Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri do dënohet me “arrest shtëpie”

May 3, 2018 22:35

Monika Kryemadhi: Saimir Tahiri do dënohet me “arrest shtëpie”

“Fjalimet e Tahirit me kode mafioze, të cilat mund të deshifrohen nga grupet kriminale, ishin të jashtëzakonshme dhe tregonin hapur hedhjen e topin sa në një anë, në anën tjetër. Edhe fjala e Ramës tregonte implikim e të dy palëve për të arritur në atë qëllim”. Kështu është shprehur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan për gazetaren Manjola Bregasi, lidhur me dorëheqjen e ish-ministirt të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryemadhi e quajti një teatër të shëmtuar dhe kryeministri Edi Rama e bëri kurban Tahirin.

E pyetur se si do të vazhdojë “çështja Tahiri”, Kryemadhi tha se ,“Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës.

Zonja Kryemadhi, si e shikoni dorëheqjen e zotit Saimir Tahiri?

E ripërsëris që dorëheqja e Saimir Tahiri është një teatër i shëmtuar i dyshes Rama- Tahiri. Duke pasur parasysh që krimi i organizuar është vendosur si kusht për çeljen e negociatave, por jo vetëm për këtë, por edhe shumë bashkëveprojmë të tjera që institucionalizojnë në Shqipëri, e gjetën si një kurban për disa orë për ta zhvilluar për disa orë dhe për të tërhequr vëmendje. Mendoj që dorëheqja e Saimir Tahirit është për ta larguar vëmendjen nga ajo që në po kalojmë sot. Dorëheqja e Saimir Tahir është për ti dhënë pak oksigjen Edi Ramës, sepse tashmë nuk është më Tahiri ai që pengon negociatat, por është Edi Rama. Këtë e kanë kuptuar ndërkombëtarët,  mbaroi fasada e pikturave, e fasadave të bukura, ekspozitat e kushtueshme në botën e artit, tashmë u kthye në realitet sepse buka e përditshme që hanë shqiptarët është shumë më e dhimbshme. Ekspansioni i krimit të organizuar në Europë është shumë më i rëndësishëm sesa ekspozitat e Ramës në zyrat e Bashkimi Europian.

 Ju mendoni që Rama kishte dijeni, apo ishte bashkëpunëtor në dorëheqjen e Saimir Tahirit?

Sigurisht që Rama është ideatori dhe ai e ka nxitur Saimir Tahirin. Mos harrojmë që Tahiri erdhi në Parlament për të mos humbur mandatin dhe pas dy javësh vjen dhe dorëzon mandatin. Rama mbylli të gjitha marrëveshjet e tij me Prokurorinë dhe Gjykatat mendon së bërja kurban e Saimir Tahirit e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë e cila do të jetë prova më e rëndë që implikon Prokurorinë dhe gjykatat shqiptare në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar. Kjo është shumë e qartë. Unë nuk mendoj se sot ka njeri që kanabizimi i Shqipërisë erdhi si rezultat i politikës që Rama e zbatoi nëpërmjet duarve të Tahirit, sepse deri dje Tahiri ishte ministri që duam dhe tashmë është një ministër që do të përfundojë në të ashtuquajturën masë arrest shtëpie për ti dhënë oksigjen Edi Ramës.

Ju përmendët arrestin e shtëpisë, pse mendoni se do të ketë “arrest shtëpie”?

Sepse jam e bindur se ky është kompromisi mes atyre të dyve. Fjalimet e Tahirit me kode mafioze, të cilat mund të deshifrohen nga grupet kriminale, ishin të jashtëzakonshme dhe tregonin hapur hedhjen e topin sa në një anë, në anën tjetër. Edhe fjala e Ramës tregonte implikim e të dy palëve për të arritur në atë qëllim. Ti bëj këtë veprim për tu larguar nga parlamenti, por nga ana tjetër tregon tërheqjen e Edi Ramës, sepse ai prej 6-7 muajsh ka mbrojtur me një fanatizëm Saimir Tahirin dhe tani e lëshoi. Lëshimi që Rama ka bërë tregon se ose janë ngjarje të tjera më të rënda janë mbi shpatullat e tij dhe do publikohen nga partnerët ndërkombëtarë, ose Rama vetë po ndjen çdo ditë dhe më shumë momente më të vështira. Mos harrojmë dhe fjalimet për analizën me bazën ku në panel nuk kishte asnjë ministër dhe aty ishte një lloj parade për të larguar vëmendjen nga varfëria.

