Moikomi në momente kritike, kurajo dhe mbështetje nga të gjithë

August 30, 2019 23:06

Moikomi në momente kritike, kurajo dhe mbështetje nga të gjithë

Anëtari i Kolegjiumit të gazetës Dita, një nga bashkëpunëtorët tanë më të çmuar, akademiku Moikom Zeqo, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Moikomi i është nënshtruar një terapie intensive, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Dje në takim me Moikomin në spital ka qenë kolegu ynë Bedri Islami.

Foto nuk ka nevojë për koment.

Në këto momente të vështira që po kalon ky njeri me vlera të jashtëzakonshme, erudit dhe me kontribut të spikatur në shumë fusha, i janë gjendur pranë shumë miq e shokë dhe kolegë.

Janë të pambarimtë ata që i kanë telefonuar dhe dërguar mesazhe nga të katër anët e vendit.

Moikomi në këto momente kritike ka shumë nevojë për këtë mbështetje shpirtërore që i kanë dhënë e po japin dashamirët e tij të shumtë.

Redaksia në emër të botuesit, stafit, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve të saj i uron forcë, shërim të shpejtë dhe rikthim në rubrikën e tij nga më të lexuarat në Dita.

Kurajo, Moikom! Kurajo, miku ynë i mirë!

Dita

August 30, 2019 23:06
Komento

102 Komente

  1. Emigrant August 30, 23:17

    Ahh, pas Andreas edhe Moikomi??
    Urojme Zoti te beje mrekulline
    Humbje shume te renda jo vetem per stafin tuaj e nderuar Dita por edhe per kulturen dhe gazetarine shqiptare.
    Moikomi eshte nje enciklopedi shetitese, nje njeri me vlera te jashtezakonshme, bashkohem me urimin tuaj, i dhente zoti kurajo dhe force, ne jemi te pafuqishem perballe ketyre fatave njerezore

    Reply to this comment
    • Mars August 31, 16:41

      Njëri me shumë vlere! Shërim të shpejtë!

      Reply to this comment
    • Ylli September 1, 14:51

      Mbas Andreas ….edhe Moikomi ?!?!?!
      Qe te vjen keq qe Andrea nderroi jete normale ,por ti barazosh keto dy personalitete sepse vdekja po i troket Moikomit me duket karagjozllek .
      Andrea Stefani ( rahmet paste) e kaloi jeten gazetareske ne menyre mediokre .Vetem nje fjali dinte i ngrati ( fajin e ka Saliu) e me te hengri buke sa u ngop.Si te gjithe mediokret ne Shqiperi .
      Zotni Moikom Zeqon e kujtoj qe nga revista “Horizonti” e me libra qe si femije enderrimtar na bente te ishim krenare per preardhjen ilire .
      Andrea Stefani ishte karrocier i Edi Rames ne luften “DonShikoteske” kunder Saliut !!
      Nese kjo eshte merite …ju mungonfte juve Stefani ,sepse mua Moikomi do te me mungoje ,shume madje .
      Moikomi.fliste per Erasmus ,Spinozen ,Shopenhauer ,Niçe etj etj ….ndersa Andrea ….Saliu ,Saliu ,Saliu !!! Mjerisht aq dinte i mjeri !!

      Reply to this comment
      • huri September 3, 11:53

        Z. MOIKOM:NËSEBESON NË MJEKSINË ALTERNATIVE TË MIRRËFILLTË, TË NIS NJË RGJENERUES ADN. QUHET MONOATO. IC GOLD. E PPRDOR GJTHË BOTA. REGERENCË:GOOGLE, LOTIS ALCHEMY, USA. NJË I SËMURËME LANCERNË PANKREAS, PAS VETËM3, 5 MUAJ SHËRROHET. DHE QINDRA REFERENCATË TJERA. NUK ËSHTË ILAÇ, POR RONOVUES ADN QELIZE. Nr. I’m 067 65 31 891-Perlati ingKimist që ka respekt pre45 vitesh për ty e të ka lexuar RESPEKTE

        Reply to this comment
      • Sandri September 17, 11:28

        Ti Yll qe ndricon vetem qenien tende te paska djeg shume Stefani aq sa dhe pas vdekjes se tij se lenke rehat. E ke emrin Yll por nuk je as Yll e as fener ndricues e as gjykues si Zoti. A i ke lexuar librat qe la pas Andrea?! Apo ne tym se keshtu te ka thene Saliu?

        Reply to this comment
    • Sofokliu September 2, 06:09

      E shpartalloi semundja dhe gruaja qe la nam se beri kerdine ne Durres kur ishte shefe e urbanistikes. Nuk ka pse lan Komi gjynafet e zonjes qe me nder jush e dhjeu Durresin bashke me Miri Hotin. Amin.

      Reply to this comment
    • huri September 3, 11:52

      Z. MOIKOM:NËSEBESON NË MJEKSINË ALTERNATIVE TË MIRRËFILLTË, TË NIS NJË RGJENERUES ADN. QUHET MONOATO. IC GOLD. E PPRDOR GJTHË BOTA. REGERENCË:GOOGLE, LOTIS ALCHEMY, USA. NJË I SËMURËME LANCERNË PANKREAS, PAS VETËM3, 5 MUAJ SHËRROHET. DHE QINDRA REFERENCATË TJERA. NUK ËSHTË ILAÇ, POR RONOVUES ADN QELIZE. Nr. I’m 067 65 31 891-Perlati ingKimist që ka respekt pre45 vitesh për ty e të ka lexuar RESPEKTE

      Reply to this comment
  2. Lexuesi August 30, 23:19

    Te shkuara
    Njeri i madh

    Reply to this comment
    • Gani USA August 30, 23:33

      Leucemia, e zorshme te zgjase me shume
      Kam frike se do ta humbim
      Humbje e madhe per gazeten tuaj dhe per gjithe ata qe i thone bukes buke e ujit ujë

      Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku August 30, 23:20

    Epo, s’ke ç’i ben, kur te soset ujet e gamiles, te soset. Punet e Zotit. Ishallah sherohet.

    Reply to this comment
  4. operacioni zjarri August 30, 23:24

    Kurajo Mojkom. Ky vend ka nevoje per njerez si ty.

    Reply to this comment
  5. Tz August 30, 23:25

    Kush do qe shtrihet ne krevat eshte per tu ardhur keq …por mos I lartesoni kaq shume sepse ne rradhe te pare eshte nxenes I Eqerem Çabeit dhe si erudite qe thoni duhet te kishte hedhur poshte diplomen Cabejane dhe te ishte me afer me historianet e rinje dishepujt e Zhejit……Emrin krevat dhe euridit Agron Dalipaj do tja kishte shpjeguar shume mire.Per te krevat eshte serbisht dhe euridit eshte latinisht ose greqishte

    Reply to this comment
    • Zef Trieshi August 30, 23:36

      Wowwww. Edhe Cacej edhe nxensi i tij Mikomi, janë aq te medjenj sa nuk kane nevoje per mbrojte. Por, specifiko per cilin Zhej e ke, peer Petro Zhej appoo ? , se ne se e ke per nje far Artur Zhej atehere prape nuk ka nevoje per komente, se as te maja thoijit te gishtit te vogel te kembes se majte te Mikomit nuk arrin, ky Artur Zheji.

      Reply to this comment
    • Biometri August 30, 23:41

      I lutem redaksisë te ndaloje komente si ky i ketij TZ
      Keta njerez jane kaq te ulet, keta nuk dine as cfare eshte vdekja, jane para-njerëz.
      E kam kete apel per te nderhyrje vete kryeredaktori
      Zoti Thano, sic do thoshte i ndjeri Ardian Klosi, gjithashtu mik i ngushte i juaji bashkepunetor te shekulli per vite me radhe, keta tipa si ky me siper “nuk te lene as te vdesesh”
      Qe i marrofte zoti
      Moikomit, sherim te shpejte per familjen ne radhe te pare, femijet, bashkeshorten, per ne lexuesit e kesaj gazete dhe per gjithe shqiptaret qe dine dhe duan te lexojne e te ndriqohen

      Reply to this comment
    • Perparim Toronto August 31, 01:20

      Nese ka shprese ende dhe nese Edvin Koncesioni nuk ka ndermend te firmose gje nga buxheti, organizoni nje thirrje Dita ju si redaksi, te japim te gjithe nga pak dhe ta kurojme diku ku ka mjeke specialiste

      Na informoni ju lutemmi

      Reply to this comment
      • Lili September 1, 07:00

        Jo morr djal eshte vone tash,organisoni pak me heret e protestoni per gjendjen e shendetsise ne vendin tone cdo dite se cdo dite vdesin njerezet se mungojne gjerat elementare e jo t’ju bjere ne mend vetem kur eshte njeri i famshme e mulle t’a dergojme jashte se ato dergime jashte per pushtetaret po na lane edhe ma pak buxhet per mjekesine ´mbrendà
        Hajt jepni dicka per hematologjine pra ne kujtim te sherimit qe Moukomi per merr aty, kjo do ishte kontributi juaj per moikomat tjere! Eato shpenzime per me i shkuar tek kryet e me lodh dergonja hematologjise qe te kete kushte therapi si jashte,se mjeket aty mundohen me gjithe cka kane!
        E shpesh nuk kane ate qe e dine se duhet ,se nuk vendosin ata per mjetet e tyre! Pra hajt beni nje shoqate miqete hematologjise me nje fond moikom edheato pare qe mblidhen te sherbejne n’hematologji per investimet qe deshirojne mjeket edhe pacientet per shendetin e tyre , e jo politikanet grabitcare per xhepin e tyre!
        Ky do ishte nderimi jone per Moikomin edhe shpresoj qe familja te behet e forte e te bejethirrje per nje gje te tille .
        Kjo do ishte kontributi i jone per njerezet tone!

        Reply to this comment
    • salvatore August 31, 17:44

      shtrati i smundjes nuk pyet askend nga ku e ka prejardhjen fjala kurse Moikomi dhe vepra e tij do jetoi gjithëmon

      Reply to this comment
  6. kris 1 August 30, 23:35

    Sherim te shpejte njeriut dhe intelektualit te mire.

    Reply to this comment
  7. xhelilh50 August 30, 23:44

    Do jete nje umbje e madhe e shoqerise shqiptare , Shpresoj qe Z Maikom do ta mposhte .Do te kthehet ne aktivitetin e tij per te miren e shqiperise.

    Reply to this comment
  8. EQEREM August 30, 23:45

    Perderisa kurohet ne nje spital shqiptar si gjthe njerezit e thjeshte e perderisa nuk i ka shkuar per vizite asnje politikan, atehere qenka BURRE I NDERSHEM

    Si gjithe ata qe shkruajne analiza te Dita, gazeta e nderuar, patriotike, GAZETE BURRASH, gazete e popullit te thjeshte, e njerezve qe vuajne e sakrifikojne, qe durojne edhe kur shohin qe tradhtohen e poshterohen, durojne sepse jane atdhetare, dhe nje dite zoti do tua ktheje maturine dhe burrerine. AMIN
    SHERIM TE SHPEJTE ZOTERISE, ZOTI BEN MREKULLI KUR DON

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte August 31, 00:42

      Shume e drejte

      As Andrea Stefanit nuk i shkoi asnje politikan ne varrim

      Nje miku im atehere me tha:

      Ai qe thote te verteten, varroset vetem

      Reply to this comment
    • L. Xusi August 31, 01:01

      Eruditi ka shkruar të bëjë një kontroll shëndetësor dhe do kthehet së shpejti mes nesh shëndoshë e mirë.

      Jepi vetes sa më shumë forca Moikom!

      Zoti gjendet sot më shumë se kurrë pranë teje. Lexuesi gjithashtu.

      Reply to this comment
  9. Edi Ulaj me oxhak venecian ne Lalzin e Surelit August 30, 23:55

    Vazhdojne ikin te miret

    Ngelen sharlatanet

    Burrecat e gazetarise qe paguhen miliona se flirtojne me bythecat sivllzerit ne ppolitike

    kurvat e instagrameve dhe eskortat e hoteleve te Tiranes qe behen ministre e drejtra te Rilindjes

    Autokrati yne qesharak me shallvare turke dhe atlete amerikane qe na ben karshillek perdite, duke na pare percmueshem, sikur na thote: Ju nuk me meritoni, se jeni katundare, e une jam 100 vite para, jam hajdut fisnik, aristokrat

    Keta ngelen e kenaqen perdite adrenalinen me teatrin e tyre te kurverimit, moikomët ikin

    dhe ata qe jane ende gjalle e mire, heshtin

    Reply to this comment
  10. Eri August 31, 00:28

    Sa sa shuuume respekt dhe mirenjohje kam per kete njeri!!!! Sa here lexoja shkrimet e Tij te gazeta juaj, çuditesha me thellesine e mendimit,analizes dhe njohurite e pamata!!! Thosha sa fat qe kemi akoma midis nesh te tille….Por…. Sa dhimbje po ndiej sot….Uroj qe z.Moikom te vuaj sa me pak….pafundesisht respekt dhe mirenjohje…( Do ju lutesha atyre qe shkruajne negativisht,te kthehen te lexojn ate çka ka botuar me pare z. Moikom jam e sigurt se nuk do kene kapacitetin per ti kuptuar)…

    Reply to this comment
  11. mark August 31, 00:42

    Nje pyetje

    A di dikush te me spjegoje se:

    Pse askush nuk e ka financuar dhe derguar kete vigan te shqiptarizmit ne kliniken me te mire ne Europe per kurim???

    TURP !!!

    Reply to this comment
  12. Besa August 31, 00:49

    Ne zemer e urojme te shkuara per Moikomin erudit,per shqiptarin e dashur me kontribut plot vlera per vendin e tij. Kurajo dhe te shkuara 🙁

    Reply to this comment
  13. Luan August 31, 00:54

    Qeveria ka paguar leke per lloji lloji hajdutesh e sharlatanesh per tu kuruar jashte

    Nje copez.te vogel nga miliardat e koncesioneve per shendetesine, per bythemedhenjte shpirtzbrazur shoket e Ramiut

    As kaq per nje gjigand te tille te dijes??

    As kaq.nuk.ben dot Shqiperia per te diturit e saj te paket?

    Reply to this comment
    • Olimpia August 31, 08:11

      Sherim te shpejte gjigandit te letrave shqipe..Rama,ose S.Mane dhe te tjere te nderhyjne sa nuk eshte vone.Ne klinikat europiane dhe amerikane behen mrekullira per kete lloj semundje.Ne se nuk nderhyet Rama do te mbulohet me turp per gjithmone.Dhe do te harrohet sapo te bjere nga kali.Nderkohe Moikomi,cfaredo qe te ndodhe ,spese nuk jemi te pavdekshem ,do te mbetet i perjeteshem ,nje nder shume pak shqiptare e medhenj.

      Reply to this comment
  14. mark August 31, 01:55

    moderatorit:

    shpresoj se nderhyrjen ne msg time e bete ne mirekuptim te detyrimit tuaj …

    ne te kundert, fantazma e tij do te fanepset gerryeshem ne cdo faqe e zyre te gazetes tuaj

    ju siguroj

    Reply to this comment
  15. Beli August 31, 02:04

    Një mendje e ndritur, një energji tejet produktive, një zemër fisnike, magjistar i poezisë, dashurues i flaktë i Shqipërisë eterne. Akoma kemi nevojë për ty Moikom! Me zemër jemi pranë teje në këto çaste të vështira që po kalon!

    Reply to this comment
  16. Pellazget do rikthehen August 31, 03:15

    Njerezit e ndershem dhe atdhetaret e vertet, gjithmon do ta kene jeten e shkurter. Janulla dhe janullet jane te shumte dhe te kudondodhur. Kane me shume se 250 vjet qe kane ne kujdestari atdhetaret shqiptare. Kujdesen me te gjitha menyrat qe jeta e tyre te jete sa me e shkurter. U varrosen me leucemi krijuesit e rilindjes ARVANITASE. Nje tjeter rilindas i madhe po i ndjek nga prapa. Mekati i tije eshte njohja e thelle e botes ILIRO-ARBERORE trashgimtaret e vetem te se ciles jane shqiptaret. Kjo njohje e thelle nuk eshte vetem dashuri per vendin dhe kombin qe i perket. Ajo eshte nje goditje per mitin e graqise se lashte. Djallin e vume ne qoshe. Ti gezojme frytet e punes se tij. Uroj nga zemra MOIKOMIN e madhe sherim te shpejte.

    Reply to this comment
  17. N.VJOSA August 31, 04:12

    Foto deshpëruese e Moikomit, ketij eksploruesi dhe euriditi te shquar.
    Ndaj semundjeve te tilla shkenca eshte e pafuqishme, por natyra ben mrekullira. Ndaj atyre qe duane te bejne politike se gjoja nuk po i jepet ndihma e duhur Moikomit, eshte per te ardhur keq.
    Moikomi eshte diagnostikuar dhe ne duart e mjekve shqiptare kane jetuar momentet e fundit shume njerez te shquar.Ne shume raste, disa semundjeve nuk ke cfare u bën.
    (Tek koka i rrika te semurit Bedri Belul Gjeraqina…
    Nuk qenka gjetur njeri tjeter…Kohë kurvash, spiunesh dhe servilësh…medet, medet.)
    Shqiperia ka shumë nevojë per njerez euridit si Moikomi.
    Kurajo dhe shpresë Moikomi ynë i mirë!…

    Reply to this comment
  18. Little Boy August 31, 04:39

    Në vitin 2003 im at i bënte shëtitje në Muzeun Kombëtar mbesës rreth 3 vjeç. Një burrë jo shumë në moshë, pas nje bisede te shkurter përpara zyrës së Dr. pasi hap derën merr në raft një avion Concord maket. Vajza sot mbi 16 vjeç e ruan atë dhuratë. P.S jetojmë në USA.
    Shërim ,personit me emrin e lartë “Njeri” !

    Reply to this comment
  19. Guri Naimit D.(Dh Xh) August 31, 04:46

    Zbrisni ENGJEJ ne Toke.atje ne spitalin Nene Terza, “ENGJELLIT tone te ralles PENE”;Moikom Zeqo jepini c’duhet dhene- Shendetin,te na POETIZOJE-si din Ai,
    Na tej oqeani uroj;- sherim te shpejte..
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  20. fteri August 31, 05:22

    NJERI I THJESHTË DIETARI MADHË ,E TAKOVA NË AUTOBUZ TË L.Auto.KINOSTUDJOS – KOMBINATIT ,SAKTËSISHT MË 3 MARS 2016 ,NUK KISHTE KARRIKE I FTOI TË ULET NË KARRIKEN TIME , ISHTE I LODHUR ME NJË PLASMAS PLOT ME ILAÇE NË DUAR ,KURSE UNË ME ILAÇET E MIJA PAS OPERIMIT TË ZEMRËS ,DHE ME SHAKA I THEM SE CILI KA MË SHUMË AI MA PREU MOS U BËFTË NJERIU PËR KËTO ,SE JAN TË RËNDA TË DYJA.

    MOIKOMI NUK MË NIHTE ,KURSE UNË PO NGA FAMA E SHKRIMET E TIJ QYSHË HERET ME VITE TË TËRA NDOSHTA QË NGA V. 1968 ,KISHA KRIUAR RESPEKT PËR KËTË FIGURË E MADHEDHE E DIJES LETËRSISË E KULTURËS SHQIPTARE KUR E PASHË NGA AFËR.NJERI I THJESHTË NGA MË FISNIKËT I UROI SHËRIM TË SHPEJTË SI DO ZEMRA E MIQVE DHE SHOKVE TË TIJ TË SHTREJTË ,.NË KËTO RRETHANA TË VËSHTIRA MBËSHTETJA ËSHTË ILAÇË ZEMRE.ZOTI E SHËROFTË NË QOFTË SE KA,këtë njeri të thjeshtë atdhetar e dietar i madhë..

    Reply to this comment
  21. ALVAN DEGA August 31, 05:27

    NJE QASJE MENDJENDRITURI SI MOIKOM ZEQOS …

    … ndaj nje Konice qe nuk e njohim aq mire

    Askush nuk nderon si i nderuari Moikom!
    Si gjithnje rinor shkencor akademik vetanak … ne hulumtumet e tij shumepamore e
    shumekendore te mbeshtetura mbi fakte e dokumente qe flasin me shume se thase me pallavra e thatheme rrugesh !
    Moikom Zeqo ze nje vend nderi ne Panteonin e kultures, artit dhe shkencave historike shqiptare dhe Evropiane .
    Moikom Zeqo mbetet nje shembull per tu ndjekur nga cdo stujues e shkrimtar, nga cdo historían e krijues jo vetem shqiptar.
    Moikom Zeqo nuk eshte nga ata qe per se gjalli ngre nga varri te vdekurit per te vrare te gjallet !
    Moikom Zeqo nuk eshte nga ata qe ysht te gjallet per te varrosur te vertetat historike per te vdekurit …
    Moikom Zeqo i thote bukes buke e vere veré “Al pan pan y al vino vino” pra te vertetat historike dhe te tashme sic jane mbeshtetur mbi fakte e deshmi te verteta !
    Moikom Zeqo nuk i perket taborrit “ Armiqte me te mefhenj te shqiptareve jane shqiptaret” qe fshikullonte Faik Konica dora vete per se gjalli !
    Moikom Zeqo mbetet Moikom Zeqo duke i siguruar per se gjalli pavdekesine vetes ne altarin e mendjendriturve te kombit shqiptar dhe qyteterimit
    Jeto sa me gjate per te na qyteteruar sa me shume Moikom i Nderuar !
    Jeto pa pushuar !
    Edhe kazma e cdo vegel pune kur nuk perdoret ndryshket… vdes !
    Jo me truri i njeriut qe eshte njeqind per qind organik …
    Faleminderit Moikom !

    Reply to this comment
  22. Besniku August 31, 06:00

    Uroj nga zemra ta kaloje jete krize.
    Te gjithe te dhimben kur ikin.
    Por njeres si Moikom Zeqo lene boshllek shume te madh ne shoqeri.
    Sidomos ne shoqerine e sotme shqiptare qe njeres te tille numerohen me gishta.
    Te shkuara Moikom!
    Kurajo Mira

    Reply to this comment
  23. sapa August 31, 07:33

    Sherim sa me pare!

    Reply to this comment
  24. Ethem Lalaj August 31, 07:43

    I uroj me gjithe shpirt te shkuara e sherim te shpejte z.MOIKOM ZEQO.
    Qeveria te bej te gjitha perpjekjet per te kuruare sa mi mire brenda e jashte vendit njeriun e madh.

    Reply to this comment
  25. Zoti dhe besimi tek vetja në njerëz të mirë të jep shëndet e jetë. August 31, 08:18

    Mojkomit I uroj forcë dhe besim se vetëm me forcë e besim tek Zoti e vetja c’do sëmundje dhe stres kalohet. Lus Zotin të takohemi shëndoshë e mirë me Mojkomin tek Teatri Kombëtar, tek kjo trashëgimi e kulturës shqiptare që po i bën ballë barbarisë së politikave bastarde të Tiranës zyrtare. Besimi tek Zoti e vetja bëjnë mrekullira Mojkom dhe ti do të ndjeshë e gëzosh këtë mrekulli. Beso.

    Reply to this comment
  26. Sherim te shpejt i Nderuari Moikom .Bej kurajo ,Shqiperia ka nevoje per Ty . August 31, 09:03

    Te gjithe semuremi ndonjiher Moikom

    por kalon gjithcka dhe ngrihemi perseri me kembe

    mjafton te besosh ke e mira ,ke cdo sherim dhe Zoti te jep Forcen qe Ty te duhet e sheron cdo semundje .

    Besimi ne ate qe duam eshte Zozi jon Moikom

    Jete te gjate i nderuar Moikom…

    Reply to this comment
  27. MDO August 31, 09:46

    KOMENT I FSHIRË NGA MODERATORI

    Reply to this comment
  28. Glaukias August 31, 09:56

    Shërim sa më të shpejt, lutjet e mia shkojnë për ju, i nderuar Profesor Moikomi !

    Reply to this comment
  29. pirroshi August 31, 09:56

    ΜOIKOM ZEQO
    Nje euridit i madh europjan qe ky vend ka lindur. Por qe ka mundesi me heshtjen ndaj tij ta humbim pergjithmone.
    I uroj kuraje dhe force per t’ja hedhur kesaj te keqeje qe e ka pushtuar. Megjithese i semure rrende ne keta dy vjet nuk ka rreshtur se shkruari pothuajse ne cdo fushe. Akademik i kalibrit me te larte.
    Sherim se shpejti Moikom. Ke force te ringrihesh perseri. Ka shume njeres qe te duan te jesh mese i vlefshem per kete vend. Shendet.

    Reply to this comment
  30. agron August 31, 10:14

    edhe unë i bashkëngjitem urimeve dhe shpreses per një shërim sa më të shpejtë njeriut dhe gjeniut të penës Shqiptare z.Moikom.

    Reply to this comment
  31. lejlek August 31, 10:39

    Moikomi yne, te ruajtet zoti !
    Te duam midis nesh, mendje ndrituri, euriditi, atdhetari, akademiku i spikatur…..dashuronjesi i dijes , shkencetari i mendjes njerzore te botes se sotme dhe asaj te pertejme.
    Edhe Lasgushi do te tronditej prej pamjes se fotos .
    Ju uroj t’a kaloni sa me shpejt lengaten tuaj dhe i forte te gezojme te shkruarat tuaja te sotme e te shkuara.

    Reply to this comment
  32. USA August 31, 11:03

    Qendro I forte Eruditi I shqiptareve.

    Reply to this comment
  33. agon August 31, 11:23

    Kuroja Moikom jemi me ty forca se njerez si ty i duhen ketij vendi… Euriditi jone mos e lesho veten

    Reply to this comment
  34. Rex August 31, 11:27

    Kuraje te shumfishuar per ta fituar edhe kete beteje!
    R. Meidani

    Reply to this comment
  35. Berti August 31, 11:36

    Me gjithe kete respekt e dashuri qe te shoqeron nga shqiptaret e cdo treve dhe e cdo moshe, jam i bindur qe do t’ia hedhesh, i dashur Moikom! Dashuria eshte force.

    Reply to this comment
  36. Buzuku August 31, 13:33

    Sa e ke munduar veten, nuk e ke kursyer shendetin, Po do zoti e merr veten edhe njehere. Te takojne shume vite per te jetuar, per Gezimin e familjes dhe dashamiresve, per te mos e lene qe tani jetime Shqiperine per nje nga njerezit me te shquar e te pasvendesueshmit. Sherim te shpejte e te plote!

    Reply to this comment
  37. Glaukias August 31, 13:48

    Moderator, ky koment i këtij turku të deklaruar nuk ka vend të këtë forum, është një fyerje që i bëhet Profesorit të nderuar si edhe një fyerje që na bëhet të gjithëve.

    Reply to this comment
  38. Visit Albania August 31, 14:11

    leucemia sherohet lehtesisht! Moikomi duhet te kontaktoje Hetem Ramdanin.
    Adresa: Zyra Qendrore “Healthy Living – Jeto Shëndetshëm”, Rezidenca Kodra e Diellit, Tiranë, Shqipëri
    Nr. i telefonit: +355689000754

    https://telegrafi.com/hetem-ramadani-hap-zyren-qendrore-ky-eshte-kontakti-per-te-caktuar-termin/

    Te gjitha llojet e kancerit edhe te gjitha semundjet e tjera sherohen lehtesisht.

    Reply to this comment
  39. Orikum August 31, 14:40

    Jemi gati te kontribuojme per Moikomin nese nuk e ben Edvin Pordha

    Reply to this comment
  40. gjermani i fundit August 31, 14:53

    Sherim te shpejte dhe pac shendet te plote I nderuar z. Moikom Zeqo.

    Reply to this comment
  41. fteri August 31, 15:11

    është bërë gjaku ujë ore mik!….. ,të jetë në hapat e parë të sëmundjes ndofta i shëron Ethem Ramadani ,por tani është tepër vonë…..i uroi Shërim sa më të shpejtë.

    Reply to this comment
  42. Artan Sejko August 31, 15:28

    Sherim!

    Reply to this comment
  43. Optimisti. August 31, 17:01

    Lus që z. Mojkom të jetë fitues në këtë luftë të vështirë.

    Reply to this comment
  44. L.Shahollari August 31, 17:16

    Sherim sa me te shpejte per Moikomin!

    Reply to this comment
    • Lala August 31, 22:04

      O ti plaku i lajthitur gjeniu shqipetare tha” betizhua ,,nuk tha gjeniu boteror, kur te pastrohen ujerat nga ndyresit qe hedhin shoket e tu te “idealit,, do te kuptojme madheshtine e NJERIU MOIKOM.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku August 31, 23:36

        Po mer lala po a nuk thoshim ne qe gjeniu shqiptar ishte shoku Enver. Ai dhe vetem ai mund te konsiderohet si gjeni shqiptar, apo e harrove? Ki kujdes se ta shenojme ne biografi ne pastaj e gjej vërrë te futesh. Dhe mseo te gjesh vendin se ku te pergjigjesh, se mua desh me shpetoi pa e pare, apo e kishe bere kastile se kishe frike nga pergjigja ime. Debil, kur ju kane rene ne dore kompjuterat dhe celularet koqeve si puna jote.

        Reply to this comment
  45. dhembeli August 31, 17:19

    Kemi nevoje per drite ,Mojkom. Kandilit tend nuk i ka mbaruar vaji, ndaj mos u dorezo! Xhebraili te merr te keqen.
    Te shkuara ,Mojkom!

    Reply to this comment
  46. mirel August 31, 19:07

    Moikomi eshte nga te fundit e gjiganteve te atij brezi qe dhane per Shiperine! Sherim te shpejte! Nderime e respekte!

    Reply to this comment
  47. betixho August 31, 19:29

    SHERIM TË SHPEJTË GJENIU SHQIPTAR.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 31, 19:41

      Gjiehcka me karar or ti betixho, gjeni eshte pak si shume, burre i mire e me kulture eshte e pranueshme. Gjeni jane psh Leonardo Da Vinci, Ajnshtajni, Gaussi etj. etj. njerez kreative, jo njerez qe kane lexuar shume e pataj i rishkruajne per te tjeret ato qe kane lexuar. Por, pa tjeter me pjesen e pare jam dakord, pra sherim te shpejte.

      Reply to this comment
  48. caci August 31, 20:26

    I uroj Z. Mojkom me gjithe zemer sherim te shpejte.

    Reply to this comment
  49. Fatmiri August 31, 20:38

    I nderuar Moikom!Te uroj force qe ta perballosh edhe kete krize ,dhe te shohim se shpejti perseri ne faqet e gazetes “Dita” ,kesaj gazete qe na eshte bere si ushqimi i perditshem!!Edhe nji here te uroi sherim te shpejte !
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  50. ALBAN DEGA August 31, 21:13

    Ne vend te nje urimi

    KTHEHU EDHE TI MOIKOM ZEQO…!

    – Yes You can … Shqiperia ka nevoje per mendjendritur si ju

    – Ne kemi me shume nevoje per ty se ti per ne…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – Une ishja aty ku do shkojme te gjithe…. bile edhe planeti yne
    Per tete dite ishja tek e me te shumtit… Nje mrekulli e papershkruar dhe pajetuar….
    …Ishja midis gjyshit, babait, xhaxhait ne lulen e rinise dhe shkelqimit si inxhinier elektronike per rrymat e dobeta ne RTSH, jetenderruar ne moshen 27 vjecare.
    Nuk doja te kthehesha. Doja te qendroja, te cmallesha me ta…. E kush do te kthehet nga Parajse!
    Nuk me la babai… Me urdheroi nje, dy, tri … shume here. Nuk iu binda… Doja te qendroja ne perjetesi me ta…
    Derisa e mori shkopin prej fildishi te lare ne flori, me diamante … me o Zot nuk kisha pare kurre nje te tille ne Boten e ketejme .
    – Cohu more preznjak ( i perkedhelur, trazovac … ) shko tek gruaja dhe femijet e tu . Shpejt te thashe. Ata po te presin. Kane me shume nevoje per ty se na…Sic e sheh ne nuk kemi qene kurre me mire…. dhe ngriti shkopin mbi koken time…
    Babai ka qene shume i serte… nuk behej as shaka as tia medyshje fjalen, urdherin. Me perzuri , me deboi me pague.
    Kur hapa syte shoh bijen time me lot ne sy, djalin fytyrngrysur dhe time shoqe … ne krahun e majte dhe vellain sy perlotur e kunaten ne krahun e djathte.
    Nje skene e papershkrueshme dhe e paharrueshme… pas plot tete ditesh ne vdekje klinike, ne “ Coma Irreversible”, sic e kishja degjuar ne gjysem- agonine time.
    -Pergatituni per funeralin” u thote gruas dhe vellait shefi i Rianimacionit Dr. Leonard Maffucci dhe nje Profesor i shquar Indiano- Amerikan. I kam degjuar me veshet e mi dhe konfirmuar nga bashkeshortja dhe vellai…
    Kur i kishin thene nenes sime ajo jo vetem nuk ishte ligeshtuar por i kishte thene vellait Agimit
    – Mos te shoh lot ne sy se je burre e mos u tut hic se Hamdia nuk eshte gati per atje. Ka per ta kalue e behet mire shpejt…. Jetegjati nuk bahet jeteshkurten biro!
    E keshtu u ktheva … U riktheva ne jete per te pesten here ne keto 63 vjet.
    Tri prej ketyre jeteve i kam nga SHBA “ Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im Imami i nderuar Elez Hoxhe i Berishes, nga “ imperializmi amerikan”, sic i kam quajtur e shkruar me mijera here ne Kohen e Koleres si editor ne Agjencine Telegrafike Shqiptare e ne gazeta.
    Koha i dha te drejte gjyshit jo mua qe nuk kishja te drejte ti quaja as shkruaja ndryshe publikisht.
    Une u ktheva Moikom…
    Jo vetem une, por edhe shume te tjere para e mbas meje.
    Kthehu edhe ti Moikom!
    Jo vetem bashkedhortja, femijet, familja, por edhe te gjithe ne, mbare shqiptaret qe te kemi njohur fizikisht e lexuar mendimet e krijimet tuaja mendjearta kemi me shume nevoje oer ty se ti per ne.
    Kthehu Moikom…
    Shqiperia ka nevoje per ty e shume Moikoma te tjere qe me krijimtarine dhe me veprat tuaja i keni dhene vetes pavdeksine!
    E pavdekesia eshte e pavdekshme ne kohe e ne hapesire!
    Une … U ktheva jo nje por pese here.
    Kthehu edhe ti Moikom!
    Ti e ke mposhtur, e ke mundur, e ke shpartalluar vdekjen per se gjalli me veprat e mendjen tuaj te ndritur!
    Kthehu Moikom !
    Yes ! You can !

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 31, 22:09

      O Hamdi. qe ishe i rrjedhur e kemi marre vesh me kohe, po qe vendin e asaj qe te ka rrjedhur e paskan zene pordhet e syfyrit nuk ishte aq evidente. Me kete “a doni me per Belulin” ja paske vue vulen fare or taj.

      Reply to this comment
      • Alban August 31, 22:19

        MESO TE LEXOSH PARA SE TE KOMENTOSH XHUXHUMAKU NGA KAPLLOQJA!

        Ti shkruan pa ditur se cfare do te thuash dhe pa kuptuar cfare lexon.
        Semundja jote eshte padija!

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku August 31, 23:33

          Kurse ti o Alban (Hamdi) kujton se kupton ate qe shkruan vete, kurse kesaj qe shkruaj une i vjen anash. Ti je plot semundje qe psikiatrit nuk ua dine emrat akoma.

          Reply to this comment
    • Lili September 1, 06:46

      Sot u kujtove se ka nevoje Shqipetia per te? Kur nuk kam lexuar nje fjale prej teje per te apo vepren e tij!
      Ah po isheshume i zane me km leter per Berishen enverin e gjithe spiunet tjete sa nuk kishe kohe me i kushtuar nje resht nje njeriut te mire!
      Ps shyqyr themse do e kishe njolloj moikomin siçe bere sot me kete panagjerik te vonuar!

      Reply to this comment
    • Berti September 1, 09:44

      Te lumte, Hamdi!

      Reply to this comment
  51. KORÇARI August 31, 22:02

    I uroj nga zemra Të Shkuara dhe SHËRIM TË SHPEJTË këtij Vigani të letërsisë Shqiptare.
    SHTETI SHQIPTAR DUHET TË VERË NË DISPOZICION SHUMËN E DUHUR TË TË HOLLAVE QË NEVOJITEN PËR TRAJTIMIN E DUHUR TË Z.MOIKOM NË KLINIKAT MË TË MIRA TË EUROPËS.

    Reply to this comment
  52. Dielli mbi Korab August 31, 23:12

    Sherim te shpejte dhe lutje per Moikomin tone qe eshte mbi te gjitha nje shqiptari i madh me shpirt human.Ai eshte AKADEMIK i nivelit te larte qe i ka dhene shume letersise dhe historise tone.

    Reply to this comment
  53. alphade August 31, 23:38

    E njoh z.Moikom vetem permes shkri-
    meve te tij teper te thella investiguese,
    eridite,me ngjyra te theksuara “gongo-
    riste”, kete te fundit vetem nje kapacitet
    i tille,sic eshte intelektualisti I mirefillte,
    Z. Moikom Zeqo qe rash po lufton per
    jeten dhe do t’ja dale t’a mposhte te ke-
    qen, te ligen ” shtrige” ….
    Moikom ke shume detyra historike
    kombetare pa perfunduar prandaj nuk
    te lejojme tena ikesh,i prish shume pu-
    ne
    K
    O
    M
    B
    I
    T…..

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar September 1, 03:20

      Me fal ti o palla alphade, budall si gjithmone, ne rradhe te pare i gjori Moikom i prish pune familjes se vet. Sa per kombin, i ke selluar pak si teper, kombi s’ka pyetur kur vdiq Skenderbeu, bile nuk pyeti as kur vdiq Enveri, prandaj ki kujdes kur flet, Sigurimi vazhdon te pergjoje edhe tashti.

      Reply to this comment
  54. Gjovo September 1, 03:23

    E dhimbeshme.Po lengon nje nga bshkekombasit me te ditur, nje nga intelektualet me brilante e me te spikatur te kombit tone. Nga zemra i urojme sherim te shpejte,dhe keshtu do te ndodhe. Ai do ta mposhte semundjen, do te fitoje mbi te. Duke njohur karakterin e tije,vullnetin e kurajon ne perballimin e shume sfidave te jetes shoqerore e shkencore, pa tjeter do te perballoje me sukses dhe kete sfide te veshtire. I uroj dhe nje here z. Moikom dhe familjes se tije sherim te shpejte. Me respekt Gjovalin Kaçorri Albanian Community TV Michigan USA.

    Reply to this comment
  55. Hysni September 1, 08:04

    I uroj sherim te shpejte mendjendriturit Moikom.

    Reply to this comment
  56. Kole Brana i Mokres September 1, 08:48

    Kurajo! Zoti te shpetofte!

    Reply to this comment
  57. Llazar Vero September 1, 13:16

    Moikom i dashur,ktheu!

    Reply to this comment
  58. Lindi September 1, 23:19

    Moikomo i perjetshem , mbi 100 libra i ke len kombit tone! Dhe mbi 10000 libra do shkruajn per ty. Te falenderoj me zemer per gjithcka ke bere.

    Reply to this comment
  59. Ilia saro September 2, 03:03

    I dashur Moikom,Zoti eshte me ty.Sinqerisht te uroj SHERIM TE SHPEJTE !
    ILIA Saro
    U.S.A.

    Reply to this comment
  60. Sokrat September 2, 11:36

    Epoka Moikom Zeqo eshtë në përjetësi.

    Reply to this comment
  61. Sokrat Ndreçka September 2, 11:39

    Zoti te dhente kurajo, Moikom!

    Reply to this comment
  62. leo September 2, 13:58

    Ne momentet me te veshtira te jetes se tij’ Mojkom Zeqon’po e vizitojn’shum miqe dhe shok qe me shpirt i urojn sherim te shpejt’.Por edhe ne qe jemi larke’qe skemi mundesin te jemi afer’i urojm te njejten gje’,she rim te shpejte dhe i fort si gjithmon te perqafojm me mall….

    Reply to this comment
  63. Koco September 2, 17:06

    Miku im i mre !
    Ti nuk je dorezuar ne asnje situate..Natyrisht nuk do direzohesh as tani . Kemi lene te pime nga nje gote bashke , sa te sherohesh. Te pres .,,

    Reply to this comment
  64. Beni September 2, 18:26

    U sherofsh sa me shpejte o njeriu i mire i letrave

    Reply to this comment
  65. "BOHOTINA" September 2, 22:18

    Ky njeri duhet shpetuar me cdo cmim.

    Reply to this comment
  66. Kujtim Dashi September 3, 12:25

    Kurajo, i dashur Moikom. Te pacim me jete e ne mes tone sa me pare!

    Reply to this comment
  67. Llazar Vero September 4, 02:16

    Moikomi I dashur, uroj me gjithe zemer te nfjehesh pak me mire sot. Nest akoma me mire
    A nuk e shikon sa shume dashuri, mirenjohje, vleresim te rrethon. Kemi nevoje per ty sot dhe per shume vite. Cohu “pirati i detit”!Ye presim

    Reply to this comment
  68. mjeku September 4, 11:41

    nuk eshte etike nga ana juaj te botoni foto te tijen ne kete gjendje, askush nuk meriton dhe nuk deshiron te duket duke vuajtur, aq me teper qe besoj qe eshte publikuar pa miratimin e tij. te shkuara moikomit qe eshte nje nga historianet me te spikatur qe ka trumbetuar me fakte shkencore historine tone dhe na ben te ndihemi krenare me te.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim