MOMENTE NGA JETA E GJENIVE / Edi njom majën e lapsit me gjuhë dhe u shkruan letër shqupasve

May 27, 2019 22:38

MOMENTE NGA JETA E GJENIVE / Edi njom majën e lapsit me gjuhë dhe u shkruan letër shqupasve

TIRANË – Në fillim deshi ta niste me, “Po nga ke humbur a derëbardhë”. Sikur të mos qe taksur për letër publike, variantet e hyrjes së letrës – dhe hyrja dihet që është shumë e rëndësishme në një letër – i kishte me dhjetra.

Një mendje i thoshte të shmangte çdo formalitet të mundshëm dhe të hynte drejt e në thela, me shprehje si, “Uore figurë…”, ose “Gjigand, le ta themi troç…”, apo “Po mirë mor burrë i dheut…”.

“Nuk vete ky familjaritet. Je kryeministër,” i tha vetes i dyzuar Edi, “në këtë rast nuk je thjesht Edi, një super-piktor i talentuar dhe aq, apo një ish-basketbollist legjendar. Letrat e tua do studiohen nesër-pasnesër, do bëhen pjesë e teksteve mësimore pasuniversitare; do frymëzojnë shkencëtarët e rinj për tema doktorature… Ndaj do t’ua drejtoj shqupasve në grup, si Shën Pali korinthasve”.

Duke psherëtirë i bezdisur nga fakti që letrat formale ja ndrydhnin shpirtin krijues, Edi njomi majën e lapsit me pak pështymë dhe nisi t’u shkruajë shqupasve:

“Ju o shqupas të Perëndisë, nëpërmjet kësaj letre (të hapur edhe për miletin, që të modernizohen pak këta qafira dhe të bëhen oksidentalë si turqit e sotëm) dua të formalizoj ftesën time publike…”.

Pas hyrjes, fjalët vinin vetë, si rrëke. I renditi gërmat si rruaza, mbaroi letrën e parë, pastaj filloi të dytën, të tretën etj. Deri tek e gjashta. Përveç letrës së parë, të tjerat ja drejtoi në vetë të parë kreut të kongregacionit të shqupasve, Lulashit.

Pse? Sepse siç mësojnë Gojët e Liga, artisti-sportist i ndrydhur nën kostumin e ngushtë dhe të shpifur të kryeministrit-kryetar partie, njësoj si gjenitë në këmishën e forcës, pusullat e tij që tashmë kanë marrë dhenë, realisht i ka shkruar të gjitha brenda dy-tre orëve.

Ai e dinte që në fillim se përgjigja e Lulashit ndaj ftesës për të dialoguar do ishte negative; madje njihte edhe detajet e përgjigjeve që do merrte nga rivali derëzi.

“Ai do më thotë të jap dorëheqjen, ndryshe do digjem si Verzevuli në skëterrë; unë do t’i shkruaj letrën e dytë,” thoshte Edi, dhe si një lojë shahu ku i njëjti shahist luan me rradhë nga të dyja krahët, shkruante i entuziazmuar nga gërmat e veta.

“Uee plako, paskam shkuar dëm si shkrimtar biblik,” mërmëriti në fund, “po t’i isha kushtuar pak, tani do konkurroja me Fevzon dhe Blushin, që jetojnë pa prekur punë me dorë, vetëm nga shitjet e librave”.

Teksa po merrte veten nga lodhja që i dha adrenalina krijuese, Edit i shkrepi një ide e re: Të vizatonte diçka mbi secilën nga letrat, për ta shastisur Lulashin me gjeninë e tij.

Pastaj i thirri mendjes:

“Po ta mbajë Lulashi pakon e letrave të vizatuara, kushedi sa do t’i shkojë çmimi koleksionit në ankandet ndërkombëtare në të ardhmen. Pse, atë do mbaj me bukë unë? Leni Lulash, miradinat!”, dhe filloi t’i fusë letrat në zarfa…

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që nuk ka asgjë kundër letërsisë epistolare, në rastet kur autori nuk ka punë të tjera më të rëndësishme…

May 27, 2019 22:38
Komento

5 Komente

  1. Drenova May 27, 18:09

    Dhe pasi e mbaroi letren e gjashte,filloi te shtaten,te teten te tete dhjeten deri sa …DHJEU ne breke!
    Kur u zgjua e pa veten se ishte nje gjume brenda qelise,ndersa Lulin e kishte komshi qe komunikonte me ate cdo dite me …mors!

    Reply to this comment
  2. ardenicari May 27, 23:20

    ik mor kaqol se u bere bajat, po ja kalon dhe teta Ollges

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit May 27, 23:29

    12 letra do shkruaje, t’ia kaloje edhe perendise qe i shkroi dhjete porosi Moisiut.

    Reply to this comment
  4. Prostituta Kombetare Sali May 28, 00:05

    12 letra do shkruaje dhe Mbreti yne, por ne dallim nga Perendia do i jape Lulushit 12 porosi!
    Uroj qe dhe qelia e Piktorit Basketbollist te kete numrin 12!

    Reply to this comment
  5. betixho. May 28, 09:43

    Një burr shteti shkruan,jo vetëm për të dhënë një mesazh,as vetëm për të parashtruar idetë shtet ndërtuese të Tij,por edhe për të hulumtuar nëse ka kush të shkruaj dhe si do ti parashtronte idetë kundërshtuese në përgjigjen ndaj Tij.
    Ka një bashkëbisedues serioz që kërkon një ndërhyrje cilësore për kapërximin e etapës së tranzicionit vetë vrasës të tejzgjatur apo, në fushën e betejës shtet ndërtuese ndodhet një Don Kishot i cili ka xhveshur shpatën sipas ideve të errëta të shekujve të kaluar.
    Shtet ndërtimi nuk është një fushë që arrihet me llogje me vete dhe premtime ëndërrash, në një pyll ku mbretëron instikti dhe lufta per mbijetesë.Demokracia kërkon iluminim, ligjshmëri dhe zbatim korrekt të ligjit dhe kushtetutës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*