Raporti me grekët dhe pakti detar sipas një ish-Presidenti

March 3, 2018 19:36

Raporti me grekët dhe pakti detar sipas një ish-Presidenti

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, u ndal gjerësisht tek marrëdhëniet me grekët dhe marrëveshjen e re për detin.

Ai theksoi se ligji i luftës është një nga kontradiktat kryesore me Greqinë, ndërsa zgjidhjet gjysmake sipas tij kanë sjellë këto probleme dhe sot. Mes të tjerash, ai tha se gjatë kohës që ai ishte në krye të shtetit shqiptar distanca mes Shqipërisë e Greqisë ishte 15 milje.

INTERVISTA

Ç’mund të na thoni në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë?

Historia ka ardhur në atë mënyrë që unë njoh nga afër disa gjëra në raporte me Shqipërinë që nga lufta e Dytë Botërore. Gjatë kohës që kam qenë president, gjatë takimeve me krerët e shtetit grek ia kam treguar historinë tonë dhe u kam thënë se s’jemi armiq. S’mund të mbajë populli grek përgjegjësi për atë që ka bërë qeveria kukull greke e kohës gjatë regjimit të gjermanëve. Kur u zgjodha president, ende nuk ishte bërë ceremonia, më thonë se Karamanlis do të vinte në Tiranë. Gjatë takimit tonë po i shtjelloja se mikun dhe shokun mund ta zgjedhësh, por jo fqinjin. Shprehje të cilën e kam thënë edhe në një konferencë.

Si trajtohej çështje e kufirit para ’90?

Po të lexoni librin e Ehdit Duram, ‘Brengat e Ballkanit’  flet që disa ambasadorë që kanë bërë një ndarje kufiri pa menduar se do sjellë shumë gjak në të ardhmen. Kufijtë u stabilizuan në 1913-ën, dhe më pas në 1922.

Po më pas çfarë ndodhi?

Ai kufi ka mbetur, por me problematika. Mbas çlirimit, dhe gjatë luftës ka pasur tentativa për të vënë në diskutim Viorio-Epirin. Zhvillimet treguan se gjërat s’mund të viheshin sipas interesit të njërës palë. Gjatë kohës së diktaturës në kufi në 1949 pati përplasje mes dy forcave, kundër pjesës kryengritëse. Atëherë është minuar kufiri dhe ka pasur probleme dhe shumë ngjarje më vonë, deri sa u morën masa për ta çminuar. Problem ka qenë kufiri detar.

A janë dy vende me pozita të barabarta Greqia dhe Shqipëria?

Këto janë gjëra që janë transferuar. Zgjidhjet gjysmake krijojnë problematika. Pastaj kohë pas kohe dalin në sipërfaqe. Dalin probleme si me detin Jon dhe Egje, që në tërësi ka rezerva hidrokarburesh. Këtu lind interesi që secili do të marrë sa më shumë. Kjo krijoi problemin e ndarjes detare.

Pse nuk aplikohet distanca prej 12 miljeve detare?

Ne i kemi pasur në atë kohë 15 milje. Bëhet fjalë për zonat e hapura, që kemi në drejtim të Italisë, apo në pjesën e hapur. Spekulohet dhe është për të ardhur keq, që krijohen situata të qena dhe të paqena.

Plotfuqishmëria për Bushatin. Pse është një çështje që po zgjat kaq shumë?

Sigurisht nuk hyj dot në këto detaje pasi nuk i di mirë. Shtypi i jep të pjekura dhe të papjekura lajmet. Fakti që kërkohet plotfuqishmëri është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet.

Në këtë kërkesë sa është reale dhënia e autorizimit?

Nuk është se ka të drejtë mos t’a japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjëra që t’i qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk mundet që një kryetar i shtetit të shkojë kundër interesave të vendit.

Vija e kuqe a është Gjykata Kushtetuese?

Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhej nga njëshi. Janë pushtete të ndara.

A ia dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu, zotit Meta në takim?

E quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri dhe e quaj gjë pozitive. Konsultimin e quaj të mirë, dhe jo që atë që të veprosh me mendjen tënde. Dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia.

Rastin ‘Meçollari” si e keni parë?

Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin. E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barrë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen.

s.a/dita

March 3, 2018 19:36
Komento

7 Komente

  1. Arben Trimcev March 3, 19:43

    Thano pershendetje,

    Faqja online https://kryeministria.al/al/kontakt/kontakto-me-kryeministrin ka disa muaj (te pakten qe ne Shtatorin e 2017) qe nuk perdoret nga kryeministria megjithese eshte akoma aktive, d.m.th. cdo ankese qe dergohet ne kete faqe nuk merret ne shqyrtim, por ne te njejten kohe po te dergosh nje ankese edhe sot (1 Mars 2018) pergjigja qe merr eshte: “Praktika juaj u regjistrua me sukses ne sistemin tone me numrin E-1234. etj etj

    SIpas te dhenave qe une disponoj qe prej shtatorit 2017 jane bere rreth 1500 ankesa te cilat nuk duhet te jene shqyrtuar nga qeveria.

    Besoj qe eshte nje informacion qe ja vlen te botohet.

    Faleminderit

    Reply to this comment
  2. Preng Pjetri March 3, 19:46

    Nostalgjinë e të shkuares ta zgjojnë shumë faktor nê jetën e perditëshmë.
    Ndresa nastologjin për një sistem të shembur ketu e tre dekada më parë
    sot po na e zgjjnë faktori gangester i politikes.
    Ndofta jo vetëm nastologji por akoma diçka më shumë vihet re sot te
    qytetaret shqiptar.
    Tek keta pak qytetare qe kanë mbetur ëndë pa u larguar nga ky vend i namun!
    Nuk është rastësi propozimi provokues i opozites ne parlament ku
    kerkon të burgosen dhe të perndiqen ata qytetarë qe çfaqin simpati per
    Enver Hoxhen dhe sistemin monist.
    S’do mend per ta kuptur ketë kercënim mercenar ndaj qytetareve qe
    mbajnë fort në memorjen e tyre kohen e socializmit dhe udheheqesin
    legjendarë Enver Hoxhen.
    Ja pra edhe sot pas afro tre dekadash pluralizem politik neodiktatori
    Berisha dhe vasalet e tij pretendojnë të zgjojnë luften
    klasore-politike.
    Keta gangester mafioz dhe super kriminela kane filluar të ndridhen nga
    friga rrebelimit mbarë qytetare.
    Prandaj shpikin në laberatorin e tyre të burimeve antinjerëzore llojë
    e llojë teoremash me qellimin e vetëm ti erresojnë sytë qytetareve.
    T’ju kufizojnë shikimin dhe degjimin madje keto gangestera te polikes
    mundohen të na trajtojnë si palapergjike ose si njerez me aftesi të
    kofizuara.
    Gangesterat e sotem nuk kane frig Enver Hoxhen de fakto kanë frige popullin.
    Sot popullit ju është sosur durimi. Thuajse i ka vajtur thika në kock
    prej skamjes dhe varferise.
    Populli shqiptare sot po jeton ditet më kritike ne tê gjitha aspektet.
    Një qeveri tiranesh e pa ngopur qe vetem shton dhe shumefishon taksat.
    Një opozite banditeske qe kurre nuk e ngre zerin per interesat
    ekonomike të qytetareve.
    Kudo mbizoteron krimi shantazhet dhe droga.
    Ne gjithë hapsiren mediatike mbizoterojne kronikat e zeza.
    Vrasje aksidente vjedhje dhe rrembime.
    Gangesterat e sotem te politikes debatojne nje dite ne jave ne
    parlament sa per ti treguar shqiptareve se jemi akoma ketu dhe te
    fuqishem t’ju shtypim dhe shfrytezojme deri ne palce.
    Hajdutet e medhenje mbajne edhe poste te medha.
    Kriminelet e medhenje sot kane veshur kostumin e politikanit dhe gjyqtarit.
    Dhe flasin ketu e 27 vite per reforma per drejtesi e demek veting!
    Madje tallen me plot ironi me qytetaret duke hjedhur idene se neser
    dote kapen peshqit e medhenjë!
    E perse neser?
    Pse jo sot?!
    Keshtu vazhdon vallja e pa fund e gangesterave te politikes me
    mendimin e tyre djallezor se populli po argetohet.
    Tashmê Shqiperia thuajse është shnderruar ne han po po ha pa dyer e pa
    porta ku hynë e dalin lirëshem gjithe bota.
    Tashme Shqiperia ngjanë me një prostitute gjysem te vdekur ku as
    çakajve qe ushqehen me zdervina nuk i duhet më.
    E çfrytezuan tutoret per 27 vjet pa meshire e shiten dhe kembyen pjese
    pjese Shqiperine gangesterat tone te politikes.
    Ndaj sot druhen se mos rizgjohet rrevola e popullit.
    Tamam si ne kohen e fashizmit kur Italiane frigesoheshin nga njerezit
    qe lexonin librat te komunizmit.
    Tamam edhe sot gangesterat e politikes i frigeson tmerresisht Enver
    Hoxhes dhe zgjimit te ndergjegjies qytetare.
    Tamam ka ardhur koha per Revolucion.

    Reply to this comment
  3. mirel March 3, 20:36

    Dolem prape te 15 miljet detare. Ne fakt me duket se Moisiu heren e fundit pohoi 16 milje detare qe i ka Shqiperia.
    Ramuti tha qe Shqiperia do fitoje nga kjo mareveshje.
    Ne do marrim 12 milje, Greqia 12.
    Po me arithmetiken e Moisiut, del qe “Fitorja” e Shqiperise jane 3 milje te humbura..urraaaa..fitore ore, po humbim tre milje.
    “Aman tja japi Meta maskarai qe po e vonon mareveshjen”- keshtu klithin Rilindasit..
    Tani, sipas Mecollarit, Greqise i takojne 3 milje.
    Sipas Mecollarit po prape, mareveshja e Berishes i jepte Greqise 12 milje ne det te hapur. Po 12 milje i njeh dhe mareveshja e Ramutit..
    Atehere si qenka mareveshja e Ramutit me e mire nga e Berishes?
    Dhe me skandalozja: Deklarata e Kudret Celes- Shqiperia nuk e ka vendosur akoma kufirin detar te hequr nga Sali Berisha ne 2008en.
    Shqiperia pa kufijte e 2008es humbet shume ne raport me Greqine per cdo lloj mareveshje,- kjo prape sipas Kudret Celes- sepse llogaritjet mund te fillojne qe te vija e bregut ne Sarande e Butrint..
    Imagjinoni cmendurine e situates, fix si thote komentuesi me siper?
    Ne vend qe qeveria Rama te kish rivendosur kufirin e 2008es, nje. Te kish kerkuar arrest publik te Berishes, heqe Imuniteti. Te kish shpallur akuzat shteterore per tradheti te larte kombetare, duke quajtur akt kunder shtetit shqiptar cdo mareveshje te bere nga Berisha Basha. Duke denuar tradhetine zyrtarisht, shteti shqiptar zhvleftesonte faktikisht dhe boterisht cdo lloj mareveshje tradhetie, duke i hequr keshtu dyshimet dhe moralin e cdo pale qe ka qene perfituese e padrejte, duke e kriminalizuar ne dem te popullit cdo perpjekje te arritur nga persona te cilesuar si tradhetare te kombit.
    Cilen nga keto beri Ramuti?
    Asnjeren. Perkundrazi, doli pa pike turpi deklaroi qe ka nje mareveshje me te mire nga e Berishes, sikur ajo e Berishes ishte jo dhe aq e mire.
    Doli pa pike turpi dhe tha qe ishte i detyruar te zbatonte mareveshjet e Berishes per varrezat greke, duke LEGJITIMUAR tradhetine e Berishes.
    Cfare doni me teper qe tju mbushet mendja qe eshte tradhetar i njejte me Berishen?
    Ju vjen keq qe i ka ngecur tradhetia ne dore te nje mafiozi si Meta?
    Per kete ju vjen keq? Qe eshte perrulur si krimb ne kembet e Metes?
    Pse? Sepse sot na doli qe Meta ishte burre i keq?
    Po dje kush e vuri Meten aty te ajo karrige?
    Kush i merr keto vendime qe jane te renda per Shqiperine?
    Kur ti si kryeminister ke bere pazar me postin e presidentit, me cfare morali kerkon te akuzosh presidentin sot?
    Mire qe nuk respekton Meten, por ke detyre te respektosh shtetin dhe kushtetuten. Apo dhe keto jane prone e jotja?
    Moisiu po ja kendon indirekt apo direkt kete veprim te papergjegjshem prej banditi te Rames.
    Po si ka mundesi nje kryeminister qe gabon ne zgjedhjen e presidentit, dhe dihet nga te gjithe qe nuk gaboi nga padija, nuk gaboi se nuk e kishte te qarte cfare perfaqesonte Meta. Gaboi ne pazaret me Meten, sepse nuk e parashikoi ti zvarritej si krimb, e Meta te luante me te
    Tani keni keta figura perballe.
    A do mund tja besonit Shqiperine ketyre njerezve?
    A do mund te thonit qe ja le ne dore Rames dhe Metes kufirin shqiptar?
    Vetem po te jeni plera..