Sot Tahiri, ka hedhur akuza edhe për opozitën, pjese e të cilës jeni ju. Ju prekin këto akuza, mendoni se këto akuza të faktuara?

Ka mëkat të kanabizosh Shqipërinë, të detyrosh shqiptaret të largohen nga Shqipëria, ka mëkat më të madh se kaq. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Shqipëria mban vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës. Mëkat më të madh ti kthesh shqiptarë në mënyrën e vetëm të fitimin të bukës së gojës vetëm nëpërmjet kanabizmit të vendit, marrjen dhe tregtimin me drogë. Çdo lloj akuze individuale apo mediatike lan këtë lloj fatkeqësie që i kanë sjellë shqiptarëve. Mua nuk më çudisin akuzat e Tahirit. Jam e qetë. Edhe vetë deputetë gjermanë janë bënë të qarta Edi Ramës kur ulërinte në mënyrë skizofrenike. Kur thoshte gënjeshtër, gënjeshtër…

Ju jashtë sallës së Kuvendit, përmendet ndër të tjera dhe bandat kriminale të Durrësit. Hodhët disa akuza të forta, ku i bazoni këto akuza?

Bashkia e Durrësit ka 32 milionë euro që janë shpërndarë në 5 tendera të caktuara dhe merrni shikoni kush janë përfituesit e tendera dhe do të shikoni lidhjet e tyre me grupet kriminale që Xhafaj i denoncoi ditën e djeshme në takim. Problemi është së sa aktive do jetë kjo policia e cila sot ka problem të mëdha jo vetëm me ata që dekonspirojnë aksionet e policisë, por edhe me segmente ta caktuara që janë në policinë e shteti dhje janë të punësuarit drejtpërdrejt të krimit të organizuar.

Duke përshkruar këtë situatë ju thatë që Rama është në një pikë të dobët dhe ka nevojë për oksigjen. A ka opozita një plan masash për ta shfrytëzuar këtë moment?

Unë nuk mendoj se këtu duhet pyet çfarë duhet të bëjë opozita. Ne që ditën që kanë mbaruar zgjedhjet e 25 Qershorit që i ka denoncuar për deformimin e mandateve nëpërmjet parave të drogës. Puna e opozitës është sensbilizmi e shoqërisë. Forcat opozitare, PD dhe LSI nuk do të ndalen. Për opozitën ka qenë e rëndësishme hapja e negociatave, stabiliteti i vendit, por edhe ne ndërgjegjësohemi se hapja e negociatave nuk ka të bëjë më qetësinë dhe relaksim për ti krijuar qeverisë së rilindje, por ka të bëjë më një akt civil, të cilën zoti Manjani e quajti një akt civil të Tahirit dhe këtë gjë duhet të bëjë Edi Rama për të çliruar jo vetëm, PS, familjen , por gjithë Shqipërinë. Rama është duke rënë në një humnerë dhe Zoti nuk mund ti japë dot krahë Edi Ramës. E vetmja mënyrëe që të shpëtojë është që të bjerë sa më butë.

A keni besim te mënyra si do të trajtohet “Çështja Tahiri”?

Çështja Tahiri nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës. Ai është zbatues i urdhrave të Edi Ramës, në kanabizimin, për ndërtimin e trafikut dhe implikimin e bandave kriminale në institucionet shtetërore. Ajo që them dhe shpresoj që sistemi i drejtësisë të ruajë integritetin e tij, por me atë që shoh, sistemi i drejtësisë drejtohet nga Edi Rama dhe është në duar e tij. Në jemi koshientë dhe ndoshta nuk ndihemi mirë, se ne kemi votuar dhe ky Kuvend i ka dhënë 140 vota reformës në Drejtësisë, por që kjo reformë u rikthye në një kamxhik në duart e Edi Ramës  kundër kundërshtarëve të tij, por nuk ka problem. Jam e bindur se çdo qytetar do e përballojë.

o.j/dita

May 3, 2018 22:35
Komento

17 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 4, 01:55

    C`jane keto te ashtequajtur politikane. Si kjo ketu e cila muk sherben ase per qobaneshe Lopesh e jo me te drejtoje parti politike. Ky eshte fataliteti shqiptare.
    Perse bien Daullet. E gjith bota eshte ngritur ne kembe qe ne shqiperi te behet nje drejtesi e pavarur nga politike , ndersa Monik vazhdon akoma te bej edhe rolin e Prokurorit edhe rolin e Gjykatesit.
    Po c`fare te duhet ty se si denohet Tahiri ne nje kohe qe kete e ka ne dore Prokuroria e cila ajo nuk komandohet me nga Partite Politike.
    Nje si Monika ven ne pikpyetje ter procesin qe eshte zhvilluar deri me sote per nje drejtesi twe pavarur.!

    Reply to this comment
  2. Fat man May 4, 02:13

    Po kjo baxhella dhe hend-derrja Mona, nga e di se jane “kode mafioze”, apo i ka mesuar nga kokemadhi i Cepanit Likja me bllok ne dore, ku familja Meta eshte nje nga 4 familjet mafioze ne Shqiperi per te cilat ka folur Ambasadori Amerikan, Z. Lu.

    Reply to this comment
  3. TLN May 4, 02:14

    Ka edhe me keq. Ka hajdute te kapur ne flagrance duke vjedhur dhe i bejne president te Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. sk May 4, 06:24

    E çfare mund te presesh tjeter nga nje karavidhe pellgose te qelbur, qe prish ambjentin?!

    Reply to this comment
  5. fteri May 4, 06:46

    Munika a’din ta përdorësh briskun ?….

    Reply to this comment
  6. Nunuja nga Cepani May 4, 07:40

    Debile e shekullit te 21-te

    Reply to this comment
  7. Zylo Kamberi May 4, 07:42

    Si përherë shumë e zgjuar kjo nusja skraparlleshë. Kjo i di të gjitha të fshehtat. Arësyeja që i di të gjitha është sepse këto veprime i bën vetë ajo . Është rruga që ka ndjekur dhe ndjek. Por nuk e di pse nxitohet shumë kur flet? Flet shpejt dhe e tensionuar . Nuk e di e ka frikë kamerën apo , me qënëse është e zgjuar e kupton se litari ka ardhur tek gryka e thesit të florinjëve.
    Kjo qëkur u bë kryetare e ka rrëzuar Edi Ramën 20 herë. Ju kujtohen thirrjet sot Rama përmbyset. Sot Rama rrëzohet. Kurse tani thotë të kundërtën e djeshme që donte kokën e Tahirit sot kërkon kokën e ramës dhe pse? Jo sepse ka argumente për ta rrëzuar por kërkon të hypi në qeveri. Shumë e zgjuar, se nga ka ngjarë nuk e di ? Por është tepër e “zgjuar”, aq e zgjuar sa thotë që edhe ministrat e Ilirit do ti heqi dhe do vërë ato çupëlinat që i rrinë ngjitur si mund. … pas çizmes. Tung
    Zylo kamberi

    Reply to this comment
  8. rruaja mirë e m irë . May 4, 08:16

    munika hajdutja , shko e rruaja mirë e mirë Sajmirit !….
    duhet të filloi varja në litar më parë nga Iliri,e ti ,pastaj te Saliu e Lulëzimi .

    Reply to this comment
  9. ulu May 4, 08:49

    Je “korigjim” te vogel z.Kamberi: Shtoj, thone se dhenderrit, pas marteses, i thuhet nga fshati i gruase(rasti nga Dibra).

    Reply to this comment
  10. Mark U.K May 4, 09:16

    Tahiri do ti pregadis dhomen Edit atje ne burk.Kuse ju zagart qe mundoheni me servilizmin qe ju karakterizon ta mbroni do i bini kegenit.Po kush ju pjerdh ju disa ish sekretar partie fshati me kater klas.

    Reply to this comment
    • korçari May 4, 09:51

      O Mark UJKU shkruhet BURG dhe jo BURK pra meso shqipen e shkruajtur dhe pastaj jep mendimet aq te “mençura”sa qelb dhe gazeten .Hajde dru me pre.

      Reply to this comment
    • Rosvelt May 4, 13:47

      Te nderuar qytetare te Tiranes, pas doreheqjes te ish ministrit Saimir Tahiri, kanali i Lanes do te kete derdhje mutrash ne sasi me te larta se sa ditet e javes se kaluar, per faktin e thjeshte se parlamentaret Sali Berisha dhe Lulezim Basha nga frika jane menderosur ne breke dhe perveç menderosjes po nxjerrin edhe disa baktere tip Mark U.K, Clausa, Iintelektuale e Info-aanale te permasave gjigante. Magjithate situata eshte ende e qete dhe pa rrezik mbasi keto lloj bakteresh jane te tipit PD, qe do te thote, tashme te ngordhura.

      Reply to this comment
  11. Mala May 4, 09:17

    Korri i kriminelve ne politiken shqiptare, edhe kesaj here “fit oi”gezimin e shpetimit.aArriten nje “perparim” me Tahirin dhe shpetuan per nje kohe nga ndeshkimi,Krykrimineli Salih Berisha,familjaraet e tij, klani qeveritar dhe veprimtaret partiak te tija Basha,NishaNI,Paloka Alibeja e te tjere, vrastari e genjeshtari recidiv,bashkeshortet Meta-kryemadhi,Mehdiu, Shehi,Kori mediatik, Debilli Balliu, sherbetori me besnikri qeni nda PPSH,Ramizit e tash edhe Salihut.Shkula-u, dhe te ngjashmit si keta qe organizuan mbrem korrin e gjurulltise se gezimit per shpetimin e adhurimit te tyre.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit May 4, 09:24

    kjo e mori ne qafe Liken

    Reply to this comment
  13. Lili May 4, 11:18

    Jo do behet President ne vend te ilirit!sapo te deklarohet i pafajshme nga Drejtesia shqiptare

    Reply to this comment
  14. perkthyesi May 4, 12:45

    Cudi, se si nuk e permend ndonjehere kjo politikaneshe rastin e Te kapurit ne flagrance me bllok ne dore, si dhe sjelljen “e mire” me cizme ne dore, duke e perdorur ne vend te plumbit! Pse, me keta specie do te behet Shqiperia? Kurren e kurres!

    Reply to this comment
  15. T. Voda May 4, 15:19

    — Kjo eshte komplet karavidhe nga trut . Skini turp, ndotsira. Kujtoni se duke bere keto lloje lojrash e zhurmimesh, duke u rene teneqeve e llamarinave te ndryshkura do zgjidhni problemet kryesore.
    — Keshtu si veproni JU, duke u ngrene si qent , perkundrazi, nuk e pengoni emigracionin , nuk favorizoni vendosen e drejtesis, forcimin e ligjit e , luftohen kunder korrupsioni. …etjer… Perkundrazi…;
    —- JANE lufta ,veprimet , aktet e gjuha juaj e rruges qe vret perdit me te gjitha mejetet e menyrat shpresat , besimin , qetsine e sigurinte per te punuar e jetuar ne ate vend.

