Mokrarët festuan krenarë 104-vjetorin e pavarësisë

August 1, 2016 11:38

Mokrarët festuan krenarë 104-vjetorin e pavarësisë

 

Bexhet  Fezolli

 

Është bërë traditë që çdo vit në fund të muajit korrik, Gora dhe gorarët festojnë ditën e shpalljes së pavarësisë, e cila u shënua në këtë krahinë më 28 korrik 1912, plot katër muaj para se të ngihej flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali. Gora e organizuar me 7 çeta, me 800 luftëtarë nga Gora e Mokra  shporrën xhonturqit, ngritën flamurin tek vendi i quajtur Guri i Kamjes dhe shpallën  Pavarësinë e krahinës dhe Pogradecit.

Ndaj për çdo vit në vendin ku u ngrit Flamuri  i parë i Pavarësisë,përkujtohen ata  kapedanë, komandantë dhe ata luftëtarë, të gjithë ato bija e bij  që dhanë jetën jo vetëm për Gorën por  për gjithë Shqipërinë.                                                                                                                             Kështu ndodhi edhe këtë vit. Pranë Gurit të Kamjes u organizua festa tradicionale, ku me një pjesëmarrje masive të krahinës së Gorës, Mokrës e Oparit, si dhe nga Pogradeci e Korça, u përkujtua 104 vjetori i kësaj ngjarjeje historike. Ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të pushtetit vendor.

Oratorët që e morën fjalën si administratori i Gorës, Namir Çela, zv/kryetari i bashkisë së Pogradecit, Avdulla Cane, e të tjerë, vunë në dukje rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe kontributin e luftëtarëve gorarë me në krye kapedanin Kajo Babjeni 104 vite më parë. Çeta e luftëtarëve gorarë mori emrin e tij. Kërkesat e këtyre krahinave ishin për amnistinë  e përgjithshme, për  lirinë  e plotë  të arsimit kombëtar dhe shqip, krijimin e një  administrate me nëpunës shqiptarë si dhe përdorimin e të ardhurave për  zhvillimin  ekonomik  e kulturor. Gora e Mokrës kërcënohej edhe nga orvatjet e shteteve fqinj për aneksimin e trojeve tona në verilindje të Shqipërisë.

Çetat e Gorës më 28 korrik 1912 u bashkuan  me çetat e Mokrës në  fshatin Podgozhan, zgjodhën një  komandë prej 12 vetësh, me komandant Kajo  Babjenin në krye. Drejtimi i sulmit mbi Pogradec, u bë nga kapedan Kajo Babjeni, dhe mbas disa luftimesh sporadike, garnizoni turk e lëshoi Pogradecin. Pas çlirimit të qytetit, Kajua theksoi “Lirinë e gëzofshi, por mendjen mos e flini, gjumi mos u zërë, armiqtë tanë, nuk do na lenë kohë të rruajmë mjekrën”.

Gora e dërgoi Kajo Babjenin si përfaqësues të saj në Kuvendin e Vlorës të 28 nëntorit 1912, me një betim: “Populli i Gorës, është përsëri në këmbë, me pushkë në dorë, i vendosur se do të mbrojmë me gjak vendin tonë”.

 

August 1, 2016 11:38
Komento

3 Komente

  1. lejlek August 3, 13:54

    Urimet me te perzemerta vellezer!
    Ne ate vend te bekuar ne nje dite korriku prane burimave nen Gurin e Kamjes , kush e di dhe e ka shkelur ate bukuri te natyres edhe e imagjinon kenaqesine e te qenit bir i atyre trojeve.
    Gezuar festen !

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 3, 18:31

    “Flamur” bexhet Fajolli nw Gorw, kwtw 28 korrik 2016

    Faleminderit e pac shwndt me jetwgjatwsi, i nderuari Bexhet Faqolli qw na sjell kwtw shkrim nga Gora-GORW!
    I pari manifestim, sa duket i 104 vjetorit tw pavarwsisw e ju lumtw DORANEVE- kranari shqiptare.
    I lexova kwto rrjeshta kwtu tej oqeanit nw Toronto tw kanadasw, mw mwndie e zwmwr aty nw atdheun tonw, unw nw DANGELLINE “NAIMJANE”shpirtin.
    Sa u gwzova si gjysh qw jam, pwr sa na pwrcillje aqw u brengosa, se jam larg atdheut( ku te shpie femija stw con perendia) e sjam me ju, tw kaloj kwto ditw, nuk di a do bwhen vite, mes jush dhe gjithsa mwmwdhetare si Ju.
    Ju e dini fotografimw e kam pasion( sa albume kamnw sirtarw pasardhwsve lwnw) e kjo qw mw ka sjellw sot faqoswsi i kwtij artikulli tek gazeta “DITT”mw nxori nga ‘kolapsi”mes torontos, nga shoh vetwm Re-re dhe hapwsirw pa fund fushw dhe vetwm fushe, Ku ta shoh Goren dhe Golikun me Kokojkwn e Dangwllisw, qw mi solli sot kjo gazetw. I faleminderit.
    Mirw i kalofshi kwto ditw tw vwshtira “qeveriswse” qw ajo opozitw po na merr shpirtin. tw paktwn kwshtu e kuptos sa shkruhet..Pacinmentw ne kokw; ata qw kanw nw dorw FATET e ATDEUT tone tw SHUMEVUAJTUR>
    Me ju, pwrciellw lot pwrmallimi- gjyshi 8o vjecar

    Toronto 03-08-2016 Guri Naimit D(Dh.Xhoga-Zavalani)

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 3, 18:44

    “Flamur” Bexhet Fajolli nw Gorw, kwtw 28 Korrik 2016

    Faleminderit e pac shwndet me jetwgjatwsi, i nderuari Bexhet Faqolli sjellw kwtw shkrim nga Gora-GORW !
    I pari manifestim, sa duket i 104 vjetorit Pavarwsisw e,
    ju lumtw Mokrareve- kranari shqiptare.
    I lexova kwto rrjeshta kwtu tej oqeanit nw Toronto tw kanadasw, mw mwndie e zwmwr aty, nw atdheun tonw, unw, nw DANGELLINE “NAIMJANE”shpirtin.
    Sa u gwzova, si gjysh qw jam, pwr sa na pwrcill e aqw u brengosa,se jam larg atdheut( ku te shpie femija s’tw con perendia) e s’jam me ju, tw kaloj kwto ditw, Nuk di a do bwhen vite, mes jush dhe gjithsa mwmwdhetare si Ju.
    Ju e dini, fotografimw e kam pasion( sa albume kam nw sirtarw, pasardhwsve lwnw) e kjo qw mw ka sjellw sot, faqoswsi i kwtij artikulli tek gazeta “DITA”,mw nxori nga ‘kolapsi”mes Torontos, nga shoh vetwm Re-re dhe hapwsirw pa fund; fushw dhe vetwm fushe, Ku ta shoh Goren dhe Mokrarwt,me Golikun sa, Kokojkwn e Dangwllisw, qw mi solli sot kjo gazetw.
    Ju faleminderit.
    Mirw i kalofshi kwto ditw tw vwshtira “qeveriswse” qw ajo opozitw, po na merr shpirtin. tw paktwn kwshtu e kuptoj sa shkruhet..Pacin mentw ne kokw; ata qw kanw nw dorw;
    FATET e ATDEUT tone tw SHUMEVUAJTUR>
    Me ju, pwrciellw lot pwrmallimi- gjyshi 8o vjecar

    Toronto 03-08-2016 Guri Naimit D(Dh.Xhoga-Zavalani)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*