    Reply to this comment
  4. T. Voda March 3, 22:11

    — DY POPUJT MIQ, — DY SHTETET ‘’ ARMIQ’’…!!!
    xxxxx
    — Deri tani , Shqiperia ka diskutuar e lidhur marveshje me Greqin ne kushte inferjore , pse jo nen nje tutele e pozite diskriminuese, fyese.
    Qe diskutmet dhe veprimet e sotme ndershteterore, te vijojne nga pozita te barabarta , me qetsine dhe trasparencen te besushme per opinionin zyrtar e ate publik. Si dhe , per te ndertuar nje te ardhme me miqsore, me te qete e te sigurt , ndermjet dy popujve dhe shteteve , Shqiperija te kish kerkuar e kerkoje si para kusht ezaurimin e tre problemeve me palen greke .
    Se pari, te hiqet ‘’Ligjin e Luftes’’. Eshte ne te miren e te dy shteteve e popujve qe ky akt te kryhej i vecante , ne formen e nje ceremoni zyrtare . Ku, te dy palet e te denojne aktet e hidhura te se kaluares qe cuan ne nje armiqesim te pa merituar , .
    Se dyti , ne te njejten kohe , te kerkohen falje per barbarite e ushtrise greke te luftes pare botrore ne trojet shqiptare , per sulme e barbarite e e andareve e te grupeve diversionite ndaj patrioteve e banoreve te shqiperise se Jugut dhe banoreve te pafajshem te cameris.
    Se treti, te deklarohet zyrtarisht heqia dore nga pretendimet teritorjale ne juge te shqiperis , e te ashtuquajturit ‘’Vorio Epir’’, nga nxitjet ose mbeshtetjet e tendencave e nacional-shoviniste , si dhe nderhyrjeve ne punet e brendeshme te shteteve respective. Nje deklarim te tille ta beje dhe shqiperia per Camerin.

