Momentet e ethshme të reformës në drejtësi! Lu takime intensive me liderët politikë

January 11, 2016 10:29

Momentet e ethshme të reformës në drejtësi! Lu takime intensive me liderët politikë

Ambasadori amerikan po zhvillon takime intensive me liderët politikë në vend për të gjetur një marrëveshje për reformën në drejtësi.

Përfaqësuesi amerikan në Tiranë po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa pritet të ketë edhe takime të tjera gjatë ditës me liderët politike të partive kryesore.

Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë për t’i kthyer përgjigje Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, diplomati amerikan po angazhohet në “prapaskenë” për të gjetur një konsensus midis palëve.

Takimet vijnë në një kohë që ekspertët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e grupit të ekspertëve me pretendimin se mazhoranca nuk ka hequr dorë nga miratimi me 84 vota të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e strukturave të reja.

Edhe sot ata nuk po marrin pjesë në mbledhjen, me pretendimin se nuk janë njohur për mbledhjen. /Dita/

January 11, 2016 10:29
Komento

5 Komente

  1. PD January 11, 11:55

    Bandat e PD dhe te Leshelise nuk e duan reformen ne drejtesi, pasi e dine se pas saj u konfiskohet pasuria e vjedhur.

    Reply to this comment
  2. Andrea January 11, 13:05

    Frike,frike dhe vetem frike nga dy gjysmagjelet 25 vjecare te poltikes.Nese palet jane vertete te interesuara le te formojne qeveri teknike dhe pas miratimit me konsensus te gjere te kalojne ne zgjedhje dhe jashtezakonshme.

    Reply to this comment
  3. TJ January 11, 13:33

    Le taa votoje populli edhe per Saliun qe te shkoje para drejtesise! Mos harroni Liken!

    Reply to this comment
  4. Ben January 11, 13:43

    Vazhdo o z.ambasador,por me keto hajdute dhe mashtruesa qe qe te ka rene per me bisedu,zor se ke per te arritur gje.Te thone po.kur je me ta,sopo ju ikni ata e dredhin.

    Reply to this comment
  5. lisi January 11, 14:20

    u mbars mali e polli nje mi !
    do zoti e nuk perfundon keshtu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*