Gjeniu i ikonografisë shqiptare

January 29, 2018 10:08

Gjeniu i ikonografisë shqiptare

Moikom Zeqo

Është momenti kur dijetarë shqiptarë dhe të huaj po lartësojnë vizionin shkencor, traditën 30-vjeçare të një qyteti kaq të habitshëm si Voskopoja.

Voskopoja është një Kostandinopojë e Vogël në mes të Ballkanit, një kryeqytet i vogël kulturor, pa një të dytë në Shqipëri, shkatërrimi i së cilës u vajtua sipas një kënge psallmike, që ende ruhet në një kodik njësoj si vajtimi për Jerusalemin apo Kostandinopojën nga kronistët.

Voskopoja është një nga mrekullitë më të mëdha të Shqipërisë, një dimension origjinal dhe shumëkulturor për Ballkanin dhe Europën. Tashmë Voskopoja është si një qytet gati i vdekur, por me përjetshmërinë e pamohueshme dot të monumenteve.

Në Voskopojë janë gërshetuar kulturat ballkanike, por thelbi dhe substanca e hapësirës dhe e mjedisit etnik ka qenë Shqipëria.

Voskopoja lindi në mjedisin shqiptar, por nëse do të përdornim një përcaktim të filozofit Karl Poper, Voskopoja qe një “shoqëri e hapur”. Kjo ide është tepër moderne dhe ndoshta ideja kryesore për bashkësinë e popujve në fundin e mijëvjeçarit të dytë.

Tezat e skajshme dhe metafizike që i mohojnë shqiptarësinë Voskopojës, që mbivlerësojnë elementët grekë, apo vllehë janë të papranueshme, ashtu siç është absolutisht e papranueshme edhe mohimi i ndikimeve të grekërve apo vllehëve në historinë kulturore të Voskopojës.

Një optikë ekuilibruese, një logjikë pranuese dhe jo përjashtuese do të bënte të mundur dhe do të shpjegonte enigmën kolosale të Voskopojës si një qytet apo një qendër kulturore e shumëfishtë.

Pyetja pse ndodhi që dukuria e Voskopojës të sendërtohej pikërisht në Voskopojë dhe jo në Greqi, apo në Serbi, apo dhe në Azinë e Vogël etj., është një pyetje që nuk mund të anashkalohet me përgjigje të thjeshta dhe aq më tepër të politizuara.

Unë nuk besoj që Shqipëria është Greqi, madje as Vllahi (një shtet vllah nuk u arrit të bëhej kurrë).

Është fakt i pamohueshëm se Voskopoja është një sintezë e kulturave ku paraprin një iluminizëm i vërtetë jo vetëm filozofik me ndikim të qartë nga Perëndimi dhe sidomos nga Franca dhe nga protestanizmi gjerman apo anglo-sakson si dhe nga një humanizëm i krishterë, i cili duhet kuptuar jo aq në rrafshin e dogmës sesa si një metaforë e ringjalljes kundër pushtimit shekullor islamik otoman.

Një mjedis jetëdhënës për këtë sintezë kulturore ishte pikërisht Shqipëria dhe çuditërisht një zonë e thellë malore si Voskopoja.

Voskopoja u bë kështu një qytet i klasit të parë dhe një thesar i njerëzimit.

Voskopoja të kujton deri diku kryeqytetet kozmopolite të ndërfutjes së kulturave të popujve tek njëra-tjetra, por jo në boshllëk dhe në hava, por në një kronologji të saktë, të vijueshme të mjedisit kulturor shqiptar, në një kontekst të qartë ballkanik dhe europian.

Vetëm ky syshim është objektiv dhe nuk na lejon që ta shikojmë në mënyrë të njëanshme apo të absolutizojmë të veçantat kur studiojmë historinë kulturore të Voskopojës së Shqipërisë.

Dy gjenitë e mëdhenj të Voskopojës, janë padyshim Teodor Kavalioti, filozof dhe mendimtar i madh shqiptaro-vllah si dhe piktori i shkëlqyer David Selenica.

Duke mos dashur të bëj tablonë enciklopedike të Voskopojës, dua të ndalem te figura opusi madhështor i piktor Davidit.

Davidi në 1721 pikturon kryeveprat e tij, afreske dhe ikona të pazakonta në Voskopojë.

Në 1720 në Voskopojë qe ngritur dhe një shtypshkronjë, e dyta në gjithë territorin e Perandorisë Osmane. Davidi në Voskopojë dekoron kishën e Shën Kollit.

Ai së bashku me dy bashkëpunëtorë të shkëlqyer, piktorët Konstandini dhe Kristo punoi për pikturimin e bazilikës për gati 5 vjet. Punën e përfundoi më 18 tetor 1756, pra 262 vjet më parë, siç shënohet edhe në mbishkrim.