    Pra Greqia te mare nismen e pastrimit rruges nga keto ngerce, pastaj te vijohet me ceshtjet e kufive , te varrezave , te camerve ete tjera . Deri sa te parepergatiten e te zgjidhen keto tre pika , me mirkuptim perkohesisht le te nderpritet cdo veprim i perbashket. Grupet e eksperteve ,te specialisteve ndershtetrore , le te punonin ne palet respective per tu hapur rrugen diskutimeve e vendimeve te perbashketa .
    —- Eshte paradoksale , e pa kuptimt, dy popujve nga me te vjetrit e Evropes, tradicionalisht miqsore, tu mbahet mbi koke prej 78 vjetesh nje ‘’Ligj Lufte’’ qe i presupozon keto dy ‘’shtete armiq’’ , kur shkaktaret e asaj lufte , kane mbi 60 vjet qe kane shuar cdo gjurme te hidhur te se kaluares, perfshi edhe me Greqin . Kurse shteti grek , qe eshte dhe antar i bashkimit evropjan vazhdone te mbajne ‘’ ligj lufte’’ vetem me Shqiperin. Dhe Evropa e dyzuar, hesht…!!
    —— Ne keto kushte e rrethana jo te barabarta, jo normale e te besushme, madje diskriminuse, Shqiperia nuk duhet te ulet per marveshje e vendime te rendesishme . Nuk duhet hedhur asnje hap me tej, pa hequr me pare ate ‘’ligj lufte’’ atavik, , absurd, qesharak, shantazhus ndaj shtetit dhe popullit shqiptar.
    Per varrezat e ushtareve grek , dhe kufirin me Greqin , pas nje pune paraprake, duhet te shprehen studjusit dhe specialistet e mirfillte te fushave perkatese duke ja kaluar me pas Gjykates Kushttuse , pse jo edhe me referendum. Keto e tjera ceshtje te rendesishme , nuk duhen lene vetem ne dore te njerzve dredharake, dyfytyrsha –dopjorol ; bisht-perdredhur e kurriz –perkulur .
    xxxxxxx………….
    — Popujt e dy vendeve , vecmas Jugut Shqiperis me Veriu Greqis , tradicionalisht kane qene te miqsuara , te lidhur ne zokone, ne tradita , veshje, kenge , muzike dhe tregeti etjer, por edhe me besimet fetare.
    Eshte periudha e pasformimit te shtetit grek , ajo qe ka nxitur orekset e shovinizmit . Jane qarqe te caktuara me tharm shovinist , brenda e jasht greqis , qe kane ushqyer hera heres armiqesimin e atyre aneve. Prapa tyre kane qendruar vazdimisht disa klerik , qe e kane mbajtur here te ndezur, here te kamufluar kete armiqesi. Duke e njesuar fene me kombsine , kane vene fene mbi shtetin , duke shkelur keshtu edhe mbi predikimet e tyre per udhen e perendis.
    — Ne kohe te veshtira, popujt e te dy vendeve u jane gjendur njeri tjetrit. Kujtojme kontributin Arvanitas per pavarsin e shtetit grek, ndihmen e shqiperis jugore ndaj refugjateve grek te pas luftes dyte bortore e asaj civile . Theksojme ndihmen e madhe te popullit grek dhene refugjateve shqiptare te pas viteve 90, eshte teper mbreslenes . Mjaft nga shqiptaret sot , pas periudhash e fushatash te gjata e diskriminuse nga shteti grek, gradualisht e aktualisht jane duke u integruar me jeten, me pune , me shkollimin etj. Nje pjes tjeter e kosiderushme eshte me shpres, ne pritje per me mire…
    ——– Popujt e te dy vendeve, e ndjejne nevojen e
    permiresimit te metejshem te mardhenieve ndershtetrore. Kjo ka rritur e rrit me tej frymen e vllazerimit , si dhe lidhjet e ngushta miqsore , martesore, ekonomike e tregetare ..etj..
    ——— Paradoksi eshte, se ne teresi kemi dy popuj miq, por ne menyre te nje aneshme, te pa kuptimt, dy shtetet e tyre jane armiq [!!!..]
    X x `
    — Toge fjaleshi , ‘’ Dy popujt miq.– Dy shtetet armiq’’ , mund te kish kuptimi deri para viteve 1990, kur kufijt e dy shteteve ruheshin rrept me ushtar, perfocoheshin me tela me gjemba e me korent , dhe shkelesit e paguanin me jeten .
    —- Kur nje sistem i tere vrojtimi e zbulimi ish drejtuar kufijve reciprok dhe tere shqiperija vigjelonte me te gjithe popullin ushtar. Kur realisht popullsija jo vetem e brezit kufitar , ne njeren dore mbante kazmen e prane vehtes kish edhe pushken . I tere nje popull sakrifikonte fizikish dhe ekonomikish, i kercnnuar nga nje shtet fqinj me nje ligj lufte te pa drejt.
    — Gjithashtu ish atehere , kur cdo vit grupe kuadrosh ushtarak te dy shteteve , dilnin majave dhe lartesive . Shqiptaret nga Bilishti e Morava, Gramozi e Postenani, Melesini e Nemercka, Bureto e Konispoli planizonin e zhvillonin stervitje mbrojtese . Ndersa , ne palen tjeter perballe , [ me qeverite greke] ndodhte e kunderta. Projektoheshin synime e objektiva agressive, sulmuse , mesymese per te ashtuquajturin ‘’Vorio Epir’’, dhe e deturonin shqiperin te qendronte sycel , ne gjendje lufte, per 47 vjet.
    —- Ne ato kohe jo shume te largeta, pala greke qellimet shoviniste i justifikote per permbysjen e sistemit komunist, per shkeljen e te drejtave dhe lirive ne minoritet , ne vecanti lirin e besimit fetar , ku paradoksi i qeveris asaj kohe e kish hequr edhe me ligj,. Ne kete drejtim, Greqia , direkt e indirekt kish edhe mbeshtetje nderkombtare.
    — Me gjithe se Shqiperis i rrinte mbi koke nje ligj lufte krejt absurd dhe qesharak , me gjithe se popullata came ish shperngulur disa here nga trojet e veta me menyrat me barbare , asnjehere Ajo nuk ka patur nje plan luftarak sulmus secret ,ose edhe stervitor kunder Greqis, me idene [thirrjen]’’kerkojme trojet tona’’ [sic eshte vepruar nga pala greke]. Stervitjet e ushtris shqiptare kishin vetem karakterin e aktivitetit luftarak mbrojtjes. ‘’ Mbrojtien e atdheut pellembe per pellemb’’.
    — . Edhe ne se okupohej teritori shqiperis, ishte percaktuar ne menyre taksative edhe ne tekstin eAULP , qe ishte ‘’ kushtetuta ‘’ e keshillit te mbrojtjes… ‘’Rivendosja e situates ne vijen e kufirit shteteror’’. Nuk te lejonte kush te luaje mbi trojet greke. Me mire se kushdo , sot mund tja thote keto gjera Greqis edhe ish ministri mbrojties , zoti Kico Mustaqi . Le te pyetet , ne greqi ka vite i punesuar[ose pension] .
    — Shteti Shqiptar i dale nga lufta antifashiste, me gjithe se nuk kish asnje implikim me luften Italo-greke , e denoi ate akt qe gjate luftes NCL. Ne Kongresin e Permetit 24 Maj 1944 , shpalli te pa vlefshme e denoi cdo vendim e marveshje per periudhen mbreterone , dhe qeverisjen kuislinge perfshi edhe aktin per pushtimit e shtetit grek.
    — Menjehere mbas lufte, te gjithe shkaktaret, bashkpunoret e kolaboracionistet u denuan , madje me teperi, me egersisht se ne asnje vend tjeter te Evropes.. Enveri , nuk fali per kete xhest [kolaboracionizmi] as intelektualet e shquar te asaj kohe , perfshi kunatin e tij , Bahri Omari. Duke i lene nipat pa baba , dhe motren pa bashkshort.
    Asnje nga keto e te tjera akte, nuk i ‘’binden’’ qeverite greke per te hequr ate ligj lufte qesharak dhe kercenues per Shqiperin. , i vendosur kur shqiperia ish shtet formal, nje shtet pa shtet , pa mbret , pa qeveri e ushtri [qeverisje nen okupacion].
    — Shteti Grek e di mire , edhe kur sulmoi kufijt Jugor te Shqiperis ne provokacionet e gushtit vitin 1949. Shqiperija , pasi perballoi me sukses sulmin ne disa drejtime te ushtris greke , si e sulmuar , Ajo nuk ndermori ndonje kunder ofensiv ne thellesi te teritorit Grek. Por, rivenosi denjesisht situaten ne kufijt e saj shretror .
    — I vetmi deklarim , ne se do te quhej kercnues, ish kur E..Hoxha , i detyruar nga politika dhe kecenimi i hapur i Greqis ne ate periudhe , ne Korrik 1967; ….ne konteks deklaroi pak a shume se … .. ‘’ Ne se sulmohen kufijt e Shqiperis , lufta jone nuk do ti njohi kufijt…, dhe zjarri jone do te ndalet[ndizet] ne Athine… ‘’.
    —— Kam qene deshmitar 19 vjecar i asaj kohe kur kufijt Jugor te Shqiperis u kercnuan seriozisht nga shteti grek . Ndersa ne palen shqiptare , shteti e populli u bene nje. Gadishmerija dhe kufijt u perforcuan me teper se kurr me par . Ishte viti kur edhe nje pjese te gjimnazistave, ju anulluan kekesat per ne universitete , per ti derguar ne shkollen e oficereve.
    Por , edhe ai deklarim , ishte me teper politik, emocional . I duhej Enverit per te forcuar me tej gadishmerine luftarake sepse, nje vit me vone , Shqiperia do te deklaronte daljen nga Traktati i Varshaves. Ai , isht nje nga vendimet me madhore, teper te guximsheme e me rreziqe per Shqiperin . Por, njekohesisht ish nje akt madhor edhe ne te miren e shtetit Grek , dhe te vete Europes—- Shteti Grek, peseri nuk e vleresoi si nje akt dhe mundesi miqesimi per heqien e atij ligji lufte atavik.
    —- Ishte po shteti shqiptare, 10- 15 vjet me vone do te kerkonte indirekt ose hapur neper kongrese, vizitat ne minoritet , ne vecanti vet Enverui me librin ‘’ DY POPUJ MIQ’’, shkrirjen e akujve , zgjidhjen e mosmarvsjeve perfshi varrezat dhe heqien e ligjit te luftes , si dhe miqesimin e vllazerimin tradicional te dy popujve , pa cenuar vatrat dhe shtepite e sejcilit. Pervoja botrore, veshtire se njeh raste te ekzistences se armiqesis se perjetshme. Apo, si kjo qe po ndodh Shqiperis prej 78 vjetesh me Greqin. Eshte teper fyese e poshteruse per Shqiperin, por edhe per popujt e dy vendeve.
    ——– Greqija , vazhdon akoma te bej shantazh e presion , te kerkoje favore hapur e ne disa forma. Te tunde mbi koken e shqiptareve disa ceshtje te nxeta , duke nxjer tashme ne skaljon te pare ‘’Perdorimin e Vetos’’ [te votes kundra] , per hyrjen e shqipareve ne BE. Por, te kamufluar mban akoma ligjin bastard te luftes, problemin e emigraneve, ate te minoriteteve e tjer…
