Moisiu, thirrje kundër bojkotit: 45% e shqiptarëve s’kanë interes për votën

June 21, 2017 16:38

Moisiu, thirrje kundër bojkotit: 45% e shqiptarëve s’kanë interes për votën

 

Forumi Civil, një grupim intelektualësh, kërkoi që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Sipas tyre, nga sondazhet e deritanishme rezulton se, 45 për qind e votuesve nuk kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ish-presidenti Afred Moisiu tha se ekziston një klimë mosbesimi ndaj politikanëve, por puna e tyre – vazhdoi ai, – duhet gjykuar me votë.

“Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’u lemë dorë të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete, sesa për popullin. Kështu do të ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë kundrejt të ardhmes për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë”, tha ish-presidenti Mosiu.

Ndërkohë, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkoi nga forcat politike dhe kandidatët, që të bëjnë transparencë mbi financimet e fushatës para ditës së zgjedhjeve.

“Në mungesë të një përballjeje idesh e vizonesh, ku kandidaturat parlamentare mbeten tërësisht nën hijen e siglave të subjekteve politike, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u bën thirrje dhe u kërkon të 18 subjekteve zgjedhore dhe kandidaturave të tyre, që të kryejnë transparencën financiare”, tha Premto Gogo, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

June 21, 2017 16:38
Komento

3 Komente

  1. Lili June 21, 20:36

    Po pse te votojme kur vota per partite e reja apo partite e vogla tjetersohet e shkon per PD e PSne-
    Sa ma i fort boykoti,aq ma jolegjitim jane keta 2 parti qe po na hane shpirtin e ardhmerine tone

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 22, 08:00

    jo BOJKOT!!
    VOTË TË BARDHË,VOTË TË PRISHUR për politikën e ndyrë shqiptare!!

    Reply to this comment
  3. Genti April 28, 14:32

    O Fredi. Me mire tu thuash Shqiptareve se ata qe kerkojne voten, jane te gjithe nje parti, se sa te kerkosh qe te votojne. Shqiptaret po zgjohen dhe po e kuptojne qe politika eshte thjesht nje teater me shume kurva oborri.

    Prandaj edhe do bojkotojne zgjedhjet. Kjo eshte pergjigjja me e mire ndaj talljes qe ju behet.

    Cfare kuptimi ka vota apo zgjedhja kur votohet vetem nje parti me shume ngjyra?

    Prandaj i dashur ish President Fredo, me mire mos fol fare, se me teper ul veten dhe ngjall edhe dyshime qe edhe ti mund te jesh nje kurve e moshuar oborri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim