Kryemadhi: LSI, gati për skenarët A, B, C për zgjedhjet vendore

March 14, 2018 15:03

Kryemadhi: LSI, gati për skenarët A, B, C për zgjedhjet vendore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë në “News 24”, pikërisht në Ditën e Verës, Monika Kryemadhi tha se strukturat e LSI kanë nisur përzgjedhjen paraprake të emrave që do të konkurrojnë dhe pikat themelore ku do të mbështetet fushata e ardhshme.

E pyetur nëse LSI dhe PD do të kenë kandidatë të përbashkët, Kryemadhi u shpreh se LSI është në opozitë dhe ka bashkëpunim me Partinë Demokratike. Kryetarja e LSI-së tha se për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën me partitë e tjera, LSI është gati për çdo lloj skenari elektoral.

Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari; A, B, C etj, sepse në të kaluarën kemi pasur raste kur LSI ka mbështetur plotësisht kandidatët e një partie, nga kjo parti nuk ka pasur bashkëpunim, përkundrazi”,– tha Kryemadhi.

Në këtë mënyrë kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për kandidatë të përbashkët me PD, por edhe për kandidatë me vete të LSI. Por nuk i dihet se çfarë oferte paraqet edhe PS, gjithçka mund të ndodhë, derisa vetë PD-ja dhe Basha bashkëpunuan dhe u “martuan” brenda një nate me PS.

Ne jemi në diskutime, ne jemi në fazën e diskutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishme për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën, por dhe strategjinë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidaturat në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve. Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperiencat në zgjedhjet lokale të kaluara në shumicën e rasteve strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS apo të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues që do orientojë aksionin politik të LSI në 61 bashkitë e Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë”,- tha Kryemadhi.

E pyetur për raportet politike mes PD dhe LSI, Kryemadhi tha se ato janë korrekte dhe se dy forcat politike kanë interesa të përbashkëta në opozitë, por kjo nuk do të thotë se për çdo gjë partitë duhet të bien dakord.  Kryetarja e LSI tha se nuk ka asnjë problem me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, pavarësisht se ajo mohoi me takt njëfarë largimi të PD-së sa herë ka ndërmend që Basha të gjejë shtigje flirtimi me Edi Ramën.

Kryetarja e LSI ka folur dhe për çështjen e lobimit të partive në SHBA. “LSI nuk ka bërë kontrata për foto. Po, ne kemi bërë kontrata, por kemi kërkuar projekte, ide politike dhe ekspertizë që nuk mund ta gjenimin këtu. Kemi bërë kontratë me një kompani amerikane gjatë reformës në drejtësi dhe kjo është publike. Kërkuam mendimin e juristëve në SHBA dhe morëm ekspert ish-Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA. Unë jam kundër lobimeve, por në raste duhen mendime dhe ekspertizë të strategjisë dhe jo për të harxhuar para për foto”,- tha Monika Kryemadhi.

Fakti që Monika Kryemadhi i mëshoi faktit se LSI është e përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm politikë, tregon se jo gjithçka duket mirë në PD. Një mbetet e saktë që bashkia e Tiranës nuk fitohet nga PS apo PD pa votat e LSI.

o.j/dita

March 14, 2018 15:03
Komento

11 Komente

  1. Ohoooo March 14, 15:14

    Mona ka harruar te tregoje.dhe skenarin D
    D,–‘nga te trija do mare me te gjatin,,,,,,
    Kur do vije ajo dite mos ta.shofim ate surrat plot arna

    Reply to this comment
  2. ??? March 14, 15:17

    Skenari A me PD, skenari B vetem ndersa skenari C me PS nuk ka shans.

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji March 14, 15:31

    po,eshte skenari d ,vila e pushimit e sigurte ne Rec .

    Reply to this comment
  4. ela March 14, 17:13

    Moj po Variantin D ku e ka? apo eshte dashuria me llallen e salen?

    Reply to this comment
  5. Kaçi i zi March 14, 17:26

    Po skenarin WC me presh ne B dhe me dore ne K e ka parashikuar?

    Reply to this comment
  6. Harillaqi March 14, 19:08

    Ti moj Monka do fitosh ne keto zgjedhje ate qe ha çdo nate nga Ilir Meta.Prandaj shterngoja mire,puthja dhe fute aty ku e fut perher.Nuk je per pune zgjedhjesh ti.Me çizmen qe mburresh,do keshe slloganin tende gjate fushates,dhe do “fitosh” verin e sateme.

    Reply to this comment
  7. kerri March 14, 19:54

    Ke harruar skenarin çizmja me breket, Monika!

    Reply to this comment
  8. kerri March 14, 19:55

    Ke harruar skenarin çizmja me breket, Monika! Ore, se u ktheva prape; si i ka vrimet e hundeve kjo si vrime govate.

    Reply to this comment
  9. N.V. March 15, 08:22

    Kjo Mona i nderrron propozimet,
    sa here nderron te Brendshmet!…

    Reply to this comment
  10. tomsojeri March 15, 13:16

    Te kan zen ethet ! Ke humbur sigurin e tani fillove lojen para kohe ! Ke kaq vjet qe luan me shum porta e skeare aq sa u bere e neveriteshme moj parti mu……hajdutesh e na sollet per se dyti kasapin e historis e tradhetis ! Akoma ste ka dal, dhimbja e shuplakes, qe more nga sovrani e tani me keq do e pesosh, sepse tregove ftyren e vertet ! Ku ku kush esht ne krye te shqiptareve,kush don ti drejtoj e te mar pushtet !!!E vodhet , e ropet ,e varferuat e te ngopur skeni e tani doni pushtet te perjetshem Mjer Shqiperia mjer ……..

    Reply to this comment
  11. Zani March 15, 15:09

    Te gjithe shqiptaret duhet te ndergjegjsohen dhe te kuotojne qe kjo parti familjare dhe hajdute duhet eleminuar sa me shpejte te jet e mundur, kur bene politic dhe kjo injorante, bene lufte per interesat e saj . Te dal te thoje çfar ka bere per popullin gjate ketyre viteve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim