Molenbeek, SMS të rinjve: Vëllai im, lufto perëndimorët

March 29, 2016 18:35

Molenbeek, SMS të rinjve: Vëllai im, lufto perëndimorët

Të rinjve në Molenbeek, lagjen e shumëpërfolur të Brukselit, i është dërguar një mesazh gjatë fundjavës me të cilin u kërkohej të bënin zgjedhjen e duhur dhe të luftonin perëndimorët.

Mesazhi është shpërndarë natën e të dielës nga një numër me parapagesë që nuk mund të gjurmohet, por në adresë të të cilit as nuk mund të ktheheshin përgjigje. Kjo pason një video të shpërndarë në Facebook ku tregoheshin disa të rinj që i gëzoheshin sulmeve në Bruksel, javën e kaluar.

Mesazhi i shkurtër, i shkruar në frëngjisht, ishte: “Vëllai im, përse nuk i lufton perëndimorët? Bëj zgjedhjen e duhur në jetë”. Përdorimi i shpejtë i teknologjisë për të përhapur propagandë, pas sulmeve, ndez frikën e Shteti Islamik po përpiqet të rrisë tensionet dhe të rekrutojë më shumë të rinj.

Nuk dihet ende se si janë siguruar numrat e telefonave të cilëve u është nisur ky mesazh, por aktivistët në komunitet besojnë se ISIS ka shkarkuar të gjitha kontaktet nga telefonat e të rekrutuarve të rinj dhe ka përzgjedhur të rinjtë me origjinë afrikano-veriore.

Ka pasur edhe raporte të tjera për mesazhe të ngajshme në Facebook apo në email-e që i dërgohen të rinjve në Bruksel, edhe pse ata që i marrin shpesh nuk duan që të identifikohen.

Molenbeeku është një nga lagjet më të varfra dhe më të stigmatizuara të Belgjikës, me një nivel të lartë varfërie dhe me shkallë papunësie mes të rinjve që shkon në rreth 50 për qind. Të rinjtë ankohen se shumë punëdhënës nuk duan të punësojnë askënd që mban postcodin e Molenbeekut.

March 29, 2016 18:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim