May 21, 08:09

    I nderuari Zoti Moikom!Me gjithe konsideraten e thelle qe kam perJu me duhet tju sugjeroj dhe tju kujtoj se ne kete shkrim keni anuar majtas duke mos i dhene zgjidhjen e duhur problemeve te dala.Ju kujtoj se per 75 vjet radhazi drejtimi majtas i Politikes dhe Ekonomise solli vetem deshtime.Tani po ata qe falimentuan Ekonomine Socialiste,po ata elemente dhe me ata mendesi duan te ndertojne kapitalizmin alla Shqiptar sic i kemi vene re prapesit e shumt.Cfaredo riparimi,zbukurimi apo ngjyrimi,esenca mbetet destabilizimi,falimentimi.Por mendoj se korrigjimet e domosdoshme ne Kushtetute,zor se do te sjelle ndryshime te medha.Partitizmat ne qeverisje do te sjellin gjithemone firo humbje dhe fatkeqesi jo vetem ketu tek ne por ne Amerike sic po ndodh.Nje njeri nga populli, filozof praktik,ne nje proteste kishte paraqitur nje pllakate te montuar me tri tepsi ku perfaqesohej sejcila Partite kryesore tek ne.Pra Partite duan te mbushin tepsite e tyre,interesat e tyre dhe pak ose aspak hallet dhe nevojat e popullit.Besoj se e dini me mire se une se vetem zgjedhjet nga POSHTE LA RT do ta zgjidhin perfundimisht problemet e shumta qe ka ne popull si ne ata lakale dhe ata parlamentare per ti dhene hov zhvillimit dhe perperimit.Diktatet dhe Komandimet na lane ne kete gjendjeShqiperine halle shume.Sa per Opoziten qe e godulisni Ju,ajo besoj se nuk kishte rruge tjeter vetem vetevrasjes ne nje ambint teper te acarte,nje parlament i ngritur me vota tevjedhuera e te blera me parate e droges,ku as te degjojn,as te perfillin te iipercmojne e te ofendojne,me mire larg i vdekur se sa i neperkembur.Me gjithe ate mbetemi me bindj e rrespekt te thelle per Ju.

    Reply to this comment
  8. pak "relaks" pas filozofimeve, te ster...stermundimshme te moikomit . May 21, 15:18

    titulli, ka “shqip”; parafjalen “per”, lidhesen “dhe”.. dhe nyjet “te” . fjalen “qeveri”, me modesti them se, s’e di nga e ka prejardhjen .

    Reply to this comment
  9. TIRONA May 21, 23:29

    1- Demokracia shqiptare u vra qe ne djep.Ajo nuk ishte natyrale, por nje kukellzim,nje huazim i sajuar nga serbia,USA dhe Ramiz Alia.
    2-Le te kujtojme thenien e Ramiz Alise : Sali Berisha eshte i eger dhe i PABESE.
    3- Populli e kupton qe ,shkerdhokratet shqiptare te cdo krahu qofshin “NEVER” nuk mendojne per te, por te pangopur si te pasurohen per vehte.Kjo sepse mungon ndershmeria,edukata demokratike, sinqeriteti,atdhedashuria,patriotizmi,besa. Mjafton te kujtojme firmen “Shqiponja”
    4-Partiaket e pacipe ,pa perjashtim u mbeshteten ne grupet rrugace.Gabim qe u be nga idjotet politikane shqiptare ne prag, qe liruan te burgosurit vrases dhe hajdute ,per te marre vota te qelbura.Bile me parate e popullit te varfer i demshperblyen.
    5-Pasuria shqiptare,e vene me shume mund dhe djerse nga ky popull i dermuar U VODH OSE U SHKATERUA nen udheheqjen ose anarshinene shkerdhokrate ,sepse do te vinte CEKU GENJESHTAR I BARDHE i gagaceve.
    6-Raporti dhe e verteta me ballistet.Keta jane shqiptare ,por NE TE GJITHE BOTEN TRADHETARET,KOLABORACIONISTET LUFTOHEN,GJYKOHEN DHE NUK BEHEN HERONJ SI TEK NE.
    Naim , Abdyl Frasheri jane trendafila dhe nuk mund te bashkohen me tradhetarin ferre! Sepse s’do te kishte gjykate-drejtesi por anarshi.
    7- “liderat berisha hajdari ” nuk kishin prona neper Shqiperi ,por ata deshin ,KESHTU PRONARET E LIGJSHEM TE VERTETE NUK DUHET TE MERNIN PRONAT E TYRE .Rremuja filloi me dhenien e dyqaneve grave te kapterave ,te ardhura nga fshati qe shisnin buke, ushqime etj. ,duke lene pronaret e vertete me gisht ne goje.Valle kjo ishte demokracia ?
    8-Ishte kulmi i INJORANCES KUR ZAGARI ZOGOLLI ZEVENDESOI EMRIN E RRUGES DESHMORET E KOMBIT,DUKE HEDHUR BALTE MBI 28.000 DESHMORET QE DHANE JETEN NE LULEN E RINISE DHE NUK ISHIN KOMUNISTE !
    9-Kemi 30 vjet qe presim demokraci,drejtesi por kjo s’po vjen ende.
    Politikanet jane me te keqij se ushtaret (kenge afrikane)
    Politikanet jane me te keqinj se qente(qe nuk kafshojne brenda sinorit te tyre)
    Politikanet harrojne KUR VJEN PUNA PER SHQIPERINE DUHET TE JENE NE NJE MENDJE.
    10-PD doli ne rruge,flet e vetem flet per Edi Ramen, por fjalet mbeten vetem fjale kalamajsh. Bujrrem beni padi dhe jepuni fund llafeve !Por,dhe ju jeni me te dhjerre !
    Populli thote nga qorri ,ai me nje sy eshte me i mire !
    11.-LE TE SHPRESOJME QE SPK DO TA NDAJE SHAPIN NGA SHEQERI !
    12- Moikom Zeqo te pershendes,por dua te mbaj imazhin kur fare djale i ri shkruanje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim