“Moment i gabuar për BE-në që ta mbajë Shqipërinë në fund të rreshtit”

December 27, 2017 13:44

“Moment i gabuar për BE-në që ta mbajë Shqipërinë në fund të rreshtit”

 

Nga Bernard Kouchner – EuObserver

2018-ta, vit i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Dera për në BE të paktën është hapur, tri vite pasi u mbyll totalisht nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili tha se nuk do të ndodhte asnjë zgjerim i BE-së gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

Për çfarëdolloj arsye – tejkalim e krizave, një përmirësim i ekonomisë së kontinentit, Brexit – tani Juncker ndihet sikur është koha e duhur për të hedhur vështrimin në radhën e gjatë jashtë dhe të japë kartat e pranimit.

Por, vetëm dy. Dhe midis atyre që presin me padurim hyrjen në BE, këto të dyja nuk janë.

Integrimi mbetet një temë e diskutueshme si për Serbinë dhe Malin e Zi, duke u konsideruar aktualisht si dy vendet e para kandidate për në raundin tjetër të zgjerimit.

Drejtuesit e tyre meritojnë një vlerësim të madh për progresin e bërë, por e vërteta e hidhur është se ka vende të tjera, në Balkanin Perëndimor, që meritojnë në të njëjtën masë hyrjen në BE-në tonë, dhe thelbësisht, shumë më tepër entuziast për këtë bashkim.

Në Bruksel ka zëra se Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatet kryesore sepse janë më të prirura të ndërrojnë kahet dhe të afrohen me Moskën.

Personalisht, nuk e besoj shumë këtë. Përveç raketave dhe naftës, Rusia ka shumë pak për të ofruar. Por, edhe nëse është e vërtetë, nuk është një arsye e mjaftueshme për të miratuar hyrjen ndërsa të tjerëve iu mohohet.

BE nuk është një kult i formuar për të penguar ambiciet e Rusisë. Është një bashkim kombesh me ambiciet e tyre personale, me vlera të përbashkëta, kulturë të përbashkët dhe një perceptim mbi mënyrën e arritjes së prosperitetit dhe paqes në të ardhmen.

Kombet që ndajnë këto vlera i përkasin bashkimit dhe duhet t’u jepet çdo stimul i mundshëm për ta bërë këtë.

Nuk po vë në diskutim se kandidatet kryesore nuk i përkasin BE-së.

Është diçka tjetër.

Të dyja janë tashmë në prag negocimi dhe Mali i Zi në veçanti ka ecur mirë para në këtë proces.

Çfarë të vjen keq është se BE-ja, ndoshta e frymëzuar nga skepticizmi i mëparshëm i Juncker, i ka mbajtur vendet e tjera të rajonit në korsinë e ngadaltë, duke përfshirë edhe ato më entuziastet për t’iu bashkuar.

Shikoni Shqipërinë: Vazhdimisht sondazhet tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj duan anëtarësimin në BE. Por, në vetvete, ky fakt nuk e kualifikon vendin për anëtarësim në Union. Por, kur ka një konsensus të gjerë për anëtarësim, historia na tregon se reformat e kërkuara institucionale dhe politike për anëtarësim janë shumë më të lehta për t’u implementuar.

Në fakt, Shqipëria po tregon se një gjë e tillë është e vërtetë. Për më shumë se një vit, Partia Demokratike në opozitë luftoi furishëm kundër aspekteve të veçanta të paketës së reformave që BE i ka kërkuar qeverisë së Partisë Socialiste.

SHQIPËRIA

Rezultati? Socialistët e kryeministrit Edi Rama u rikthyen në pushtet qershorin e kaluar me një maxhorancë të pastër.

Është një mandat që duhet të sigurojë progres drejt përmbushjes së standardeve të BE-së, veçanërisht në pesë fusha që Brukseli i ka specifikuar si parakushte për negociatat zyrtare: reformën në administratë, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Por, opozita po u reziston ende zbatimit të këtyre reformave, siç dëshmojnë disa skena tronditëse të paradokohshme kaosi dhe rrëmuje në parlamentin shqiptar, kur demokratët në minorancë u përpoqën të bllokojnë caktimin e prokurorit të ri të përgjithshëm.

“Shqiptarët nuk duhet të habiten që politikanët e tyre po luftojnë me njëri-tjetrin”, thuhet në një njoftim athët të ambasadës amerikane. ”Kjo nënkupton që më në fund reforma në drejtësi po zbatohet”. Dhe shton: ”Prokurori i përgjithshëm i cili refuzoi të hetonte politikanët iku”.

Me fjalë të tjera, me këto reforma në stad të avancuar, ky është pikërisht momenti i gabuar për BE-në që të mbajë Shqipërinë në fund të rreshtit.

Është koha për t’i dërguar një sinjal të fortë votuesve shqiptarë se mbështetja e tyre për reforma dhe për BE-në ka tashmë një ndikim.

Në mënyrë të ngjashme, një maxhorancë e pastër e maqedonasve (54 për qind) kërkojnë anëtarësimin në BE, krahasuar me 26 për qind në Serbi.

Është e vërtetë, mosmarrëveshja e tyre me Greqinë për përdorimin e emrit, që Athina këmbëngul se e aplikon për një nga provincat e saj, vazhdon të përbëjë një problem. Por, nisur nga shtysa për një hyrje të shpejtë në Union, unë mendoj se autoritetet maqedonase do ta gjejnë një zgjidhje.

Dhe më pas, është Republika e Kosovës, ku unë kam qenë dikur Përfaqësuesi Special i OKB-së.

KOSOVA

Një pjesë e mirë e kosovarëve, 90 për qind, një shifër shumë e lartë, duan që vend i tyre të hyjë në BE. Unë dyshoj me keqardhje se dëshirat e tyre do të bëhen realitet shpejt, pasi Serbia dhe pesë anëtare aktuale të BE-së nuk pranojnë të njohin legjitimitetin e Kosovës.

Por, edhe në këtë pikë BE duhet të jetë më aktive duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën si dhe Serbinë të pranojnë të njohin të pashmangshmen, sovranitetin e e Kosovës.

Është një shembull sesi burimet e mëdha “të pushtetit të butë” mund të japin rezultate të rëndësishme nëse zbatohen.

Kam ndjesinë se Brukseli deri kohët e fundit e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perendimor.Mund të ketë një hutim: Ukraina, sfida e migracionit, papunësia, Greqia dhe kohët e fundit Brexit-i dhe Katalonja.

Humori duket se po ndryshon.

“Në qoftë se duam më shumë stabilitet në zonën tonë, atëherë ne duhet gjithashtu të ruajmë një perspektivë të besueshme zgjerimi për Ballkanin Perëndimor”, tha Juncker në deklaratën e tij drejtuar unionit në shtator.

Presidenti i ri Francës, Emmanuel Macron tha në të njëjtën kohë pothuaj të njëjtën gjë, se ”BE duhet të hapet për vendet e Ballkanit”.

Anëtarësia në BE është pjesë e zgjidhjes për mungesën e stabilitetit në Ballkan dhe historisë së tij të gjatë të konfliktit ndëretnik.

Muajin e kaluar, kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri një paralajmërim të qartë: “Ballkani në përgjithësi, dhe Shqipëria në veçanti, do të bëjnë progres” tha ai në një mbledhje në Bruksel, “por, nëse perspektiva e anëtarësisë në BE zbehet ose shndërrohet në iluzion, atëherë gjërat mund të marrin për keq”.

*Bernard Kouchner, ish-ministër francez i Punëve të Jashtme dhe Evropës, njëkohësisht edhe ish-i dërguari special i OKB-së për Kosovën.

December 27, 2017 13:44
Komento

6 Komente

  1. lejlek December 27, 14:13

    Eshte me se me vend kend veshtrimi i zoterise dhe vlen edhe te pershendetet per fjalet e mira dhe mbeshtetjen qe na ben.Por une desha te theksoja se RINIA shqiptare si ne Shqiperi por edhe ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi kulturalisht e menderisht jane tejet evropiane , dhe po te shohesh me kujdes kemi nje rritje te interesit te tyre per t’ju bashkuar Evropes nepermjet bursave te studimit e me pas te punesimit ne Evrope ,per te mos folur per nje dyndje te papare neper shkolla e kurse te gjuheve dhe te profesioneve te kerkuara drejt Evropes. Vendi i shqiponjave ka resuse shume te medha te pashfrytezuara per mirqenie por politika me medioker e mban peng zhvillimin, dhe per kete jo 80 po 99% e shqiptareve kerkojne nje menaxhim nga duar te tjera “te mesuara” te “sigurta” kete ekonomi ndaj dhe desherojne me ngulm t’i bashkohen vendeve evropiane.
    Por edhe durimi e ka nje kufi.

    Reply to this comment
  2. Adih December 27, 15:38

    RAMA thote . se ne qofte se Shqiperia pengohet ne BE ,mund te marrin gjerat per keq.
    Kujt i ben presion ti o Rama ?
    Apo e ke mendjen tek RUSI
    Te gjithe e dine, si ne shqiptaret dhe BE, qe ti nuk ben detyrat .Posacerisht shkelet kushtetuta . Ligji nr 181 ,te drejtat e njeriut posacerisht mbi pronen .
    Pse , duke shkelur kushtetuten dite per diell ,do ti te hysh ne BE . Me kooperativat bujqesore?Apo i keni perlara per vehte ,sidomos bregdetin ..

    PRANDAJ BO BEHET VETTINGU:

    Cdo nisme negative ,dhe mos kryerja e detyrave pike per pike , me koshience nga ju , qe ja u ka rekomanduar BE ,ju intereson juve banditeve ,te mos inkuadroheni ne BE se fillon diktati dhe transparenca e ligjit te BE . Ashtu si vettingun , ju nuk e honepsni dot.

    Ka ardhur koha qe ju katovicaret e Ramizit me pardesy te bardha ,te hapni krahun ,ti nenshtroheni vettingut ,dhe te vendosen te rinj (parti te reja ) mefryme perendimore ..Kete po kerkon AMERIKA DHE BE .

    Reply to this comment
  3. Adih December 27, 15:51

    Reply to this comment
  4. fteri December 27, 16:00

    BE nuk është një kult i formuar për të penguar ambiciet e Rusisë. Është një bashkim kombesh me ambiciet e tyre personale, me vlera të përbashkëta, kulturë të përbashkët dhe një perceptim mbi mënyrën e arritjes së prosperitetit dhe paqes në të ardhmen,për europianët e shqipria këtë e meriton ,ndryshe ikën entuziazmi për BE,shqipria duhet para Serbisë të futet,se e meriton.

    Reply to this comment
  5. Adih December 27, 16:31

    ….

    Reply to this comment
  6. Vladimir December 27, 21:39

    Ne zemrat e shqiptareve ka nje vend ku jane shkruar emrat e miqeve te tyre te medhenj, Kushner e ka nje vend aty, por edhe zyrtarisht kombe te vegjel si yni duhet ti shkruajne dhe ti deklarojne emrat e tyre te ndritur qe ju jane gjendur ne krah.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*