    — Deshmia me e qarte jane deklarimet qarqeve ekstremiste per ceshtje te minoritetit e te ashtuqyajturit ‘’vorio epir’’ , deklarimet e disa qeveritareve te perfaqsuar edhe nga presidenti i vendit,. jane disa veprime naziskine per emigrantet , por dhe me femijet e tyre per te mbyllur ato pak shkolla e klasa ku mesohet gjuha shqipe . Here hapur, e here ‘’tjerrur holle ‘’, shteti grek vashdon te kercnoje e beje presion edhe me ceshtjet kufitare, me mosnjohjen e ceshtjes came , me emigrantet ne teresi. Pra , direkt e indirekt, ne nje menyr a nje tjeter, Shqiperija vazhdon te ndodhet nen prsionin e shtetit Grek , ne nje kohe qe ka mbi 27 vjet shtet demokratik , dhe te dy shtetet jane anare ne NATO. ..!!
    ——– Armiqesija, [pabesija] e shtetit grek , duket e hapur edhe pas viteve 90. Ne vitet 80 , me sa dime, qeverit e dy vendeve folen per arritje te marveshjeve edhe per eshtrat e ushateve grek , edhe per heqien e ligjit te luftes . Ushtaret e rene gjate ndjekies ushtris italjane ne trojet shqiptare, do te perkujtoheshin duke u ngritur permendore , [ lapidar] te perbashket. Nje i tille, deri rreth viteve 2000 ka qene vendos ne kreshten e Qafes Kicokut – Permet, [Vija fundore e ndalimit te ushtris greke ne ate drejtim] .
    ——- Ne Shtator te vitit 2003, rastesisht kam pare se lapidari ishte prishur[..!!] Ne te njeten kohe , ne brendesi te Grykes Kelcyres, ishte ne perfundim ngritja e nje objekti fetar dhe ndertimi i vend-maketit per varret e ushtareve grek.[..!!!!..]. I takonte dhe takon shtetit shqiptar te investigoi, [hetoje edhe tani]- ; -prishjen e lapidarit ne Kicok dhe ngritjen e odjektit fetar e te maketit te varrezave greke ne Gryken e Kelcyres, ne cilat marveshje shtetrore jane bazuar..??
    ———- Nje grup ekspertes i pa anshem, mir eshte te verifikoi deri ne nje gjithe proceduren dhe dokumentacionin e marveshjes, te lejes ndertimit, te pronsimit e cpronesimit te tokes, palet e personat e intersuar apo te implikuar te cdo krahu e niveli etjer . Pra menyren se si eshte lejuar ndertimi varrezave dhe odjekteve te tjera . Ndofta kemi te bejme me nje dhunim , tjetersim te teritorit shqiptar. Veprimet e ne Gryken e Kelcyres duan vleresim serioz, hetim e pergjigje ligjore..!!!
    ——— Ne se Greqia ka shfrytezuar marveshjet e para viteve 1990 , perse nuk u hoq edhe ligji luftes. Ne vitet 80 , opinionit shqiptar i eshte thene; ‘’ ligji i luftes me greqine eshte i hequr . Qendron formalisht, pritet sa te kaloi ne parlamentin grek .’’ . Kush e la ne heshtje gati 30 vjet , e ne te njejten kohe, po ne heshtje e fshetesi punohet per ecurine e varrezave dhe te objekteve si [‘’piramida kufitare’’] ne vijen e te ashtuduajturit ‘’Vorio-epir’’.
    ——– Jane disa drejtime.., dhe zhvillime, qe kane hecur paralel e ne sinkron me ‘’Teorine e Zeros’’ ,[planin per shkaterrimin e Shqiperis, deri ne qelize.!]. Del e qart. Ligji luftes [ ne fakt eshte ‘’Ligj i vdekjes , ose i shkatrrimi’’ te Shqiperis ], eshte zvarritur e mbahet i gjalle si nje valvul nen presion per te arritur pefitime makimale. Per te justifikuar , ose pa aftesine deri ne marri te pales shqiptare , ose fshehjen punes se disave ne rol te ’’Kalit Trojes’’, ‘’barku’’ te cilit ska dyshim perfshin intelektuale apo qeveritare ‘’dredharak, ; dy fytyrsha – dopjorol; bese thyer- bese prer; gjak shprishur- gjak pshurrur; bisht perdredhur e kurriz perkulur’’, deri ne perulesi e zvarritje… Turp per te gjith ata njeres qe kane patur e kane ne dore te bejne dicka normale. ..!! Turp , edhe per ate Evrope , te mbuluar me indifference dhe miopi ndaj 2 shteteve si antare te NATO.
    ———- Nalind e drejta te dyshojm. Ai ligj démodé e i dale boje, eshte e mundeshme te shkembehet me kompromiset e aktet tinzare dy aneshe. Apo, te rishitet si nje ‘’arritje , fitore e sukses i diplomacis ‘’ se sotme . Pra, per te justifikuar , fshehur leshimet e dukshme e te pa dukshme ne shkembime teritoresh, zgjerim kufish ose te ashtuquajturat zona minoritare, te ndryshimit emertimeve e toponimeve te vendeve, te ‘’mbjelljes’’ jugut me varreza .etj.. Pra ‘’Ligji I Lufts’’ , ne dukje si ‘’ligj i kalit ngordhur’’ , por ne fakt eshtrate e ketij ‘’kali te ngordhur’’, duke i zvarritur nga thellesite e 78 viteve, , duke u perforcuar me varrezat me dhe pa eshtra , te atyre ushtareve fakire me dhe pa emera , aktualisht jane duke parapergatitur ne menyre te heshtur , tashme te ‘’ligjeruar e te sigurte’’ zonen e ashtu quajtur ‘’vorio epir’’ .
    —— Ne te njejten kohe , eshtrat e atij ligji [kali te ngordhur] , cuditerisht edhe tani mbas 78 vitesh, paskan force super evropjane sa te kerkojne varrosjen njehere e pergjithmone te historis, te trojeve, pronave dhe te identitetit Cameris, te gjakut e te vuajtjeve te nje populli , kryesisht gra pleq e femije te pa fajshem .Nuk ka shpjegim pozitiv heshtja e pales shqiptare e te gjitha instancave e niveleve . Si pasoje, ska pse te mos heshti edhe Evropa e ‘’vjeter ‘’ qe i ka razuar qellimisht keto pune. Kjo eshte nje perdhosje e dinjitetit dhe integritetit te vendit. Ndonje ‘’leshimi’’ e ‘’favorizimi’’ grek , do ti ndegjohet krisma me von.

    GREQIA , DO TE FLASE SINQERISHT ME SHQIPERINE , MBASI TE REALIZOJE PLOTESISHT ”SHANSIN E TRET-SHANSIN E ARTE ‘’
    xxxx
    —-Ne vitet 80, Greqia testoi qendrimet zyrtare te Shqiperis, per ceshtjet qe i ka ne vazhdimesi dhe sot. Hyri ne traktativa, por nuk arriti ku duhej. Situatat e brendeshme ne Shqiperi para dhe gjate viteve 90, bjerrimi e shkaterrimi ishpejte i saj, ne vecanti ai moral, psikologjik, ekonomik e ushtarak .., marja e drejtimit te vendit kryesisht nga njerez diletant e te pa afte, bisht perdredhur e kurriz perkulur, interesaxhinj e te korruptushem kane qene disi befasuse, e pa pritura dhe teper frymezuse e favorizuese per Greqin.
    . ——– Duhet te kete qene kjo arsyeja qe tratativat e para viteve 90 [ligji luftes , varrezat, ceshtjet kufitare dhe ato came ] ..u lane ne heshje [ne inkubacion],per ti rishikuar , riprogramuar e per te perfituar maksimumin e mundshem ne vitet qe do te pasonin, e ne vazhdim…..
    ——Pra Greqis, ju afrua shume afer mundesija e realizimit te endrres se vjeter, pushtimi i Jugut te Shqiperis.
    Greqise i erdhisi peshqesh ‘’Shansi Trete’’, ose‘’ Shansi i Arte’’. Kjo, fale ndryshimit sistemit dhe shkaterrimit total te Shqiperis.
    xxxxxxx
    — DIHET , SHANSI PARE ,Lufta e I- Botrore.— Duke shfrytezuar momentin e nje shteti Shqiptar te brishte, te pa organizuar e pa armatosur, te porsa dale nga roberia 500 vjecare, e sulmoi me zjarr dhe hekur, boshatisi e cfarosi fshatra e krahina te tera [ me metoden e spastrimit etnik.] . Ne se nuk do nderhynin fuqite e medha, ne vecanti SHBA, Jugu i Shqiperis do te ish tjetersuar.
    xxxxxx
    —– SHANSI I DYTE, .. ai i Luftes II- Botrore. Shteti Grek, duke shfrytzuar sulmin e Italis fashiste dhe dobesite morale e psikologjike te ushtris Italiane, carjen e frontit qe krijuan dezertimet e 3 bataljoneve Shqiptare, ushtria greke ndermerr nje kunder offensive admiruese . Me pretekst te ndjekjes se ushtris italjane, futet ne thellesi te jugut te shqiperi. Pushton per te dyten her vijen e pretenduar si ‘’vorio epir’’.
    —Sot, nga disate ashtuquajtur historian e analiste, e deri foltor e gojtar ‘’te sinqert’’,te tipave gjitjfarsoj…dredharake ,; dy fytyrsha e dopjorol,; besethyer e bese prere; bisht perdredhur e kurrizperkulur deri ne zvarritje, ‘’ japin garanci ‘’, se greku ska ardhur si pushtues. Por, ne qofte se nuk u nis si i tille, ju dha mundesia qe te sillej e te behej pushtues.
    —– Me popullaten u perdoren metoda disi te buta [e ‘’kulacit’’],. Nderkohe u zbatuan elemente te sjelljes si pushtues[sundus]. Ne disa vende flamuri shqiptar u zevendesua me ate Grek –.U izoluan [Internuan] elemente e grupe gjoja te dyshimte, — ne disa rruge, dyqane e zyra lokale u be zevendesimi i tabelave me ato dy gjuheshe [shqip-greqisht], —ndryshimi i pjesshem ne administraten lokale etj. — U mbajten peng nje pjese e banoreve me shtepi prane vijes frontit, duke qendruar bashkerisht ne shtepiat e tyre. –Ne disa rajone, ushtria greke 2 muaj parase te terhiqej per ne greqi — ,grumbullon si peng popullaten e zones me besim bektashi, e vendos ne kampingje cadra, shterrethuar me ushtare te armatosur.[ i perqendron ne Gur te Bardh Permet, afer kufirir grek]. Ka shum element qe tregojne se shteti Grek u fut ne shqiperi si pushtues. Ne se Gjermanija naziste nuk do zbarkonte ne Krete, Greqia nuk do te ish terhequr. Do kish luajtur karten e viktimes ,duke‘’ligjeruar’’keshtu pushtimin e jugut te Shqiperis.
    xxxxxx
    —–FILLIM-VITET 90 . Afruan ”SHANSIN E TRETE” ose ”SHANSIN E ARTE’’’. Shteti Grekte, me nje here te gjithe ‘’radaret e baterit‘’ i orientoi dhe i mban ne kete drejtim . Aktivizoi dhe mban te ngritura shtabe me drejtime te caktuara.
    —— Ka nje platforme komplekse e te mirorganizuar ne detaje. Ka mire programuar nje rruge relativisht te gjate, por me sukses te sigurt dhe pa kthim mbrapa [si dy te parat].– Perparesi i ka dhene rruges paqesore, si me me pak buje, zhurm e shpenzime ekonomike, pa humbje materiale e jete njerzish, pa shqetesuar shume fqinjet dhe pa zhurmuar dhe angazhuar drejt per drejt konjukturat nderkombetare.
    — Vemendje teper e vecante ze puna brenda teritorit shqiptaar. Synohet te kapet , manipulohet e korruptohet i gjithe sisttemi piramidal i drejtimit te shteti, te ekonomis, te mbrojties, te rendit [nga maja ne baze], te kapen plotesisht organet e medies , shtypit , propoganes per coroditjen, perpunimin dhe orjentimin e opinionoopini drejt nje platformorme te para caktuar . etjera.
    Njekohesisht, per kete ‘’Shans te Tret, te Arte’’ qe ”AGOI ” mbas permbysjes komunizmit dhe politikes diletante alla Shqipetare , shteti grek ,per te fshehur [shmangur] synimet e verteta,– keq kuptim e drejtperdrejta ose ‘’zjarrin mbi vehte’’, nxiti qarqet e caktuara ultra nacionaliste te nxjerin ne skene nje ‘’opozite’’ ,me emrin e saj shume domethenes …’’Agimi i Arte’’.
    ——–Nje opozite neo-fashiste,me politike, akte e pretendime te hapta, te drejtperdrejta teritoriale ndaj jugutte Shqiperis. Ka bere thirrje, ka testuar e provokuar disa here, edhe me njerzit e saj brenda teritorit te Shqiperis. Kerkon te rrise ndjenjat nacionaliste-shoviniste, te fuse frymen e percarjes dhe armiqesimin midis popullit shqiptar.
    ——- Skenaret dhe platforma e kesaj force politike regressive, gjejne frymezim e mbeshtetje teek kmbengulja, qendrimet e politikat shtetrore greke per mbajtjen e ligjit luftes, nguljen e varrezave te luftes italo-greke ne trojt shqiptare, ndryshimet nderkufitare ne det e tok., zgjerimin e zonave minoritare dhe mosnjojen e ceshtjes Cameris .etj, tek disa konjuktura e lobe nderkombetare lufte nxitese, qe kerkojne armiqesim dhe percarje te popujve ne Ballkan.
    — Fati per te ardhmen e Jugut te shqiperis eshte teper i rrezikuar. – Aktualisht zhurma behet per MARVESHJEN [PESHKUN] NE DET , eshte shum e drejt , kerkon vemendje, por ”DIGANI NE ZJARR” NDODHET NE TOKE. ME TE RREZIKSHEME JANE MARVESHJET QE LIDHEN NE TOK, ATO QE PO ”PIQEN E DO TE PIQEN NE KETE DIGAN.
    —Me konkretisht, -Kur, Ku, Cfare, Si, dhe me Ke-,enderrojne qarqet e caktuara te realizohet‘’bashkimi i jugut te Shqiperis me Greqine’’, shpresojte jete objekt i nje shkrimi tjeter.
    Eshte ne doren e shtetit Grek, te intelektualeve dhe politikaneve te shendetshen te saj, qe te ‘’kuroje cdo ciban’’, e te shuajne mundesine e cdo ‘’vatre zjarri’’ qe zgjon e nxit armiqesit e vjetra ndermjet vendeve dhe popujve ne Ballkan .
    –Ne mbyllje ,deshiroj te pershtas thirrjen e Julius Fucik [lufta e dyte botrore]..;
    BASHKEKOMBAS, JU KAM DASHUR… VIGJELONI..!!!