    —- Jepni shembullin vete te paret , JU, EURO RINIA E DIKURSHME DHE ”AJKA INELELTUALE E DEMOKRACIS” QE U NDEGJUAM , NDOQEM E MBESHTETEM…[harram u qoft ]..
    —-FILLOJENI NGA VETJA ATE TE ASHTUQUAJTUR VETINGUN — UDHEHIQNI E DREJTONI ME NDERSHERI E SHEMBULL PERSONAL. ..BEJINI TRASPARENTE LLOGARIT DHE PRONAT TUJA DHE TE TE AFERME TUAJ . …
    — FILLONI DENIMIN NGA VETVETJA DHE ZBRISNI SHKALLE SHKAME DERI TEK POLICI…
    —– FILLONI SEKUSRIMIN , GJOBITJEN, DORZIMIN E ASAJ QE U DEL E PA JUSTIFIKUSHME DHE SU TAKON.
    —- Urgjentisht ndertoni nje strategji te perbashket per rigjallerimin e formave moderne per zhvillimin e buqesis, gjallerimin e zonave rurale , si nje aksion jetik per fatete vendit..

    — GJeni gjuhen e perbashket. Orjentojeni PAQESISHT politiken e vendit ne 2 deri 3 parti dhe drejt nje feje te perbashket, …
    –Hidhni iden dhe hapa konkrete drejt pajtimit klasor dhe ndoloni luften agresive brenda lloit. ..VETE-HELMIMIN , VETE-MBYTJEN , VETASGJESIMIN DHE SHPERBERJEN GRADUALE TE VENDIT DHE KOMBIT-
    — JU , KESHTU, …. DHE MUND TA HIDNI LUMIN , …POR HISTORIJA DO U DENOJE REND. PER POLITIKAT E SHPERBERJES E TE SHKATERRIMIT TE SHQIPERIS.
    xxxxxxxxxxx
    — — Lereni Tahiirin dhe” Tahiret” te perballet me ligjin duke i ndjekur nga afer procedurat e duke mos toleruar askend , i kjudo partije qoft.
    —Nuk drejtohet vendi me ”xinxerfil dhe xinxerfile” qe nga monikat, lalkat e xhackat, saljane e shaljane qe kane detyre rolin e kartonit dhe te zhurmusit.— VINI NE KRYE TE PUNES NJERZIT E AFTE ,TE NDERSHEM , IDEALIST, E TE PERKUSHTUAR PER FATET E VENDIT …
    —- Nje pjese e medjes dhe e shtypi, disa organizues e drejtues emisionesh, disa analiste opinioniste e mender gazetare bejn nje pune shume djallzore , jo profesionale dhe anti kombtare. Helmojne opinionin , nxisin urrejtjen krahinore, fetare, godasin historin , herojt e portogonistet e tyre, cenojne rende ndjenjat kombtare. SKA DYSHIM QE FINANCOHEN NGA QARQE E SEGMENTE TE ERRETA. Opinioni, Ligji duhet ti braktis e denoje, ndersa organet e specializuara te siguris kombtare duhet te investigojne veprimtarine e tyre.
    — Me nderkombetaret flisni gjuhe te perbashkert pozite e opzite, mos i nxirni bojen vetvehtes dhe vendit–.”per inat te vjerres , shkone fle me mullixhiun ”’
    —- POZITE DHE OPOZITE , LEXONI PO NE GAZETEN DITA SHKRIMIN E GAZETARIT Viktor Malaj. ”[ 30 VJET PREDIKIME DHE HIPOKRIZI ” ]– NJE SHKRIM BRILANT. Nxirni mesime se si duhe folur me disa ”kapter” qe dergon EVROPA , KU NJE PJESE E TYRE , SE BASHKU ME POLITIKANET TUAJ DREDHARAK, BISHT-PERDREDUR E KURRIZ PERKULUR, E KANE KTHYER VENDIN NE NJE
    ”MINI-POLIGON” APO ”KOPESHT EKSPERIMENTAL”, DUKE U PREGATITUR TERENIN QARQEVE ME TE ERRTA ANTI SHQIPTARE , QE TE REALIZOJNE ENDERRAT E TYRE VJETRA.
     T. Voda — NY–USA
    —-

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*