Një esse e pazakontë e Çabejt për Nolin

March 3, 2018 23:35

Një esse e pazakontë e Çabejt për Nolin

Moikom Zeqo

Dijetari Eqrem Çabeji gjatë jetës së tij, i ka shkruar disa portrete, me një stil epigramatik, për figura të mëdha të kulturës shqiptare dhe botërore.

Ai ka shkruar katër shkrime të shkëlqyera për Maximilian Lambertz. Ka shkruar për Nobert Joklin, për Angelo Leotin, Gerhard Rolfsin, Xh. Skiroin, V. Pisanit, K. Tajlerit, H. Buasenit, S. Manit, De Simones, V. Georgievit, A. Katichichit, A. Rosetit, V. Bubenit etj.

Në një shkrim të mëparshëm kam folur për esenë e pazakontë të Eqrem Çabejit ,të cilën e shkroi 21 vjeç, në 1929 për poezinë e Lasgush Poradecit.

Eqrem Çabeji ka shkruar mrekullisht edhe për linguistin e shquar shqiptar Aleksandër Xhuvani. Por mbi të gjitha spikat eseja e tij për Fan Nolin. Kjo ese u botua në revistën “Nëntori”, nr.4, viti 1965. Fan Noli sapo kishte vdekur në Amerikë.

 Lajmi i vdekjes së Fan Nolit shkaktoi tronditje dhe një numër shkrimtarësh dhe studiuesish me këtë rast bënë vlerësimet e tyre për këtë figurat ë madhe dhe universale të Shqipërisë.

 Në të gjithë koleksionin e shkrimeve “In Memoria”për Fan Nolin eseja e Eqrem Çabejit është më  e sakta, me një stil të fuqishëm Eqrem Çabeji portretizon profilin madhështor dhe shumëdimensional të Fan Nolit.

Kjo ese mbetet si një model mendor, një modus vivendi , si mund të shkruhet mbi një figurë , që vjen shumë rrallë në histori, që buron nga thelbi i shekujve.

Eqrem Çabej

Eqrem Çabeji nuk mëton të tregojë se Fan Noli si shkrimtar, përkthyes, poet dhe dijetar është njeriu pa ekselence, pikërisht prototipi i krijuesit, sepse Fan Noli ka “diçka demoniake, e cila mbase është vetia e parë e njeriut krijues, qetësia e mirëfilltë e furor poeticus, e marrëzisë së poetit të vërtetë.”

Mendoni për një çast se kjo fjali e shkruar dhe botuar në shtypin letrar të politizuar të Shqipërisë më 1965. Askush tjetër nuk do të guxonte të përcaktonte se një intelektual mund të simbolizonte në vetvete “diçka demoniake”.

 Këtu nuk kemi të bëjmë as me një metaforë teologjike, as për një figuracion sui generis për të bërë të krahasueshme diçka që është shumë e vështirë të krahasohet.

Por Eqrem Çabeji posedon, krejtësisht i vetëm në rastin e vlerësimeve për Fan Nolin, një liri të veçantë të të shprehurit dhe një formë vetiake dhe filozofike të fjalëve përcaktuese për Fan Nolin.

 Ja teksti kësaj eseje:

FAN NOLI YNË

Në këto çaste, në mes të kaq shkrimtarëve, një njeri që s’është shkrimtar e ka vështirë të thotë një fjalë të vetën për një personalitet shkrimtari me një format të tillë siç është Fan Noli.

Në qoftë se fjala që vepra e një shkrimtari është pasqyra më e vërteta e forma mentis dhe e shpirtit , ësht’ e drejtë, atëherë vjershat që shkroi ky poet dhe veprat e shqipëruara ,që na ka lënë përfaqësojnë në kuptimin e tyre simbolik që në krye e gjer në fund një konfesion të vetëm, credon e një njeriu e të një jete.

Në këtë kuptim nuk është gjë e rastit që Fan Noli mori e përktheu një varg tragjedish nga të Shekspirit, në të cilat përpjekjet për liri sociale dhe konfliktet e brendshme shpirtërore janë ndërthurur në një mënyrë si moskund në literaturën botërore; ai që shqipëroi disa drama të Ibsenit, Don Kishotin e Cervantesit, Rubajatet e Omar Khajamit, disa vjersha të Edgar Poes, Baudelarei-rit e të tjera; dhe që në kohën e qëndrimit të tij si emigrant politik në Mauern afër Vjenës pas fjalëve të mikut të tij Norbert Joklit u muar për një kohë të gjatë me planin e përkthimit të Faustit e Goethes, duke studiuar dhe disa nga komentarët e kësaj vepre.

Nuk është gjithashtu një gjë e rastit që ai shkroi Historinë e Skënderbeut dhe ato vjersha që shkroi. Kudo në këto vepra – në krijimet e veta e në përkthime është përdorur fryma komplekse e shkrimtarit.

Ai i ka jetuar ato, ka jetuar ai vetë nëpër to, në figurat  heronjve.

 Kudo në këto na shfaqet, ku më çelët, ku më mbyllur, shpirti i autorit të tyre.

Ai na del pa dashur si te Bruti, ashtu dhe te Hamleti, te Don Kishoti ashtu si te Omar Khajami, te profeti Moisi ashtu si te Galileasi (Krishti), te Prometeu i mbërthyer e te Armiku i popullit, që në të vërtetë është miku i vërtetë i tij.

Revolucionarë e profetë, portë e dashamirë aktivë të njerëzimit janë po aq mishërime të unë-s së tij, nëpër ta shprehet ai vetë.

 Në këtë vështrim dhe shqipërimet në një kuptim më të thellë janë krijime të tij.

Fan Noli si për formimin e tij poetik si për shprehjen gjuhësore qëndron më vete në literaturën shqiptare. Ai nuk është poeti i lartësive eterike, po është shkrimtar i plisit të dheut.

Është një Ante i literaturës sonë, që i merr fuqitë prej mëmës tokë. Ai ka të vetën diçka demonike, e cila mbase është vetia e parë e njeriut krijues, cilësia e mirëfilltë e furor poeticus, e marrëzisë së poetit të vërtetë.

Në fushën e kësaj literature ai nuk është një fill bar, që sot bleron e nesër thahet; nuk është as lule, që sot shkëlqen e nesër vyshket.

Ai na paraqitet si një lis i moçëm e plot gdhenj: lis i vetmuar, po me rrënjë ngulur mirë në të thellat e dheut. E këtillë mbetet edhe gjuha e tij.

Ne këtë nuk ndihet ëmbëlsia e flladit të verës sesa furia e murrërit të dimrit. Ajo nuk ka aromën e luleve, po ka erën e shëndoshë të dheut. Ka dhe diçka prej pikash të rënda e të idhëta, në të shprehet ana e rëndë e jetës shqiptare.

Në këtë poezi shihet sa mund të jetë gjuha shqipe e ashpër e vrazhdë, dhe e fortë në ashpërsinë e saj.

Me zhdukjen e këtij njeriu të rrallë një valë pikëllimi përshkoi anembanë botën shqiptare, kudo ku i thonë bukës ujë e ujit ujë. Po kjo nuk është një valë dëshpërimi.

Noli nuk është një madhësi efemere. Fjala e tij nuk është nga ato që i merr era.

 Në këtë botë shqiptare të cilën ai e deshi me të gjitha fijet e zemrës, ai mbetet i gjallë ndër ne, si sot në ditët që do të vijnë.

***

Fan Noli është analizuar nga Çabeji bazuar në botën e shkrimeve noliane.

Për fat të keq, për shkak të një vonese të botimit të disa dorëshkrimeve të panjohura ta Fan Nolit, Çabeji nuk kishte si të lexonte dy studime relativisht të gjata të Fan Nolit, për liguistikën, etimologjinë dhe semantikën.

Këto shkrime janë botuar për herë të parë më 1988, janë përfshirë në vëllimin “Vepra, pesë, të Nolit” të botuar në kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Të dy dorëshkrimet e Nolit janë në anglisht. Ato ndodhen edhe në AQSH (Fondi i XVII, dosja XIII), por mungojnë të dhënat plotësuese mbi kohëshkrimin të këtyre dy teksteve.

Ka mundësi që tekstet të jenë shkruar në fillim të viteve ’40 të shek.XX. Në gjuhën shqipe i ka përkthyer Xhevat Lloshi.

Tekstet e Fan Nolit për gjuhësinë dhe sidomos për vëllimin e studimeve etimologjike janë të një niveli shkencor, Fan Noli operon me nocione të përpikta për nivelin bashkëkohor, të gjuhësisë botërore. Noli përmend 3 gjuhëtarë të mëdhenj: Herman Hirt (1865-1936), gjuhëtar gjerman i shkollës së gramatikantëve të rinj i cili ka shkruar në 7 vëllime “Gramatikën indoevropiane”.

Gjuhëtari i dytë është Antoine Meillet (Meje) (1866-1936), linguist francez, autor i “Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane”.

I treti është Holger Pedersen (1867-1953), gjuhëtar danez, indoevropianist, albanolog i madh. Ai u mor me studimin e gjuhës shqipe si në veprat “Kontribut për historinë e gjuhës shqipe”, “Grykoret në gjuhën shqipe”.

Vepra e tij kryesore është “Gramatika gjuhësore  gjuhëve kelte”. Ajo që të bën përshtypje të madhe është fakti se të 3 këta linguistë portretizohen në mënyrë të koncentruar si tri prototipe ose tri pikëpamje.

Fan Noli thotë se në tre studiuesit e përmendur, Hirt është entuziasti, Pedersen është konservatori, dhe Meillet është Thomai që vë në dyshim gjithçka.

Hirt mendon se popujt indoevropianë trashëgojnë një numër të madh fjalësh të përbashkëta. Pedersen në mënyrë skeptike mendon që këto fjalë duhen reduktuar, nuk janë aq të shumta.

 Meillet mendon se bërthama e përbashkët e fjalëve indoevropiane është aq e vogël dhe kuptimet e tyre janë aq të vagullta, sa është shumë e rrezikshme të nxirret në përgjithësi ndonjë përfundim i përcaktuar dhe i saktë shkencor.

Ajo që të bënë përshtypje në këto dy studime të Fan Nolit është që ai pamend një listë prej 35 fjalësh shqipe, të vështruara në lidhjet e tyre etimologjike brenda familjes indoevropiane.

Pikërisht këto fjalë shqipe që shqyrton Fan Noli, kanë të bëjnë me qytetërimin indoevropian dhe ndërthyerjen e aspektit të bujqësisë, blegtorisë, të mjeshtërive, të metaleve, të armëve, të tregtisë, të marrëdhënieve familjare, të besimit.

Një paraqitje të tillë objektivisht, sado e kufizuar në numër dhe artikuluar me një lakonizëm tejet profesional, hedh dritë në problemet e lashtësisë të popullit tonë, të etnogjenezës së tij, në qytetërimin indoevropian..

Në  tekstet e Fan Nolit mund të gjenden dhe sythe të veçanta që kanë dhe shpjegime të karakterit krahasimtar semantik, por dhe të historisë të filozofisë.

Kështu Fan Noli ka një syth më vete kur flet për etimologjinë e fjalës “Cynic”, që në zanafillë ka qenë: si qen i trashë, i pagdhendur. Më pas mbiemri u kufizua vetëm për shkollën e filozofëve në Greqinë e lashtë të themeluar nga Antisteni i cili i çoi parimet e kësaj shkolle deri në aspektizimin dhe mizantropinë më ekstreme.

Kështu emri i filozofit Diogjen Cynic ka kuptimin Diogjen Qeni.

Një tjetër syth lidhet me etimologjinë historike të fjalës Logos.

Noli tregon që kuptimi universal i fjalës Logos është krejt i ndryshëm me atë që u dha më pas në kuptimin e “Fjalës” në Bibël.

Një tjetër syth i veçantë ku etimologjia dhe historia bëjnë një sintezë është ai që flet për origjinën e fjalës tragjedi. Kjo fjalë vjen nga greqishtja Tragos që do të thotë “Cjapi”, me të cilin simbolizohej satiri, një hymni gjysmë njeri dhe gjysmë cjap, shoku i Bakut, ose i Dionisit.

Kështu lidhja ndërmjet cjapit dhe tragjedisë, që fjalë për fjalë do të thotë “Cjapi ritual”, ose “Cjapi i himnit”, mund të kuptohet lehtë nga ata që janë shumë a pak të familjarizuar me fetë primitive totemistike.

Nga ky ritual lindi pastaj më vonë tragjedia letrare si letërsi e mirëfilltë. Mund të shkruhet më gjatë dhe më hollësishëm për dy studimet e Fan Nolit.

 Unë i përmenda në këtë rast për të treguar se çfarë interesi të madh do t’i kishin ngjallur pikërisht Eqrem Çabejit tekstet e Fan Nolit.

Pse e them një gjë të tillë? E them sepse Eqrem Çabeji, gjatë gjithë jetës së tij të ndërlikuar dhe të përkushtuar në maksimum u mor me Fjalorin Etimologjik të Shqipes, që në fakt është botuar në disa vëllime. Ky Fjalor është kryevepra linguistike e Çabejit, është monumenti mendor më i patjetërsueshëm i gjuhësisë shqiptare si shkollë dhe si një identitet universal, brenda gjuhësisë botërore.

Jam i sigurt që Eqrem Çabeji do t’i kushtonte vëmendje të veçantë studimeve të Nolit, po të kishte patur mundësinë e lume për të lexuar.

Por dihet se kur tekstet e Nolit u botuan më 1988, Eqrem Çabeji kishte disa vjet, që kishte vdekur. Pra kemi të bëjmë me një pamundësi në kohë dhe në procesin e njohjes. Eseja e Eqrem Çabejit për Fan Noli është shumëpërfshirëse dhe ndërlidhëse me të tëra subjektet e dijes dhe pikat inkandeshente kulturologjike të qytetërimit shqiptar.

Të vlerësosh kaq madhërishëm figurën e Fan Nolit, siç ka bërë Eqrem Çabeji tregon edhe të vërtetën ,që një gjigant e njeh më mirë gjigantin tjetër, kurse liliputët e kanë të vështirë të arrijnë të gjejnë  diçka, qoftë në dimensionim, qoftë në thellësi konceptuale.

March 3, 2018 23:35
Komento

15 Komente

  1. MH June 9, 14:50

    Noli per te shkruar historine e Skenderbeut qe u botua ne vitin 1921 ne Boston,vendosi te mesoj gjermanishten ku nepermjet kesaj gjuhe do te gjente te dhena ma te sakta se ne cdo gjuhe tjeter dhe kete liber do ia dedikonte nanes se Tije Marie.Kaq serioz dhe i skate ishte Noli ne veprimtarine e vet.

    Reply to this comment
    • OC November 13, 01:08

      Shume interesant komenti juaj. Nuk e dija faktin qe Noli i ishte futur studimit te gjermanishtes per kete arsye. A mund te me thoni ku mund te gjej me shume informacion lidhur me kete? Faleminderit.

      Reply to this comment
  2. vasili June 10, 14:06

    Nuk gjej fjale per t iu lavderuar,qe here mbas here,eksploroni,ne kerkim te dimensioneve te plota,te atyre yjeve te dijes,talentit dhe humanizmit njerzor,qe do te vazhdojne te shndrisin perjetesisht mbi kete bote te erret,qe ka qene ne shekuj dhe vazhdon te jete e prirur , se pari nga vesi dhe jo nga virtuti njerzor.
    Dhe si e tille,kjo bote ose i largoi ata,ose i shkaterroi kur qendruan brenda.
    Dhe ja ku jemi:
    Asnje koment,nga folku,per keta titane te perparimit,por vec vazhdojne brohorimat apo lehjet e etheshme dhe te pafundeme per politiken,ku e ndjejne plotesisht vehten

    Reply to this comment
  3. MH June 11, 14:05

    Eqrem Çabeji!

    Ka ba nji kritike vleresuese mjaft objektivisht mbi krijimtarin e shkrimtarit AT Gjergj Fishta.Sidomos ne kryevepren “Lahuta e Malcise”.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D. June 11, 21:38

    Kete 10 Qershor- Moikom Zeqo ne PRIZREN.
    Faleminderit i nderuar Akademik Mojkom Zeqo, qe me gjithe problemet tuaja shendetesore,nuk lini dite pa shkrime shkencore ne gazeta,sa pjesmarie ne aktivitete, deri ne PRIZREN ardhur kete 10 Qershor 2017-te, mbajtuer KUMTRESEN e ralle; titulluar:
    “DRITA e Naim Frasherit ndricon Kosoven dhe Shqiperie” pas nje udhetimi brenda dites Tirane-Prizren,mbajture .Kryekumtese kushtuar, ngjaries historike te “Lidhies Prizrenit”,krye te mirenjohurve :Pr.Dr. Paskal Milo e.Pellumb Xhufi e Sherif Bundo, Albert Frasheri, sa,,Dr. Parim Kosova. Kastriot Bezati; kryetar i shoqates “Permeti”organizator sa pritesit e autoriteteve te Prizrenit.,Mes Tyre,kryatari shoqates “Vellezerit Frasheri” Tomor Kotori qe do sillte pershendetiet e asaj zone historike.
    Mbresa la dreka e organizuar nga autoritetet drejtuese pritese te Prizrenit
    .Falenderime nga mese 80 pjesmarresve aktiviste nga Permeti, Gjirokasra, Tirana, Korca e tj.per organizimit e ketij aktiviteti sa sponsorve deri me dy autobuza ne dispozicion
    .Me 17 Qershor, nje aktivitet per “Vellezerit Frasheri” organizohet ne Frasher. Mirupafshim…

    Tirane 11-06-2017 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  5. OC November 14, 04:15

    @MH Komenti juaj eshte shume interesant. Nuk e dija qe Noli i ishte futur gjermanishtes per kete arsye. A mund te me thoni ku mund te gjej me shume informacion lidhur me kete? Faleminderit 🙂

    Reply to this comment
  6. tz March 4, 04:31

    Zequa nuk eshte gje tjeter vecse nje pjelle Çabejane dhe komuniste.Dhe keto pjella te Çabejit nuk i kane dale kunder, sepse puna e tij eshte me shume ne dem te Shqiperise se ne te mire.Dhe keshtu duke mos e kritikuar ruajne dipllomat qe kane marre nga Profesor LESHI ÇABEJ

    Reply to this comment
    • Juglindori nga Korça March 4, 12:35

      TZ, une personalisht jam antikomunist , sepse , si familje , nuk i kemi pasur punet mire , me rregjimin komunist , por ama ‘ , neqoftese komunistet do te ishin si Eqerem Çabej e Majkom Zeqo , une megjithe zemer do te brohorisnja “Rrofte komunizmi” !

      Reply to this comment
  7. MH March 4, 16:25

    OC

    Une kete qe kerkoni Ju.E kam gjetur ne vepern e Nolit “Historia e Skenderbeut” Boston 1921.
    Asht nji liber me kapertin si bojkafe ne te hapur.Jo e theksume ne kafe.
    Tek parathenia e thote.Qe per te shkruar nji histori sa ma te sakte i hyna punes te mesoj Gjermanishten.Ndersa ne faqen e pare sa hap kapertinen gjen se kujt ia dedikon kete veper.Ay shkruhet qe ia dedikoje nanes marie.
    Historine e “Skenderbeut” te Nolit e kam lexue si kohe,periudhe ne vitet 1950-60.
    Fillon te pershkruaj histori te pergjitheshme te kombit tone si parakohe te heroit dhe me shume kujdes e lidhe duke hyre ne kohen e heroit e derisa shuhet.Libri asht i vogel po mjaft interresant dhe i kendeshem.Kap patur fatin te kem 3 te tille.Ku dy ia fala vllazenve.Temin ia lash ne kujdes nji kusheririt.Dhe nuk e gjeta ma.Gabim fatal i pafalshem qe nuk e mora me vete kur emigrova.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
  8. MH March 4, 16:40

    I nderuari,Moikom Zeqo !

    Nga shkrimi i juaj shkeputa fjaline,si vijon:

    Me zhdukjen e këtij njeriu të rrallë një valë pikëllimi përshkoi anembanë botën shqiptare, kudo ku i thonë bukës ujë e ujit ujë. Po kjo nuk është një valë dëshpërimi.

    Nga kjo shkepus perseri ate qe me ban pershtypje:

    “kudo ku i thonë bukës ujë e ujit ujë. ”
    Mos asht ngutje apo coroditje e gjuhes.Apo gabim ne procesin e te shtypurit.

    Dhe asht dasht te shkruhet;Bukes buke e ujit uje.
    E baj kete vrejtje sepse nuk me pelqen qe ne shkrimet e Tua te bahen vrejtje ordinere.Aq ma teper ne nji kohe qe mbushni faqet e gazetave cdo dite me plot dituri e kuriozitet inerresante te rendesishme e te kendeshme.
    Pershendetje urime ne vashden e perditeshme te krijimtaris tuaj apasionante.

    Reply to this comment
  9. MH March 4, 17:23

    tz
    Asht mekat te merret njeri me ty dhe nivelin tand.
    Asht fat i madh prej “Perendiet” qe kombi i yne kishte nji kollos albanolog te spikatun nga gjirokastra te ndjerin (i themi sot) Eqrem Çabejn.
    Une kisha fat qe banoja ciragji tek nji pronar.I cili kisht studiue ne Austri dhe ahrin e kisht te mbushur plot me libra te kohes se tije.Gjeje botime shqip qe per kohe ishin te ndaluar.Kishte botime literatur te larmishme nga e gjithe bota ne gjuhen gjermane.Aty kishte botime nga pendat letrare te klerit katolik.Fishta,Nikaj,folkloristin e madh Kurti etj etj.Kishte literatur shkencore mbi ekspeditat e austriakve ne hulumtimin e njohjes se medicines popullore deri ne Indi e ma ne thellesi.Aty pash qe ne vitin 1935 gjermania tentonte krijimin e Televizorit etj etj.Ishte koha kur flitesh per Hitlerin.Cudina mjaft inerresante per moshen time te re,po shume me vlere,sepse nga libri ke se cfare meson.Librat ruheshin te mos iu binte njeriut ne dore se ishte me shume pergjegjesi e pronarit ndaj sistemit qe i ndalonte keto lloj botimesh.Sistemi i deshte te zgjedhura dhe pro vetvetes.Bash ketu njoha per here te pare te madhin Eqrem Çabej.Krijva konkluzionin per Te.Sa i dashtun paskesh kene ky njeri per atdhe e shoqeri e ne vecanti c’ka e paska dashte gjuhen shqipe.Nuk merrsha vesht se kur ka lindur,sa jetoj e kur do te kete vdekur e nuk dija se nga asht me origjine.Nji mendje ma thoshte.ky njeri sot nuk mund te jetonte se me keto shkrime do te gjente belan nga udheheqesi.Keshtu e fjeta mendjen deri diten kur ne vitin 1981 apo 83 pash nji takim me foto ndermjet Eqrem Çabejt dhe Enver Hoxhes.Jo ndjeva gezim per Te,po nji konsiderat gezimit tim sikur te kisha lindur per se dyti mbe kete toke.Ketu mesova qe te dy ishin gjirokastrit kjo ma shtoi edhe ma shume kenaqesin per Çabejn.Besoj qe kuptohet.
    Para disa muajve nga shtatori i vitit 2017 isha ne Vjene dhe me cuane te shoh universitetin ku Çabej kishte kryer ekselence studimet per gjuhesi- letersi.
    Ti,tz qe je shpervjel me ato dy rreshta.Thirri mendjes e mos komento ma, derisa te vije dita e vdekjes,per asgja,e jo ma per te nderuemin e madh te kombit Shqiptare te pavdekshmit te perjeteshem me te gjallet deri nese shuhet njerezimi mbi toke.

    Reply to this comment
  10. tz March 4, 18:56

    O ju te mencurit dhe te dashuruarit mbas bythes Çabejane.Gjuhen tuaj dhe timen shqipe ky i dashuri juaj nuk e con me larg se shekulli Vl apo VII NE KOHEN E SERBEVE por nga ana tjeter thote se iliret jane te vjeter por nuk ben asnje lidhje me gjuhen shqipe.Dhe shume debilelliqe te tjera………Sa per te dashurin tjeter Zeqo po ju them cfar me ka thene albanologu Niko Stilos per te.Ne Durres nje shkrimi tevjeter me germa greke por fjala e urte ishte Shqip. Zoterija Ju aj o te shkrete e kundershton kategorikisht.Mos HARRONI SE Niko njeh gjuhen e re dhe te vjeter greke .Ai tha :Keta jane Mafia E GJUHES DHE ALBANOLOGJISE.Cfar do te thoni JU o te ndritur e by…thes per te madhin PETRO ZHEI DHE DISHEPUJT E TIJ. PSE nuk ka dale nje Çabejan dhe ti beje kritike ZHEJIT? ? Me vjen shume keq per ju Inferiore te shkrete.GJUHA SHQIPE ESHTE NJE GJUHE EKSPANSIONISTE DHE JO E FORMUAR nga serbishtja greqishtja apo latinishtja sic thote mbase i Dashuri …..yuaj Çabej dhe Zeqo o te MJERE

    Reply to this comment
    • Ateisti March 4, 21:05

      Tz ! Je një mjeran , që nuk të bën efekt asnjë ilaç apo këshillë mjekësore , ndaj s na mbetet , veçse të të mëshirojmë ! ! !

      Reply to this comment
  11. kosovari March 4, 20:45

    Më 1989, e regjistrova shkallën e tretë -magjistraturën, në Raguzë-Dubrovnik, në Kroaci; dhe në ligjëratën e parë, profesori Kovaçeci, një profesor i gjuhës kroate, i cili ligjëronte në shumë shtete, si; Gjermani, Austri, Francë e etj; pa kurrfarë prezantimi, fjalën e parë, që hyri në sallë, mu drejtuar; ti je shqiptar nga Kosova, (ishin 20 studentë) t;ju them të drejtën, jo që mbeta pa tekst, por edhe pa fjalë, pasi u ngrita në këmbë, disi i druajtur i them me gjysme zëri, po,
    pyetja e dytë, e profesorit Kovaçec, ishte, sa libra të Profesor Çabejit, janë botuar ?, e pyeta, në cilën gjuhë, prof ?, në gjuhën shqipe, foli profesori me gëzim, dhe me krenari tha; para të gjithë studenteve, të cilët ishin me origjinë kroate dhe serbe, unë isha i vetëm shqiptar; edhe sot, me tingëllon bukur, vlerësimi i profesorit Kovaçec, ,, Eqrem Çabeji është gjuhëtari më i mirë bashkëkohorë i Evropës”.
    Desha vetëm ta përcjelli vlerësimin e profesorëve kroat, Kovaecit dhe Aleksandër Stipevicit, dhe studiuesve tjerë, për gjuhëtarin-shkencëtarin tonë të madh, ,që, po e përbuzim, pse ka jetuar në komunizëm, dhe nuk ndalemi ta analizojmë veprën dhe punë jo vetëm për gjuhën dhe shkencën shqiptare, por edhe për atë evropiane, që ka dhënë profesori ynë i madh.
    -krim është të fyesh njerëzit-shkencëtarët, pse kanë jetuar në komunizëm; para se të vlerësohet vepra,
    E përshëndesë profesorin Moikom Zeqo, për punën madhështore te tij,

    Reply to this comment
  12. tz March 5, 02:53

    Gjuha shqipe o te pa udhe eshte gjuhe PERENDIE dhe jo gjuhe gjarperie ku e zvarrisin ÇABEJ e kompani.Nuk e gjeti gje Çabej e kompani, sepse punet e tij Greke e Serbe dhe dreqi dhe i biri i ruajne.Por ARISTIDH KOLES vrasje KGB je i bene……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*