FOTO: Projekti 2.3 miliardë dollarësh në Detin Mesdhe

January 7, 2018 15:56

FOTO: Projekti 2.3 miliardë dollarësh në Detin Mesdhe

 

Monako mund të jetë vendi i dytë më i vogël në botë, por është gjithashtu një nga më të pasurit.

Pothuajse një e treta e banorëve të saj janë milionerë, të joshur në shtetin e Rivierës Franceze, nga politika e tij e butë fiskale – tatimi mbi të ardhurat u shfuqizua në 1869.

Vlerësohet se 70% e popullsisë është e lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm 10,000 janë vendas, “Monazaki”, shkruan CNN.

Rrjedhimisht, 38,000 banorë të Monakos sot janë vendosur në më pak se një milje katrore tokë (2.02 kilometra katrorë) – një territor më i vogël se Parku Qendror i Nju Jorkut.

Dhe kur 40,000 njerëz të tjerë kalojnë kufijtë nga Franca dhe Italia çdo ditë për të punuar, problemi bëhet edhe më i madh.

Një gji tjetër për milionerët

Ndërsa njerëzit kanë derdhur paratë e tyre, gjithnjë e më shumë tokë është rikuperuar nga deti. Që nga fillimi i shekullit të 19-të, Monako ka fituar një shtesë prej 100 hektarë, duke përbërë 20% të territorit të saj.

Tani ka filluar një projekt i ri prej 2.3 miliardë dollarë për të zgjeruar konturen natyrore të bregdetit të Monakos, rreth 15 hektarë të tjerë në Mesdhe.

Sapo të përfundojë në vitin 2025, rrethi i ri, Portier Cove do të strehojë deri në 1.000 banorë në apartamente luksoze dhe vila. Hapësira të tjera publike do të përfshijnë një kodër dhe park të gjelbëruar, një shëtitore në bregdet dhe një marinë të vogël.

Ndërsa qeveria e Monakos është duke e mbikëqyrur projektin, financuesit privat do të përballen me koston e ndërtimit dhe fitimin do ta nxjerrin nga shitja e pasurive të paluajtshme.

“Të ardhurat për grupin privat nëpërmjet shitjes së apartamenteve dhe shtëpive do të jenë më shumë se 3.5 miliardë euro (4.1 miliardë dollarë),” thotë Jean-Luc Nguyen, drejtor i projektit të zgjerimit urban të qeverisë.

Monako është një nga vendet më të kërkuara në botë, dhe rrjedhimisht vendi më i shtrenjtë për të blerë prona.

January 7, 2018 15:56
Komento

2 Komente

  1. Pellazgos January 7, 20:42

    Sa te kete “shqipetare” qe nuk dine se kush jane dhe per cfare luftojne,sigurisht qe Franca dhe Anglia e kolonive ne te gjithe boten do mbreterojne dhe sklleverit do merren me ta.
    Dy fakte historike te rendesishme te ndodhura ne Greqi.
    Francezet vune dy vellezer te quajture Mavromoha.is dhe vrane Arvanitasin Joanis Kapodistrias kryeministrin e pare te shtetit Greke qe nga Greqia e Lashte.
    E vrane bashke me anglezet se donte te krijonte Perandorine Bizantine dhe nuk do kishte as Turqi as Shqiperi,as Serbi.
    Dhe e dyta kjo ishte edhe aresyeja qe i kane mbushur Museumat e tyre me vepra Antike Greke duke vjelurmiliarda dollare.
    Kur vodhen nje bust ne kohen e Osmaneve ne Pire vrane rreth 200 greke qe kundershtuan rrembimin e Tij.
    Keta jane Francezet dhe Anglezet qe mbeshtesin turkun bashke me “shqipetaret”.

    Reply to this comment
  2. H January 8, 11:55

    Bëni gati thesat ju. Pika që nuk ju bie. Ju shkoi jeta me iluzione boshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*