Monedha euro në nivelet më të ulëta në 5 vitet e fundit

December 23, 2015 15:56

Monedha euro në nivelet më të ulëta në 5 vitet e fundit

Monedha evropiane euro po pëson ulje të vazhdueshme në tregun vendas.

Ajo u këmbye sot me 136.7 lekë, duke arritur nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit.

Rënie ka pësuar edhe dollari. Megjithëse gjatë fundit të muajit dhjetor, leku pëson rritje për shkak të blerjeve të shumta nga qytetarët, ky është viti që ka sjellë më shumë zhvleftësim për euron.

Përveç shtimit të blerjeve, çka rrit kërkesën për monedhën vendase, edhe biznesi nga ana tjetër ka blerë më shumë lekë për të shlyer detyrimet tatimore.

Një tjetër faktor është edhe dobësimi i euros në bursat ndërkombëtare. /Dita/

 

December 23, 2015 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*