Mbishkrimi na jep edhe një vlerësim estetik.

Aty thuhet se këto piktura janë bërë “nga peneli i hollë dhe shumë elegant i piktor Davidit”.

Kjo bazilike e Voskopojës mund të quhet si një KAPELE SIKSTINE e pikturës tonë mesjetare.

Deri vonë studiuesit kanë menduar se Davidi është nga fshati Selenicë në afërsi të Korçës.

Është meritë e padiskutueshme e studiuesit M.B.Sakellorion, i cili në një libër të tij të botuar më 1983 bën një zbulim të madh dhe unikal. Ky studiues shënon se narteksi i kapeles me emrin Virgjëresha kukuzelike në Manastirin Laora e Madhe, në malin Athos është plot piktura me cilësi shumë të larta, ku ka dhe një mbishkrim që thotë se autori është “Davidi nga Vlora”.

Mbishkrimi mban datën 1715.

Është pikërisht M.B.Sakellarioni, që bën identifikimin stilistik dhe morfologjik të piktorit David nga Vlora me piktorin David të Shën Kollit të Voskopojës.

Enigma e origjinës së Davidit u zgjidh kështu përfundimisht.

Dihet se në Vlorë është fshati i Selenicës, ku është edhe miniera e famshme e bitumit, përmendur nga autorët antikë edhe si një minierë nga më të vjetrat e Europës, por edhe si qendër Orakullit e kultit pagan të zjarrit.

Pra, Davidi ynë ka lindur në Selenicë të Vlorës dhe talenti i tij i fuqishëm e bëri atë që të linte kryeveprat e tij në Athos dhe në Voskopojë.

Është dhe një pikë e tretë e gjeografisë, pikërisht në një kishë të Kosturit, ku ka pikturuar Onufri ynë i madh dy shekuj më parë se Davidi nuk ka lindur në Voskopojë dhe as nuk është nga Voskopoja.

As shumë intelektualë të tjerë që u shquan në rrafshin kulturor të Voskopojës nuk kanë qenë me origjinë nga Voskopoja, ashtu siç ka dhe të tjerë që janë me origjinë nga Voskopoja.

Davidi është një piktor i përmasave të mëdha.

Ai ka pikturuar afro 1000 afreske me një fuqi artistike të jashtëzakonshme.

Nëse Onufri është një gjeni dhe patriark i artit ikonografik shqiptar, që zë kreun e vendit në artin e vendit tonë, Davidi është gjithashtu një gjeni dhe një kryemjeshtër i dytë i madh i ikonografisë.

Davidi e theksoi konvencionalitetin e ikonografisë bizantine duke e formalizuar skajmërisht sistemin dogmatik.

Davidi krijon një pikturë të ngjashme me stilin rilindas europian, por pa humbur veskun e artit bizantin lindor, gjë që përbën një ekzotikë të posaçme dhe një sinkretizëm kulturor shqiptaro-ballkanik.

Arti i Davidit është Kënga e fundit e mjellmës së ikonografisë shqiptare në shekuj.

 

January 29, 2018 10:08
Komento

15 Komente

  1. Hammerhaituri January 29, 11:33

    Mos me ma sha David Selenicen se “PER TURQENI QE KOM VALLAHI BILAHI “Nomin kom me bo!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 29, 13:19

    mojkom dhe ti i je bashkuar “zërit të heshtjes”për marrveshjet e njëannëshme me gërkun??
    ben duka nuk do tia dijë,vik mali e fit çaushi,gjithashtu!!
    të paktën kristafi junior e nxorri deri diku,rreth e rreth, se e kemi ngrënë brrylin!
    çfar ju pengon o mojkom?
    apo ka të drejtë rama dhe qeveria e zagarëve të tij??
    sepse asnjë nga ju nuk po e mbron!!
    as e bëni por as e lëshoni!!
    apo jo??

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri January 29, 18:09

      Nese eshte si thote Kotzias qe nuk ishte objekt bisedimi!!! Eshte e keqja me e vogel!!!
      Dmth qe e kane shtyre Gjithmon se eshte e vertete!!Ather ka mundesi te rihapet
      Sipas mendjes Qeveritare te mos besh gje eshte me mire se ta besh gabim
      Qe se hap gojen njeri diku fle lepuri!!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 30, 11:39

        Hammerhaituri
        “Qe se hap gojen njeri diku fle lepuri!!”
        kjo duket fare qartë!!
        normalisht lepuri i madh është tek ferra e vogël!!
        dhe të vegjël jemi ne!!
        ne nuk duhe të rrimë gojë mbyllur o Hammerhaituri
        ne duhet ta denoncojmë TRADHËTINË!
        nuk duhet të kyçim gojën!!
        nuk duhet të presim deri sa të jenë vulosur aktet e tradhëtisë!!atëherë nuk kemi më mundësi!!

        Reply to this comment
  3. Niku January 29, 15:06

    Moikom beni sa me shume shkrime te tilla. Vlera e shkrimit nuk eshte se njohim vetem Voskopojen e dikurshme dhe ikonografin Davit Selenica, por mesojme se si ka qene Shqiperia ne hapesi dhe kohe para shekullit te 20. Po jap nje shembull qe me intereson. Ne librin e Kristo Frasherit ‘Historia e Dibres’, jepen dokumenta qe ne Dibren jugore(golloborda) fshati Trebisht, qe eshte vendlindja e prinderve, kishte 650 shtepi, ose rreth 5 mije banore. Nje perqendrim i tille banoresh nuk mund te mbijetoje me bujqesi dhe blegtori. Dihet se ata ushtruan profesionin e ndertimit ne kurbet ne qytetet kryesore te perandorise osmane. Ketu e ka edhe burimin zhargoni sllav i mbetur ne kete krahine. Ashtu si Voskopojen qe e dogjen, fshati Trebisht u plackit dhe u dogj i gjithi nga serbet ne vitin 1913. Kjo ishte goditja e pare qe mori kjo krahinedhe, e dyta do te vinte mbyllja e kufirit pas luftes se dyte boterore. Keto gjera kane rendesi te dihet sepse po jetojme ne kohen e spekullimeve qe shfrytezohen nga fqinjet. Kohet e fundit kane dale bullgaret qe po pretendojne per minoritet bullgar ne golloborde duke shfrytezuar qenjen e tyre ne BE. Realiteti eshte ndryshe. Etnicitetin shqiptar ne krahines e kane lene me shkrim te arkivuar njerezit qe jetuan ne shellin e 19. Vecorite dalluese qe ka krahina nuk ka lidhje me etnicitetin, por nga menyra se si jetuan ne ndryshim nga krahinat e tjera te Shqiperise perpara shekullit te 20.

    Reply to this comment
  4. siringa January 29, 15:38

    Thote zoteria juaj: Teodor Kavalioti, filozof dhe mendimtar i madh shqiptaro-vllah ( pse jo vllah ?) edhe asnje fjale per DAVID Selenicen …Emri David i dashur filozof o eshte ebree o eshte vllah, perse e neglizhon ??

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri January 29, 18:15

      Ka qene Vlleh pike. Por fjalorin e beri ne tre gjuhe!! Dmth se ka jetuar ne mes te SHQIPTARVE

      Reply to this comment
    • Hammerhaituri January 29, 18:30

      Po emri Kostandin ca eshte (i madhi)
      Po Alexander (Moisiu)
      Jeronim (perkthysi i pare i bibles ne latinisht)
      ose (De Rada)
      Marko Georg Aurrelio John
      Po te quhet dikush Sami ose Abdulla esht Turkoshqiptar!!!
      Zoti na ruajt nga idiotet!!!

      Reply to this comment
  5. Pellazgos January 29, 17:12

    Emri Theodhoros Orthodhoks ne Albanistane nuk lejohet,po nuk eshte i latinizuar.
    Mund te na shpjegoje ky zoteria cdo te thote Kostandinopoja?
    Une di qe Jeorgios Kastriotis e quante Kostandinopoli,Agios Saranden e quani Saranda,Moskopolin ne Voskopoje,Argjiro-Kastron ne Gjirokaster,Emathia ne Mat,Agios Vasilis ne Shenvasi ne diktature tani Shenvasil,pse ne nuk kemi qene latin por Greke Orthodoks.
    Na e shpife me Davidin cifute qe as emer historike as emer “shqipetare” .
    Eshte si te thuash qe Omiros i quajture edhe ky nga Turkoallvanosat Homer te jete Turk se ne turqi ka lindur.
    Zoti Moikom,xhvishu nga nje nacionalizem plastik se komb shqipetare nuk ka patur por shtet shqopetare qe nga 1912ta me shumice myslimane ne identitet.

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri January 29, 18:39

      Po qe se e ke seriozisht me vjen keq per ty!
      Lexo !! Po ngaqe nuk ndahesh dot nga tifoseria as shqip e as greqisht provoje me italisht anglisht dhe gjermanisht ne kete te fundit mbi te gjitha historia e shtetit grek eshte interesante.

      Reply to this comment
    • Hammerhaituri January 29, 22:43

      “KOMB SHQIPTAR NUK KA PATUR”
      Ne 1912 lindi pa pritur kombi SHQIPTAR me gjith gjuhen qe ti dike ta shkruash ! Historia eshte mire te shkruhet nga historiane te ndryshem me kombesi te ndryshme keshtu del me mire e verteta!
      Rendesia e Kavaliotit pamvarsisht nga c’thot Moikomi nuk qendron ne ate se c’ishte po ku jetonte c’gjuhe fliste dhe cfare la te shkruar.
      Fakt eshte dhe kete e thone te gjithe edhe jo vetem shqiptar e grek AI DIENTE SHQIP .
      SHQIP gjuha e atij kombi qe jetonte ne 1720 rreth e rrotull Voskopjes e Bithkuqit ne Token e vet. Fjalorin ca thon e shkroi (nuk dihet me siguri )per qellime fetare per te perhapur ortodoksine. Domethene qe shqiptaret ose nuk ishin te tille ose ishin por jo te bindur ! Nese nuk ishin ortodoks do ken qene mysliman edhe ne kete rast kuptohet jo aq te bindur perderi Sa AI mendonte te misjononte ne mes tyre.Pra egzistonte KOMBI SHQIPTAR DHE GJUHA SHQIPE.
      Pra , nuk ia “vodhem” njeriu Kavaliotin le te krenohemi te gjithe me te.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 11:52

      o robt ku i ke
      ta zëmë se “komb shqipetare nuk ka patur”!!
      sot ka o të shkërdhefsha robt!!
      dhe amerikë nuk kishte,por sot ti shkërdhen robt nga i pari e deri tek i fundit!!
      edhe greqi ska pasur asnjëherë,por ja që u krijua!!
      o tru tredhur nga loqja e janullatosit,o bastard shqiptar i nivelit më të ulët,do a sdo ti!?
      shqipëria do të egzistojë,kombi shqipta gjithashtu,pavarsisht se LIND BASTARDË si ti DHE TRADHËTARË SI POLITIKANËT TANË!!

      Reply to this comment
  6. demo January 30, 11:09

    Teodor Kavallioti eshte VLLAH,i lindur ne Voskopoje nga Kavalla me origjine,qe sot ndodhet ne territorin e Greqise.Mesues i tij ishte Eugjen Vulgaris (,arberesh i Greqise) ne kolegjin Marusian te Janines.Bashkenxenes i tij eshte Koste Xhehani,shqiptar nga Voskopoja qe botoi ne Moske 1812 perkthimin e historise se Skenderbeut greqisht.Vete Teodor Kavalioti ndermori perkthimin e dhjates se re ne shqip.Ne 1770 hartoi fjalorin tre gjuhesh Greqishjt-Arumanisht-Shqip.
    David Selenica eshte autor i mbi njemije figurave ne vitin 1726 ne kishat e Voskopojes.Deri tani eshte mbajtur nga Selenica e Kolonjes,por meqenese Moikomi ka zbuluar se eshte nga Selenica e Vlores,le ta leme si thote ai(megjithese une jam zhgenjyer nga disa zbulime te Moikomit,qe faktet dhe dokumentat i kane hedhur poshte si pjelle e fantazise se tij.Psh.vargun e Homerit per Dodonen dimerkeqe te malit Tomar, Moikomi e con ne Malin Tomorr,por ekziston nje mal Tomar prane Dodones se mirefillte thesprote,ku ben dimer i idhte.}Kryeveprat e David Selsnices jane afresket ne baziliken e Shen Kollit te Voskopojes:Hijerarket,kryediakon Stefani.kryeengjelli Gabriel,por ajo qe nuk thuhet eshte tablloja e pare laike e piktures murale te artit bizantin:pikerisht Ktitori(dhuruesi i bazilikes se Shen Kollit},Nje tregtar plak rreth te 70-ve me gezof,brez te kuq dhe nje fes ne koke,i pikturuar me fryme realiste.Nuk e di a egziston akoma?.E kame pare ate pikture ne vitin 1965,kur rronte edhe prifti plak i manastirit te shen Prodhomit,qe kishte ftuar ate vere pleqte e grupit Lira te Korces dhe u shtroi nje dreke me bagetite e Manastirit.Prifti plak e kishte marre vesh qe do te prisheshin kishat dhe manastiret dhe i therriste xha Sotirit:-Po hani mor te uruar,se shteti do t`i perpije te tera!

    Reply to this comment
    • Shiniku i PRIFTIT January 30, 12:17

      me mire qe i mori shteti ,
      po tani nuk po i kullufit Fullaneria ?

      Prandaj demo – futi nje dhall te ftohte ,
      e mbille griken se edhe ate teper e ka POPULLI .

      Reply to this comment
  7. loku January 31, 00:00

    Na ruajt zoti nga injorantet ,,pale mbajne dhe emra pellazge ,,lexo o i humbur lexo ,iluminoje pak ate cop tru qe ta paska bere greku llalle .hap ndonje liber se i ben nder vetes ne rradhe te pare ,dhe mendoj se te duhet te lexosh nje biblioteke qe te mund te marresh guximin te besh komente ne figura te tilla ,e aq me teper per te komentuar popullin shqiptar ,,gjynah per ty qe te paskan mesuar te shkruash dhe shqip .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*