Momenti i vrasjes që shokoi Amerikën

August 19, 2014 10:10

Momenti i vrasjes që shokoi Amerikën

Prej disa ditësh, rrethinat e qytetit Ferguson në SHBA janë përfshirë nga trazirat, pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë.

Ai u qëllua disa herë nga një polic i bardhë, pavarësisht se ishte i paarmatosur.

Një grua, që pretendon se ka parë një oficer policie duke vrarë Michael Brown, ka publikuar një video të trupit të tij të pajetë.

Piaget Crenshaw tha se e publikoi videon tani, pasi druhej për sigurinë e saj.

Në pamjet e regjistruara në telefon, dëgjohet Crenshaw duke thënë: “Zoti e bekoftë shpirtin e tij, policia qëlloi këtë djalosh jashtë apartamentit tim”.

Ajo i tha CNN se e regjistroi ngjarjen pasi mendonte se diçka nuk shkonte siç duhet.

“E dija që policia nuk duhej të ndiqte djalin dhe të qëllonte njëkohësisht. Në fakt ai u qëllua në fytyrë, diçka që më bëri përshtypje,” tha ajo.

Ajo tha se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur mes policit dhe adoleshentit, por shtoi se dukej sikur oficeri po tentonte ta fuste në makinë.

Ajo tha se Brown u largua dhe ajo dëgjoi krisma, por duket se asnjë plumb nuk e kapi atë.

Më pas ai u kthye dhe e qëlluan disa herë.

“Ai po vraponte dhe kur ai u kthye, u qëllua,” tha ajo.

 

August 19, 2014 10:10
Komento

2 Komente

  1. beni August 20, 09:14

    Te shohim pak teater tek regjizoret e luftrave civile esht kenaqsi per ata qe kan perjetuar keto luftra!

    Reply to this comment
  2. beni August 20, 09:16

    Te shohim se sa demokrate jane ate qe e mbajn veten per te tille.?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim