Moisi Habilaj 2 orë përpara gjykatës së Katanias, kërkon gjykim të shkurtuar

May 31, 2018 18:49

Moisi Habilaj 2 orë përpara gjykatës së Katanias, kërkon gjykim të shkurtuar

 

Sot në Gjykatën e Catanias është zhvilluar seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptar drejtuar Moisi Habilaj.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka zgjatur përreth dy orë.

Sipas burimeve të Report Tv në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.

Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët.

Edhe avokati i Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.

l.h/ dita

May 31, 2018 18:49
Komento

2 Komente

  1. MH May 31, 20:26

    More bani c’te duani me Habilja.Une jam ne pritje se cfare do ta dalin per ish ministrin Tahiri.Ku me siguri nuk ekzistojne fakte per llapaqenat e shpifur te shqupisave.Nese po .Do kishim tjeter informacion nga kjo gjykat sot.Qe me sot i nderuari Tahiri duhet te gezoj qetesin ne liri te plot sic e kane te gjithe njerezit e ndershem.

    Reply to this comment
  2. Bushi May 31, 23:06

    Saimir Tahiri eshte vertete i ndershem,por gojet e liga dhe te felliqura te pd-ke e kane nxire kot fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*