    Tomor Voda – NY.USA

    Reply to this comment
  5. MH March 4, 00:23

    Plaku Xhuxhumaku.
    Mos e perserit here tjeter dobesin e vetvetes.Se lujte menç.Ja do te tallen,ja do te thone sa ma par te luajç e kurr mos u sherosh.
    Ti je i zgjuar dhe i kupton dallimet mire – keq.Te verteten dhe genjeshtren.
    Preng Pjetri nuk ka kurrefare ndikimit nostalgjik.Prenga shtjellon rrealisht te verteten qe e shijuame te gjithe si ne pro sistemit si ato kunder sistemit.Une nuk te drejtohem qe ti tregon nostalgji per humbesit duke i marre ne mbrojtje pa e njohur paster te verteten.Duhet shikue rrealitetin vetem ne panesi.
    Per te mos iu prishur gjakun te dy palet e keni te “drejte”.Nji i trete e shikon ma ne thellesi dhe pa paragjykime.
    Humbesit kane gjynahe deri ne tradheti kombetare.Ka fakte dhe argumente per kete qe shpreh une.Te fituarit kane dhe keto disa gjynahe po shumica e sipermarrjeve te tyre asht pozitive ne sherbim te popullit dhe vendit.Lufta ishte shume e drejte.Ndertimi i vendit jo 100% e drejte po ama mbi 80 – 90 % e drejte.Perjashto luften e klasave,shtetizimin e prones,detyrimin pa kushte koperativizimin e vendit pa marre parasysh kushtet.Ne fund lufta kunder besimeve fetare.
    Cfare shembullit ma konkret don te dish per karaterin e udheheqesve sot.Keto per 28 vjet rrupallune miljona vlera monetare dhe pasuri te tundeshme e te patundeshme.Kryene krime pa gjyqe dhe me gjyqe te porositun si ti doje udheheqesut.konkretisht Berishes.I biri rikonstruktoi shtepin ne Vicidole qe nuk i duhej askujt.Vetem e vetem se grumbulluene pare pa mund,pa djeres e pa nder.I ati vrau pa gjyqe.Vendosi keshilltare ne kryeministrin nji njeri te huaj,shkja.Ne me shkjaun kemi kene dhe jemi ne lufte me jete a vdekje.Me gjithese sot bota na kerkon te ulim unat e zjarrit.Po na detyrojne ti pershendesim “njatjeta”.Shiko si jetojne ajka e politikanve te cdo ngjyre me ato trashigimtaret e udheheqesve monist.Te cilet kane perfundue ma keq se mesatarja e nivelit te jeteses se popullit.
    Berisha hipokrit shpaloste citate hipokrizie.”Bashkevuajtes por vellezer”.Nga ana tjeter do t’iu ngrij buzeqeshjen ne buze.(diktator)demokrat.Pra jemi larg shume te kenunit vend demokrat me pushtet qe i sherben popullit dhe zbatimin per te gjithe te barabarte para ligjit.
    Pershendetje.

    Reply to this comment
  6. Adih March 4, 19:11

    Gjithmone me kembe te sigurta mbi toke .Faleminderit z i nderuar Moisiu . Jeni i vetmi politikan , qe keni lene gjurme pozitive ,ne kete tranzicion post komunist ..Ju uroj me gjithe zemer i nderuar Z Moisiu, shendet juve dhe niperve e mbesave tuaja .Repekte .Adih .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*